Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Blero në një intervistë për emisionin “Prive” ka thënë se ndihet shumë i lumtur me jetën e tij.
Ai është shprehur se ka të reja nga jeta persona, duke mos dhënë më shumë detaje, por tha se ndihet më i lumtur se asnjëherë më parë.
Blero paralajmëroi se së shpejti do të sjell një baladë, por që tha se nuk ka të bëjë asgjë me jetën e tij.
“Unë jam shumë happy në jetën time. Kurrë më i lumtur s’kam qenë në jetën time personale, private, kështuqë balada është vetëm një projekt super i bukur, ata që e gjejnë vetën në të, më vjen shumë mirë, nuk kam qef me më keqkuptu njerëzit, sepse unë jam shumë i lumtur nga jeta ime private. Ka gjëra të reja”, u shpreh Blero.