Author: G. R.

Volkswagen ka njoftuar se një nga seritë më të bukura dhe më moderne nuk do të prodhohet. Bëhet fjalë për Arteonin. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i kësaj kompanie, Andreas G. Schleith. Kjo seri e VW-së që po del tashmë në pension, asnjëherë nuk është shitur në Amerikë.

Read More

Eva Longoria ka postuar një video në Instagram në të cilën shpërtheu në lot teksa fliste për zjarret që kanë pushtuar Los Anxhelosin prej një jave. Aktorja ka treguar se është evakuuar nga shtëpia e saj dhe se do të solidarizohet për viktimat e zjarrit. “Ka qenë një javë e çmendur. E tmerrshme për shumë njerëz. Shumë nga miqtë e mi humbën shtëpitë e tyre. Nuk ka të bëjë me gjërat, ka të bëjë me kujtimet. Ata njerëz punuan shumë për shtëpitë e tyre. Në thelb, ne vendosëm të evakuoheshim sepse morëm një paralajmërim dhe më pas alarmi ynë vazhdoi…

Read More

Beniada Nishani ka zbuluar së fundmi projektin e saj të ri televiziv. Pas një periudhe pritjeje, ajo ka shpalosur detajet e “shtëpisë” së saj të re, e cila është ekrani i RTSH. Beniada do të jetë moderatore e programit “Miqtë e Pasdites”, që do të transmetohet çdo ditë nga e hëna në të premte në orën 17:00. Ajo e ka shprehur gëzimin dhe mirënjohjen për këtë mundësi të re me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se është shumë e lumtur për këtë eksperiencë të re në karrierën e saj. Ky program i ri vjen pas mbylljes…

Read More

Zjarret në Kaliforninë jugore kanë bërë që disa lagje në LA të duken si “zona lufte”, tha zëvendës sherifi i qarkut për zonën. Robert Luna ka paralajmëruar njerëzit që ishin rreshtuar në barrikada për t’u kthyer në lagjet e shkatërruara se ata duhet të shmangin një gjë të tillë, veçanërisht kur ka ende “shtyllat e energjisë të rrëzuara” dhe “telat elektrikë” në tokë, raportoi NBC News. “Nuk është e sigurt”, theksoi ai. Ja një vështrim në disa foto që tregojnë pasojat e flakëve shkatërruese.

Read More

Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 12:00, në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në Vushtrri. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Sipas tij, në aksident janë të përfshirë tri vetura.

Read More

Përdorimi i telefonit ndërkohë që është i lidhur me karikuesin është një praktikë e zakonshme për shumë përdorues, por a është kjo e sigurt? Hulumtimet e fundit kanë nxjerrë në pah disa rreziqe që mund të shoqërohen me këtë zakon. Shqetësimi kryesor është rreziku i ngrohjes së pajisjes. Kur telefoni është në karikim dhe përdoret njëkohësisht, bateria mund të ngrohet më shumë se zakonisht. Kjo mund të dëmtojë kapacitetin e baterisë dhe të shkaktojë rënien e efikasitetit të saj në afat të gjatë. Për më tepër, ngrohja e tepërt mund të shkaktojë mjedise të rrezikshme për pajisjen, si mbinxehje, e…

Read More

E dimë që shumë prej jush pëlqejnë të qëndrojnë gjatë natën dhe të shtrihen shumë vonë për të fjetur. Megjithatë, është shumë e dobishme për ju që të zgjoheni herët në mëngjes, për t’u përgatitur për ditën. Ju duhen të paktën shtatë orë gjumë, për t’u ndjerë mirë dhe të plotësuar gjatë ditës. Dritare.net  ju trego katër arsyet pse duhet të zgjoheni herët në mëngjes, sipas hulumtimeve shkencore. Më shumë pozitivitet Ju mund të mendoni që njerëzit që zgjohen herët kanë një çehre të zymtë, por e keni gabim. Zgjimi herët karakterizon njerëzit pozitivë. Sipas një studimi, të moshuarit tregojnë…

Read More

Lela dhe Leo romancën e tyre e filluan brenda në ‘Big Brother VIP Kosova’ e që pritet të vazhdojnë edhe jashtë. Lela këtë periudhë ka qenë në lëvizje mes Italisë dhe Kosovës me angazhime të shumta. Ajo është ngarkuar me përgjegjësi të ndryshme profesionale, duke përfshirë projekte të reja dhe shfaqje të shumta, që kanë kërkuar angazhimin e saj të plotë. Përveç angazhimeve profesionale, jeta personale e Lela-s është gjithashtu në qendër të vëmendjes. Interesimi për jetën e saj ka qenë në rritje, sidomos me afrimin e finales së BBVK. Të gjithë janë kuriozë për atë që do të ndodhë…

Read More

Një 25-vjeçare shqiptare u arrestua pasditen e së shtunës në Milano, pasi tentoi të vidhte mallra me vlerë 7000 euro brenda Rinascente, qendra tregtare në rrugën Santa Radegonda pranë Duomos. Sipas mediave italiane alarmi u dha pak para orës 17:00, kur roja i sigurisë pikasi të renë teksa ajo po përpiqej të largohej nga objekti me rroba dhe çanta që nuk i kishte paguar. Pasi u zbulua, vajza nuk ka rezistuar dhe pranoi fajësinë. 25-vjeçarja shqiptare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur nuk rezulton me precedentë të mëparshëm. Ajo u arrestua nga policia me akuzën e vjedhjes.

Read More

Sara dhe Driloni janë përplasur teksa bashkë janë prindër të një foshnje në sfidën e buxhetit nga ‘Vitabiotics’. “Kur të bëjë diçka përzihu, por për senet e mija mos u përziej. Nuk kam qejf hiq me mu përzi në sene palidhje, unë nuk të përzihem ty”, u shpreh Driloni. Sara ktheu sërish një përplasje që patën më herët teksa në mes ishte edhe Xheneta që në kuadër të lojës luante rolin e motrës së Drilonit. “Lojë ishim duke bë, ja futëm kot”, u shpreh Driloni.    

Read More