Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Një prind në komunën e Vushtrrisë ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur është zhdukur. Ai ka bërë të ditur se vajza pas përfundimit të mësimit nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk dihet se ku ndodhet. Rasti po hetohet. Njoftimi i policisë: PERSON I ZHDUKUR Rr. Dëshmorët e Kombit, Vushtrri / 22.03.2024 – 11:45. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij e mitur viktima femër kosovare nuk është kthyer në shtëpi pasi që ka përfunduar mësimin dhe nuk dihet se ku gjendet. Rasti është duke u hetuar.
Pas një viti lidhje, po përflitet se Era Istrefi dhe futbollisti i Napoli-t, Amir Rrahmani, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e tyre, shenjat e para të krizës së tyre të lidhjes vijnë nga mediat sociale që janë kthyer në një burim interpretimi të marrëdhënieve ditët e sotme. Kohët e fundit fansat kanë vënë re se dyshja nuk është shfaqur më bashkë në rrjetet sociale.
Shumica e njerëzve nuk e dinë që rutina e kujdesit ndaj lëkurës duhet të ndryshojë sipas moshës. “Pra ka përbërës specifikë që duhet t’i fusësh në rutinë në varësi të moshës dhe ndryshimeve që lëkura pëson”, shpjegon Dr. Sophie Shotter. Po çfarë të duhet aktualisht dhe në vazhdim? Adoleshenca: Kur je në këtë fazë prodhimi i kolagjenit është në kulmin e tij, ndaj lëkura do jetë mirë sido të shkojë. Ty të duhet veç dietë e balancuar, shumë ujë dhe acid hylauronik. Ndonjëherë mbase mund të fusësh dhe acid slicylic. Sigurisht, pa harruar SPF. Në të 20-tat: Kur lëkura po…
Këngëtarja e mirënjohur Çiljeta Xhilaga ka bërë një rrëfim prekës mbrëmjen e sotme në “Ferma Vip”. Në një bashkëbisedim me Elsa Lilën, Çili ka treguar se mami i saj vuan nga kanceri dhe aktualisht po ndjek seancat e kimioterapisë. Këngëtarja, e prekur, thotë se merakun më të madh e ka tek psikologjia e nënës së saj, në këtë kohë kur asaj po i bien flokët nga mjekimet. “Kjo e mamit ishte një shok shumë i madh. Me zotin para, ka për ta kaluar shumë shpejt. Kam merakun e flokëve, sepse është kjo procedura që po I bien flokët dhe a…
Dashi Marsi do ju bëjë shumë më luftarakë gjatë kësaj dite. Do ecni përpara pa menduar për të nesërmen dhe do shfrytëzoni çdo moment në maksimum. Ju të dashuruarit do rizgjoheni nga gjumi letargjik dhe do mendoni të bëni gjëra të jashtëzakonshme vetëm që të përjetoni më tepër emocione. Ju beqarët do jeni shumë të pasigurt për hapat që duhet të hidhni, prandaj do druheni të pranoni ftesa. Në punë nuk duhet të jeni të stresuar kur të bëni diçka sepse kjo gjë do ju lodhë më shumë. Merrini gjërat sa më shtruar dhe keni për ta parë që do…
Janë bërë dy javë që nga vrasja e ish-boksierit kosovar në Gjermani, Besar Nimanit. Për këtë vrasje, ende nuk është arrestuar askush. Kështu po thotë vëlali i Besarit, Berati. Ai me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se s’është arrestuar askush ani pse policia gjermane mori të dhënat e nevojshme pesë minuta pas vrasjes. “Dhimbeje dhe Dëshprimë total 2 Javë pasë vrasjës e Besar-it. Asnjë te arrestuar nga vrasit edhe pse Policia pas 5 Minuta pas Vrasjës i ka ditë Emrat dhe Mbiemrat se kushë e ka krye Vrasjën nga deshmitaret e rastit”, ka shkruar ai.
Granit Xhaka ka udhëhequr si kapiten Zvicrën në barazimin pa gola me Danimarkën, të shtunën në Kopenhagë. Mediat në Zvicër kanë shkruar shumë për përplasjen që kishte Xhaka me lojtarin danez, Morten Hjulmand, në minutën e 68-të. Danezi fillimisht e fauloi Xhakën e më pas e goditi atë derisa ishte shtrirë në tokë. Dhe Xhaka u përgjigj duke e kapur për fanelle, në afërsi të fytit. “Nuk bëhen gjëra si ajo”, ka thënë Xhaka për veprimin e Hjulmandit. “Jam munduar të qëndroj i qetë gjithë sezonin dhe më pas dikush ka ndjenjën se duhet t’i tregojë trajnerit që i takon…
Policia ka njoftuar se janë rrahur mes vete menaxheri i një lokali në Prishtinë dhe kamarieri. Palët janë liruar në procedurë të rregullt. “LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Prishtinë / 23.03.2024 – 03:17. Pas një mosmarrëveshje verbale në mes viktimës mashkull/kosovar, menaxher i lokalit dhe të dyshuarit mashkull/k, kamerier lidhur me punën, janë rrahur mes veti dhe si pasojë i dyshuari ka pranuar tretman mjekësor. Palët, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Aktivitete të dyshimta poshtë jorganit dhe fikje të vazhdueshme të mikrofonit kanë bërë që ‘Vëllai i Madh’ të marrë masa ndëshkuese kundër Meritonit dhe Ilnisës. Për shkak të sjelljes së tyre, ‘Vëllai i Madh’ ka vendosur që Ilnisa dhe Meritoni të ndahen në hapësirat e shtëpisë. Si pasojë, ata nuk do të lejohen më të qëndrojnë në të njëjtat ambiente ose të flenë së bashku. Egla Ceno, aktorja e njohur dhe banore e shtëpisë, nuk i fsheh emocionet e saj. Ajo shprehet hapur se tashmë mund të ketë qetësi gjatë orëve të natës. “Më duhet që të mbuloj kokën vetëm…
Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter goditi zonën e Kvarnerit në orën 10:21, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC). Epiqendra e tërmetit ka qenë 17 kilometra në juglindje të Rijekës, gjegjësisht 11 kilometra në veriperëndim të Crikvenicës, transmeton portali Index. Sipas të dhënave të para, epiqendra ka qenë në një thellësi prej 5.3 kilometrash.