Shtëpia e një burri në fshatin Dobërqan të Gjilanit është bastisur nga njësia policore.
Gjatë kontrollit, policia njofton se ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore.
“Njësia policore me vendim të prokurorit ka kryer bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.