Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Gjermania do të legalizojë pjesërisht kanabisin nga e hëna, duke zbatuar një premtim kryesor të qeverisë së koalicionit të kancelarit Olaf Scholz. Megjithatë, qasja ligjore në këtë substancë nuk është aq e thjeshtë. Nga 1 prilli, do të jetë e ligjshme mbajtja e deri në 25 gram kanabis të tharë për përdorim personal si dhe kultivimi i bimës në shtëpi, deri në tre bimë për të rritur dhe 50 gram kanabis të tharë. Gjithashtu me një dozë mesatare të vlerësuar në 0,3 gram për cigare, 25 gram i lejon përdoruesit të marrë rreth 80 tymi, por ato nuk mund të…
Pouria Zeraati, një gazetar i televizionit iranian ‘Iran International’, u godit me thikë jashtë shtëpisë së tij në Wimbledon. Sipas mediave të huaja, lidhur me këtë ngjarje, Policia ka nisur një hetim kundër terrorizmit. Pouria Zeraati është në një gjendje të qëndrueshme pasi u sulmua të premten, tha kanali televiziv Iran International. Policia dhe paramedikët u thirrën në një adresë në Wimbledon, në jug të Londrës, në orën 14:49, pasi një burrë rreth të 30-ave pësoi një dëmtim në këmbë.
Sara Gjordeni ka reaguar ashpër me disa postime në llogarinë e saj të Instagramit. Ish banorja e “Big Brother VIP” ka dashur të sqarojë njëherë e mirë aludimet në rrjet. Ajo u ndal edhe tek thashethemet për ish të dashurit e saj, ku shpesh është përfolur se ka pasur lidhje me personazhe të ndryshëm. Sara theksoi se me personazhin e vetëm nga të përfolurit ka qenë Endriku, ndërsa Silvi gënjeu. Ajo kërkoi edhe që lidhja e saj me Bardhin të mos krahasohet me lidhjen e Luizit dhe Kiarës.
Nesër hyn në fuqi ‘ora verore’. Duke nisur nga ora 02:00 e datës 31 mars akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta para. Kjo do të bëjë që të humbasim 1 orë nga gjumi i mëngjesit, duke u zgjuar më herët. Qëllimi i ndryshimit të orës është për të përfituar sa më shumë nga energjia diellore si dhe kursimi i energjisë elektrike. Prej dekadash, vendet e BE-së aplikojnë dy orë, atë të dimrit, që nis të dielën e fundit të tetorit dhe orën verore që kthehet të dielën e fundit të marsit. Sipas disa studiuesve, koha verore sjell përfitime…
Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, BBV3, ka nisur dasma e shumëpritur e Heidit dhe Romeos. Heidi e veshur si nuse dhe Romeo si dhëndër, çifti i tha “Po” njëri tjetrit teksa shkëmbyen unazat dhe puthje plot emocione. Juli ishte ai që kurorëzoi çiftin, ndërsa banorët e tjerë po shijojnë pjesëmarrjen.
Këngëtari i njohur Luiz Ejlli duket se e ka gati hitin e radhës. Kësaj here ai do të vij në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Melinda Ademi. Menaxheri Jetmir Agaj në një intervistë së fundmi ka thënë se kënga do të jetë verore dhe mund të lansohet në qershor.
Shumë njerëz vërejnë me kalimin e viteve se kujtesa e tyre është në rënie dhe harrojnë edhe zakone ose gjëra shumë të njohura që kanë bërë. Humbja e kujtesës dhe funksioneve njohëse prek kryesisht ata që nuk e “ushtrojnë” kujtesën. Sipas studiuesve, ka ushtrime që mund të përmirësojnë kujtesën. Hulumtimet kanë treguar se pjesa e trurit tonë që lidhet me të qëndruarit zgjuar aktivizohet kur vrapojmë. Pra, duket se një vrap në mëngjes mund të na ndihmojë të marrim vendime më të lehta dhe të planifikojmë lëvizjet tona të ardhshme. Shkencëtarët kanë zbuluar se vrapimi aktivizon korteksin, zonën e trurit…
Nënkoloneli dhe drejtori i Divizionit të Trafikut Rrugor, Jeton Rexhepi, ka folur për ligjin e ri për Rregullat në Trafik, ku bëri të ditur se vlera e disa gjobave ka pësuar rritje drastike. Njëra prej tyre është ajo e përdorimit të telefonit, ku tha se për këtë kundërvajtje në trafik, gjoba mund të shkojë deri në 500 euro dhe ndalim i drejtimit të veturës deri në gjashtë muaj. “Tek telefoni është edhe një përshkallëzim edhe më i madh sesa kundërvajtjet tjera, që nënkupton se nëse shoferi haset duke e përdorur telefonin në trafik, herën e parë do gjobitet me 100…
Santiana Maloku u përfol shumë sa ishte pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova E gjatë qëndrimit të saj brenda, ajo fitoi shumë ndjekës jashtë shtëpisë. Çka na ra në sy këto ditë, ishte publikimi i një fotografie nga ana e Santianës, ku në dorën e një burri shihen sytë e saj të bëra tato. Se kush është autori, për çfarë e bëri, nuk është bërë e qartë.
Një nga këngëtarët më të dashur për publikun, Sabri Fejzullahu, ka publikuar projektin e ri. “Dëshmitarë”, quhet kënga e artistit, e cila është sjellur me videoklip. Për tekstin dhe muziken është përkujdesur Kreshnik Avdiu, ndërkaq video është publikuar nga “Baresha Network”.