Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Prej Zvicrës në Kosovë, Xhuli i “gjuhet” shtalbave: “Me 1 euro knaqesh, ski nevoj 100 franga”

16. Juni 2025

Rita Ora me bikini, duket më seksi

16. Juni 2025

“Prezervativë, lubrifikantë, mjaltë” – asistenti i Diddyt zbulon se çfarë i bleu reperit për ‘netët mbretërore’

16. Juni 2025

Ambasada Amerikane në Tel Aviv mbyllet përkohësisht pas sul’meve iraniane

16. Juni 2025

Refuzohet lirimi i ish-krerëve UÇK-së, avokati: Vendimi është paragjykues

16. Juni 2025

Rina Balaj me një set provokues fotografish, vë në pah gjoksin

16. Juni 2025

Aksident në rrugën për Aeroportin e Prishtinës, përfshihen një traktor dhe një kamion

16. Juni 2025

Livia: Kam një pjesë të familjes nga Kosova, më pëlqen shumë

16. Juni 2025

Maqedonia e Veriut goditet nga një tërmet

16. Juni 2025

Mësohet data e meçit të Drilon Ramës

16. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
“Besimin në Zot dhe në drejtësi nuk e luhati”- Akuzat e Speciales, Kuçi thotë se është i pafajshëm
Ballina

“Besimin në Zot dhe në drejtësi nuk e luhati”- Akuzat e Speciales, Kuçi thotë se është i pafajshëm

9. Dezember 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë se është i pafajshëm për akuzat që po i rëndohen për mosrespektim të gjykatës nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.


Kuçi në seancën fillestare të së hënës ka thënë se këtë aktakuzë e sheh si prekje të dinjitetit të tij, si dhe beson që do të dalë i pafajshëm, shkruan Insajderi.

“Besimi në Zot dhe në drejtësi nuk e luhati edhe kur sfidohem personalisht, unë me bindje çdoherë jam në anën e tyre”, tha ndër të tjera ai.

Fjala e plotë e Kuçit në Speciale:

Jam plotësisht i pafajshëm. Sot është një prej momenteve të errëta për mua si një njeri i drejtësisë, që e ka mision tërë jetën dhe jam identifikuar me drejtësinë. Si profesor i drejtësisë përmbi 30 vite, si ish-kryetar i komisionit Kushtetues të Republikës së Kosovës që Kushtetuta është ende në fuqi, si zv. kryeministër për rend dhe ligj për tri mandate dhe ministër i Drejtësisë për dy mandate, si anëtar i ekipit mbrojtës të kryetarit Veseli pranë kësaj gjykate, këtë aktakuzë e shoh si prekje të dinjitetit tim njerëzor, profesional por edhe të reputacionit tim.

Drejtësinë si profesion edhe mision do ta vazhdoj edhe nga sot edhe në një pozitë tjetër, por prapë në funksion të saj, të atyre vlerave që jam identifikuar. Më vjen keq për shqetësimet që kjo akuzë ju ka bërë anëtarëve të familjes sime. Ju ka bërë studentëve dhe kolegëve të mi, ju ka bërë shokëve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës. Unë ju them atyre edhe sot: Unë jam i njëjti, ai që kam qenë para datës 06 dhjetor 2024. Nuk do ta zhgënjej askënd. As ju, as drejtësinë.

Më lejoni të jem i qartë: Unë nuk kam bërë asnjë vepër penale. Unë jam i pafajshëm dhe kam besim të plotë se do të lirohem nga akuzat. Në aktakuzë jam me presidentin Hashim Thaçi. Më lejoni të them se Hashimin e kam mik, njihemi që vitet e gjata dhe kemi punuar gjatë. Gjatë tërë punës së bashku, ne kemi punuar dhe udhëhequr mbi parimin e drejtësisë, respektimit të saj.. Unë si jurist kam përdorur sloganin: Sundimi i ligjit me ligj. Edhe sot besoj që kjo gjykatë po e bën dhe do ta bëjë të njëjtën gjë. Puna ime është identifikuar në funksion të drejtësisë, në respektimin e vendimeve gjyqësore, në besimin në drejtësi dhe jo në mosbindje të urdhrave ndaj gjykatës, çfarë thotë akuza.

Edhe në kohën kur isha në ekipin mbrojtës, edhe atëherë kur kam pasur mundësi që përmes ligjit dhe protokollit të kësaj gjykate të takohem me dëshmitarë, këtë të drejtë nuk e kam shfrytëzuar asnjëherë. Nuk kam dashur që të fitohet përceptim për ndonjë keqkuptim eventual. Sikurse e thashë në fillim, drejtësia për mua është mision dhe profesion. Do të vazhdon edhe sot dhe do të duket kështu edhe në të ardhmën. Besoj që të gjithë në këtë sallë jemi në anën e drejtësisë. Besimi në Zot dhe në drejtësi nuk e luhati edhe kur sfidohem personalisht, unë me bindje çdoherë jam në anën e tyre.

Hajredin Kuçi
Share. Facebook
Previous Article7 vite nga shuarja e aktorit të famshëm kosovar, gruaja e përkujton me emocione
Next Article U largua nga Big Brother, Edi tregon arsyen e vërtetë pse e bëri këtë

Related Posts

Refuzohet lirimi i ish-krerëve UÇK-së, avokati: Vendimi është paragjykues

16. Juni 2025

Aksident në rrugën për Aeroportin e Prishtinës, përfshihen një traktor dhe një kamion

16. Juni 2025

Aksident fatal në ShBA, humb jetën Shkelqim Hadri nga Prishtina

16. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Prej Zvicrës në Kosovë, Xhuli i “gjuhet” shtalbave: “Me 1 euro knaqesh, ski nevoj 100 franga”

Read More

Rita Ora me bikini, duket më seksi

Read More

“Prezervativë, lubrifikantë, mjaltë” – asistenti i Diddyt zbulon se çfarë i bleu reperit për ‘netët mbretërore’

Read More

Ambasada Amerikane në Tel Aviv mbyllet përkohësisht pas sul’meve iraniane

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.