Ishte 5 tetor 2016, kur Astrit Dehari, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ishte gjetur i vd ekur në qelinë e tij.
Ai në qendrën e Parab urgimit në Prizren po qëndronte nën ak uzat se ishte pjesëmarrës në su lmin me zollë ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës.
Kjo vd ekje, që shumë kush në Kosovë thotë se ishte vr asje, akoma mbetet mister.
E sot, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, thotë se me u pas ndërrua me kohë Prokurori dhe Gjykatës, Astriti nuk ishte v ra.
https://www.facebook.com/tome.gashi.1/posts/3731944003547971
“Me pas ndërru me kohë Prokurorin dhe Gjykatësin, Astrit Dehari nuk ish v ra”, shkruan Gashi në Facebook, derisa ka publikuar edhe disa fotografi.
Ndryshe, ish-kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Sylë Hoxha, pas hetimeve të asaj kohe si dhe ekzaminimeve, kishte thënë se të gjitha provat e mbledhura të çojnë në konkludimin se Dehari ka kryer vetëvr asje.
“Në këtë fazë të hetimeve nuk është gjetur asnjë provë apo dëshmi e mundshme se ka ndonjë ndërhyrje nga faktorët e jashtëm që rezulton me lë ndimin apo dëmtimin fizik tani të të ndjerit Astrit Dehari, dhe nuk kemi asnjë person të dyshuar për vepër penale apo që mund të ketë shkaktuar vde kjen. Pra të gjitha provat dhe ekzaminimet e kryera gjatë procesit hetimor demonstrojnë se ky rast ishte vetëvr asje”, pati thënë Hoxha më 18 tetor të vitit 2016.
Së fundmi, rreth një muaj më parë, avokati Tomë Gashi ka thënë se familja e Astrit Deharit ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ish-prokurorit Sylë Hoxha.
“Ashtu siç premtuam pas Referendumit për Vetëvendosje! ne sot po e publikojmë kallëzimin penal kundër ish Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, ish Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe ish kandidatit për deputet të Kuvendit të Kosovës nga LDK – Sylë Hoxha”, kishte shkruar Gashi në Facebook.
Gashi ka shkruar se kallëzimi penal ka të bëjë me mosveprimet e tij si person zyrtar – Kryeprokuror dhe Prokuror në rastin e hetimit të vra sjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
“Kryeprokurori – Prokurori Sylë Hoxha nuk ndërmori asnjë veprim të domosdoshëm në kuadër të detyrës së tij zyrtare për të siguruar prova që do të identifikonin vr asësit e Astrit Deharit, urdhërdhënësit për vr asje dhe ata që e fshehën vr asjen e Astritit për më tepër se 4 vite”, theksoi tutje Gashi.
Ndryshe, në vitin 2018, në Kuvendin e Kosovës është mbajtur interpelancë në lidhje me vde kjen e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, kishte kërkuar shkarkimin e ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, zyrtarëve policorë, të cilët, siç thoshte ai, kanë qenë përgjegjës në ditën kur ka vd ekur Astriti.
“Mbi Astrit Deharin është kryer kr imi prej ditës kur është arr estuar e deri atëherë kur vdi q me 5 nëntor. Atë ditë pra me 5 nëntor 2016 Astriti ngelet katër minuta e gjysmë në qelinë A3 të bu rgut të Prizrenit pasi që ishte gjetur aty, për katër minuta njeriu vd esë katër herë”, kishte thënë Kurti.
Derisa, Lëvizja Vetëvendosje kërkonte shkarkimin e Dhurata Hoxhajt dhe tërë atyre që i konsideronin përgjegjës për vd ekjen e Astritit, ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri, theksoi se deri në një vendim final nuk do të ndalet për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit.