Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
nga ambientet e shtëpisë, Gjesti me qëllim për ta ngacmuar Xumin ia hodhi shapkat në drejtim të tij. Ky gjest i këngëtarit nuk i pëlqeu aspak influencierit i cili iu drejtua me tone të ashpra duke i thënë: “Të mbaj në ajër legen, mos ma hidh mua shapkën ashtu. Kalama b*the”. Theksojmë se i gjithë ky episod u regjistrua para syve të Eglit, banores ndaj të cilës kanë shprehur pëlqim të dy konkurrentët, si Xumi, po ashtu dhe Gjesti. E teksa ndaj Xumit, Egli e ka thënë “troç” që nuk ndjen asgjë dhe nuk e sheh më shumë se shok,…
Driloni ka dhënë emrat e banorëve që sipas tij nuk e meritojnë finalen në Big Brother VIP Kosova 3. “Xheneta edhe Leo”, u përgjigj Driloni. Ai tha se këtu brenda duhet bërë lojë, por që sipas tij veprimet çka ka bërë Xheneta nuk duhet të jetë fare ende pjesë e shtëpisë. Ndërkaq për Leon tha se ka dhënë diçka për lojë vetëm me Lelën, por pas daljes së saj, sipas tij, ai nuk ka vazhduar fare më lojë. Për më shumë, shiheni videon e mëposhtme:
Reperi Stresi po përkrahë maksimalisht banorin e BBVA4, Gjestin. Stresi ka organizuar një protestë neser nga ora 14:00, në mbështetje të Gjestit dhe kundër bullizimit dhe sjelljeve të pahijshme që banorët e tjerë po bëjnë kundrejt tij. ”Neser ora 14:00 te ky vendi. Te gjithe bashk stop bullizimit”, ka shkruar ai në Instagramin e tij. Postimi i plotë:
Çifti i krijuar në “BBVK 3” Kevin dhe Ana, po qëndrojnë bashkë në çdo moment. Pas ribashkimit dyshja kanë vendosur që të kalojnë disa ditë larg |Kosovës. Ishte modelja ajo e cila në “Instastory” ka publikuar një video ku shihet duke shijuar ecjen me Kevinin në orët e vona të natës. Ata po qëndrojnë në Suedi ku sigurisht për çdo lëvizje do të na mbajnë të informuar.
Skerdi ka paralajmëruar gjashtë projekte muzikore. Artisti nga Shqipëria e zbuloi lajmin përmes Instagramit, por nuk ka dhënë më shumë detaje. “Po vijnë”, ka shkruar ai mbi një fotografi të zezë.
Ish konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Arion Rexha është protagonist i kësaj jave në rubrikën ‘25 pyetje’ të Prive. Përgjatë intervistës Arioni është përgjigjur në pyetjet tona, plot prej të cilave ishin pikante. A u nda me Dianën? A është një bashkëpunim muzikor me Anisën në planet e tij? Cilët janë dy konkurrentët e BBVK që Arioni s’mund t’i durojë? Përgjigjet e pyetjeve të mësipërme dhe plot të tjera, i kuptoni përmes intervistës së mëposhtme.
Këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj sonte ka ndarë fotografi me ndjekësit e saj. Ajo përmes këtij postimi ka bërë të ditur se ka pozuar në New York. Në këtë fotografi, këngëtarja e njohur po duket mjaft atraktive.
Reperi Mozzik po shijon romancën me moderatoren Lotina Haziri. Dyshja kanë afro një vit që janë në lidhje dhe momentet romantike mes tyre nuk kanë munguar asnjëherë. E mbrëmjen e djeshme duket se i kanë dedikuar kohë njëri-tjetrit duke qëndruar bashkë. Ishte Lotina ajo e cila ndau një fotografi ku shihet duke e puthur Mozzik në faqe teksa shoqërohen me nga një gotë verë.
Ish-banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Lela ka surprizuar të dashurin e saj, Leon. Në një darkë romantike, ata po flasin se sa shumë i ka marr malli për njëri-tjetrin, transmeton Klankosova.tv. E papritmas, Leo pyeti Lelën se kur po fejohen. Për të dëgjuar përgjigjen e Lelës, shihni videon e mëposhtme:
Drenusha u shpreh e meriton çmimin e madh, pasi sipas saj ajo ka treguar brenda shtëpisë një femër që ka treguar vlera dhe fuqi të madhe. Madje ajo tha se duke rrezikuar edhe fëmijët e saj jashtë, çmimin duhet ta fitoj, duke qenë se do t’i kishte kryer shumë punë për të krijuar një jetë bazike në Kosovë për të dhe fëmijët e saj. “Kom me i rritë dy fëmijë si ‘single mother’” , u shpreh ajo, m. Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme: