Author: G. R.

Ardit Gjebrea ka ndarë një përjetim shumë personal lidhur me humbjen e nënës së tij 5 vite më parë. Gjebrea u shpreh se dhimbja e përfshiu kaq shumë për një kohë të gjatë, sa vendosi të shiste shtëpinë, një vendim që i dha mundësinë të dilte nga gjendja e mëparshme. “Unë e kam përjetuar vetë sepse unë kam qenë shumë i lidhur me nënën time kështu që e kisha shumë të vështirë kur ikja në mëngjes nga shtëpia dhe dilja nga dera, ktheja kokën dhe kur ajo nuk ishte aty mua e gjithë dita më shkonte në trishtim dhe e…

Read More

Është zbuluar identiteti i njërit prej viktimave të aksidentit të rëndë të ndodhur në Itali dy netë më parë, ndërsa identiteti i shqiptarit tjetër ende nuk dihet. Sipas mediave të huaja, njëri prej viktimave është Marin Kola, 23 vjeç nga Lezha, raporton Euronews Albania. Aksidenti ka ndodhur në Via Casilina, mes Colleferro dhe Anagni, pasi shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe makina ka përfunduar përmbys anës rrugës. Si pasojë e këtij aksidenti të tmerrshëm kanë humbur jetën dy shqiptarët, ndërsa një i tretë ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Read More

Avokati Arbër Jashari ka folur lidhur me rastin e arrestimit të një nëne në Kosovë, pasi la fëmijën vetëm në shtëpi për rreth 6 orë. Jashari tha se gruaja rrezikon sipas kodit penal të Kosovës nga 3 muaj deri në 3 vite burg. Ai tha gjithashtu se legjislacioni i Kosovës ka parashikuar një sërë mekanizmash për mbrojtjen e fëmijëve, që nisen prej parimit ku është interesi më i mirë i fëmijës. “Kodi penal i Republikës së Kosovës e ka parshikuar si vepër penale kur prindi apo kujdestari që ka në kujdestari një fëmijë, e keqtrajton apo e braktis. Kjo është…

Read More

Romeo Beckham dhe Mia Regan kanë konfirmuar se lidhja e tyre është kthyer në rrugën e duhur pasi u panë dorë për dore me njëri-tjetrin në publik. Çifti njoftoi ndarjen e tyre vetëm disa javë më parë pas pesë vitesh së bashku. Ata kanë zbuluar se konfliktet mes tyre janë qetësuar dhe ata janë përsëri bashkë. Romeo njoftoi ndarjen e tij nga Mia më pak se tre javë më parë, ndërsa ndau një foto të tij dhe Mia-s gjatë një shëtitjeje në fshat.

Read More

Duke hyrë e diela e 31 Marsit kthehet ora verore me akrepat e orës që lëvizin 60 minuta përpara. Prej dekadash, vendet e Bashkimit Europian aplikojnë dy orë, atë të dimrit, që nis të dielën e fundit të tetorit dhe orën verore që kthehet të dielën e fundit të marsit. Ka patur diskutime që ora mos të ndryshohej më, të qëndronte vetëm ora verore, por ende nuk është marrë një vendim.

Read More

Paris Hilton, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale, ka bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram të shtunën më 16 mars. Ajo ka postuar disa foto të saj nga e kaluara, ku pozon në momente dhe faza të ndryshme, herë vetëm, herë me miqtë. “Mendim i diskutueshëm: Xhinset e ulëta duhet të rikthehen,” ka shkruar ajo në postimin e saj. Në fotot që ka publikuar Hilton publikon daljet e saj të mbrëmjes, ndërsa në disa prej tyre pozon me motrën e saj, Nickin. Në fund të fundit, e kaluara e saj dhe jeta e natës dhe…

Read More

Familjarët e 25 vjeçarit të  vdekur në aksidentin në fshatin Skivjat të Gjakovë  kanë hapur dyert për të ngushëllime në Dobrushë të Istogut. Si pasojë e këtij aksidenti mbeti një i vdekur dhe një i lënduar. Këto informacione për Gazeta10 i ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj. “Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatë për  aksident trafiku në fshatin Skivjan-Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjet udhëtarësh. Për  pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar  në QKUK për trajtim mjekësor. Më vonë jemi…

Read More

Fansat e Shakirës kanë pritur pothuajse një dekadë për një album të ri nga këngëtarja dhe fajin për këtë vonesë mund ta ketë ish-partneri i saj, futbollisti Gerard Pique, të paktën sipas vetë Shakirës, raportoi të dielën “TMZ”. Në një intervistë për “Sunday Times”, Shakira ka zbuluar se ka pauzuar në karrierë për ta mbështetur Piquen gjatë paraqitjeve të tij sa ishte në Barcelonë. Ajo ka shpjeguar se ka bërë shumë sakrifica në emër të dashurisë, duke vendosur të kujdeset për familjen dhe ta vendoste në plan të dytë muzikën. Gerard Pique dhe Shakira janë ndarë gjatë verës së vitit…

Read More

Politikani Nikola Sanduloviq, i cili u rrah barbarisht pasi vendosi lule në varrezat e familjes Jashari në Prekaz, duket se po kërcënohet përsëri. Vajza e tij Klara tha në “Good Morning Albanians” se një person e ka kërcënuar sërish babain e saj përmes Messenger. Sipas saj personi që po e kërcënon të atin, është i njëjtë me atë që e kërcënoi më parë dhe e “tërhoqi” të dilte nga shtëpia ditën kur u rrëmbye dhe u dhunua fizikisht. “I thanë se do e vrasin dhe se askush nuk do e dijë varrin e tij. I thanë se kjo do ndodh…

Read More

Elia Zaharia është shfaqur në publik pas video skandalit në Oborrin Mbretëror, ku u përplas me ish-bashkëshortin Princ Leka. Aktorja është fotografuar teksa ka dalë nga Gjykata ku u zhvillua seanca për zgjidhjen e martesës me Princ Lekën, me të cilin u nda pas 15 vitesh së bashku. Elia Zaharia dhe Princ Leka, të cilët janë pajisur me urdhër mbrojtje ndaj njëri-tjetrit, konfirmuan më 15 janar se kishin nisur procedurat e divorcit, pas disa muajsh thashetheme se i kishin dhënë fund martesës. Ndërkohë më 5 mars, çifti u përplasën fizikisht me njëri-tjetrin brenda rezidencës mbretërore, sherr ku u përfshi edhe babai i…

Read More