Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: Infoline Marketing
Nën dyshimet se ia vodhën automjetin, një 50-vjeçar në Prishtinë e kishte denoncuar rastin në Polici, në fund të shtatorit – por u zbulua se s’kishte të bënte me vjedhje. Sinjali mëson se pronari i veturës fillimisht kishte raportuar se nuk e kishte gjetur veturën në rrugën ku e kishte parkuar dhe kërkoi ndihmë nga Policia. Si rezultat, Policia ndërmori veprimet e nevojshme dhe pas 3 javësh, arriti ta lokalizojë vendndodhjen e veturës, me ç’rast u njoftua pronari. Por, pasi ankuesi e kuptoi që vetura është gjetur, i njëjti ka deklaruar se e kishte harruar vendin ku e ka parkuar…
”Do japim energjinë dhe gjithë shpirtin”, Olta e Milaimi drejt Prishtinës për Big Brother VIP Kosova
Dy opinionistët e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari e Milam Zeka, tashmë janë gati për shoun special televiziv që nga nesër rikthehet në Klan Kosova. Në një video të publikuar, Olta konfirmon se veçse është nisur tashmë për në Kosovë, për spektaklin Big Brother VIP 3, sezon i cili premton dramë, argëtim e sfida unike. Më pas dëgjohet Milaim Zeka duke konfirmuar se do bëjnë të pamundurën që publikut t’i dhurojnë dinamika të reja. ”Do japim gjithë energjinë dhe shpirtin për Big Brother VIP Kosova”, shton Zeka, ndërsa shihet në automjet plot atmosferë bashkë me Gixharin drejt Prishtinës. …
DASHI Do të ishte vërtet turp të humbisni ditët që po jetoni të mbyllura në shtëpi. Të shumtë do të jenë personat që do ta kuptojnë se sa e fortë je, është një moment më pak koprrac nga pikëpamja sentimentale. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte 18 tetor 2024), kjo fazë e vitit ka rilindur përfundimisht. Çdo gjë piqet ditë pas dite, maksimumi do të arrihet gjatë muajit dhjetor. Pas muajsh kontrasti të fortë, dashuria bëhet sërish e gëzuar, të paktën nga ana juaj ka disponueshmëri maksimale. Për sa i përket punës, yjet shkëlqejnë lart në qiell dhe…
Antonela dhe Mariela Berisha janë vetëdorëzuar në policinë e Tiranës pas dy muajsh në kërkim për rrahjen e Klea Prengës më 6 gusht 2024. Sipas njoftimit të policisë Mariela Berisha është dënuar “arrest me burg” ndërsa për Antonela Berishën “detyrim paraqitjeje”. Gjatë incidentit, Klea u godit me shishe qelqi, duke pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe një gjendje të rënduar emocionale. Ajo ka humbur punën si blogere pas ngjarjes, ndërsa motrat akuzohen për plagosje të rëndë me dashje. NJOFTIMI I POLICISË: Tiranë Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.08.2024, ku në një lokal te Kodra e Diellit,…
Dashi Sado që të mundoheni të ruani një klimë të qetë gjatë kësaj dite nuk keni për t’ia dalë dot mbanë. Jupiterin dhe Neptunin do i keni kundërshtarë të fortë. Për ju të dashuruarit do lindin divergjenca me atë që keni në krah dhe kjo do iu bëjë të ndiheni keq. Hidheni ju hapin e parë për tu treguar tolerantë pasi nuk do pendoheni. Për ju beqarët do ketë takime impresionuese, por nuk duhet absolutisht të filloni që sot lidhje. Në punë do bëni gabimin e madh të qëndrimin në një vend duke pritur. Mos shpresoni se të tjerët do…
Dea Mishel, e njohur si barbi shqiptar dhe një nga artistet më të dashura për publikun, ka postuar së fundmi një fotografi intrigante në Instagram. Veshja e saj e bardhë, me një stil të thjeshtë por elegant, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve. Pjesa interesante e këtij postimi është pyetja që ajo ka bërë: ‘A do keni veshje për përditshmëri?‘, që sugjeron se ajo ndoshta po planifikon një linjë të re veshjesh për fansat e saj. Duke pasur parasysh se Dea ka bërë emër për veten në botën e modës dhe stilit, kjo është një mundësi ideale për të sjellë…
Dashi Planetët do ju ndihmojnë të mbani larg konfliktet gjatë kësaj dite ose t’i përballoni me sukses ato që nuk do i shmangni dot. Me në fund klima në jetën tuaj në çift do fillojë të ngrohet. Do e keni më të lehtë të flisni lirshëm me partnerin dhe do kuptoheni më mirë me të. Ju beqarët do keni një takim eksitus i cili edhe mund t’ua ndryshoje jetën. Shfrytëzojeni ditën sa më shumë që të mundni. Në punë do jeni shumë më të zotët dhe do bëni çdo që mundeni për të arritur rezultatet që presin eprorët. Mundet të…
Moderatorja e njohur Lei Kraja ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Pardon my French” në Top Albania Radio, duke treguar se këngëtari i njohur Bardhi i ka bërë ‘unfollow’ në Instagram. Kraja shprehu habinë e saj për këtë veprim, pasi ajo nuk e di arsyen pse Bardhi ka marrë një vendim të tillë. Në intervistën e saj, Lei përmendi se Bardhi ka pasur vështirësi në karrierë për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me ish-menaxherin e tij. Ajo theksoi se menaxheri i tij i mëparshëm i kishte bllokuar koncertet dhe kishte vështirësuar vazhdimësinë e karrierës së këngëtarit. Ajo shtoi…
Gjykata e Fierit ka dënuar me 1 vit burg këngëtarin Luiz Ejlli, për falsifikim dokumentesh. Ejlli ka qenë dhe fitues i edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania. Sipas njoftimit të Gjykatës, këngëtari gjatë kohës që ishte noter ka falsifikuar dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal. Bashkë me artistin është dënuar me 18 vite burg edhe shtetasi Fatmir Avdurrahmani. Të dy akuzohen për kryerjen e veprës penale “Falsfikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim. Njoftimi i plotë i Prokurorisë: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkoi dënimin…
Zvicra të shtunën do të përballet me Serbinë në Ligën e Kombeve. Pas dueleve në Botërorin 2018 dhe 2022, sytë janë te kapiteni zviceran, Granit Xhaka. Vëllai i tij, Taulant Xhaka, i cili përfaqësoi Shqipërinë përgjatë karrierës së tij me kombëtare, tha për të përditshmen zvicerane ‘Blick’ se i kishte sugjeruar Granit Xhakës të mos luante me Serbinë, përcjell Insajderi. “I sugjerova Granitit që të fliste me trajnerin Murat Yakin dhe ndoshta ta kalonte këtë lojë, por të gjithë e njohim vëllanë tim, ai dëshiron të luajë çdo ndeshje për Zvicrën”, tha Xhaka. 33-vjeçari kryesisht shpreson që të mos jetë…