Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht pritet të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu.
Sipas Meteo Kosova, temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 13°C.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 10-28 km/h.