Një burrë nga Fushë Kosova ka kërkuar ndihmën e policisë.

Ai ka denoncuar ish-bashkëshorten, pasi sipas tij, ajo e ka dhunuar.
Sipas informacioneve të para, konflikti mes tyre ka lindur pasi kanë pasur një debat për kujdesin e fëmijës së tyre, që eskaloi më pas në kanosje dhe sulm.
Në media është raportuar se bazuar në dëshminë e denoncuesit, e dyshuara e ka kërcënuar seriozisht duke e paralajmëruar se do ta pësojë keq, e madje sipas tij edhe me jetë, duke ia përmendur ish burrin e saj që ishte vrarë para shumë vitesh.