Blero duket se është i pafat në dashuri.
Ndonëse javë më parë ai haptazi i kërkoi edhe publikisht rikthimin të dashurës së tij të fundit, gjërat nuk po i ecin sipas planifikimeve.
Ndonëse kjo e fundit duket se e refuzoi, ai dje është parë në shoqërinë e ish- gruas së tij, Afrona Dika.
Megjithatë, ai është munduar ta bindë atë, derisa ka publikuar në InstaStory një video se kinse ndodhet në Kosovë.

Por, si qëndron e vërteta a është rikthyer ai përsëri në krahët e Afronës, do ta kuptojmë shumë shpejt.
