Në Amsterdam të Holandës, “Banyjay” kompania që e licencon dhe prodhon Big Brother në botë, ka organizuar një ngjarje me rastin e 25-vjetorin e formatit, që edhe pas një çerek shekulli është super i suksesshëm në botë.
Në këtë ngjarje janë mbledhur produksione nga e gjithë bota.
Çmimin për performancën më të lartë, “Banijay” ia ka ndarë “Big Brother Vip Kosova 2” për shkak të nivelit absolut të rekordit të audicencës gjatë sezonit të dytë.