Kjo parti politike ka vendosur të mos merr pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit në Maqedoninë e Veriut.
Kryesia e Rilindjes Demokratike Kombëtare ka vendosur që kjo parti politike të mos merr pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit në Maqedoninë e Veriut.
“Duke u thirrur në mendimin tonë, se gara e 12 prillit do të jetë gara më e pa ndershme të mbajtura ndonjëherë, Rilindja Demokratike Kombëtare, në mbledhjen e saj të rregullt të Kryesisë Qendrore, të mbajtur sot në hapësirat e saja, vendosi unanimisht që mos të marr pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit”, thuhet në kumtesën e RDK-së.