Na Kontaktoni
Popular Posts
Autor: G. R.
Alesia Bami ka menduar së fundmi t’i trazojë ujërat me disa postime në rrjetet sociale. Moderatorja seksi e “Procesit Sportiv” shfaqet duke u relaksuar në bregdet, ndërsa merr vëmendje me format e saj bombastike. Alesia shkëlqen me bikini, duke marrë si gjithnjë komplimente nga fansat e saj të shumtë
Dea Mishel, një nga figurat më të ndjekura dhe të komentuara në rrjetet sociale shqiptare, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një set të ri fotografik që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Në fotografitë e publikuara, Dea shfaqet në një mjedis detar magjepsës, duke shijuar një ditë me diell mbi një dërrasë me lopatë. E veshur me bikini, ajo paraqitet natyrale, me një pamje të relaksuar dhe tejet tërheqëse.
Disa persona të panjohur kanë hedhur një granatë dore në një pishinë në Qabrat të Gjakovës. Policia tha se u njoftua nga punëtori i pishinës dhe tha se përveç dëmeve materiale nuk pati të lënduar. Policia veprën e ka cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Irani dhe Izraeli shkëmbyen sulme të reja herët të shtunën, pasi Teherani tha se nuk do të negocionte për programin e tij bërthamor derisa ishte nën kërcënim dhe Izraeli pretendoi se sulmet e tij kishin vonuar potencialin e Iranit për zhvillimin e një armë bërthamore me “të paktën dy ose tre vjet”. Pak pas orës 2:30 të mëngjesit, ushtria izraelite paralajmëroi për një breshëri raketash nga Irani, duke shkaktuar sirena për sulm ajror nëpër pjesë të Izraelit qendror, duke përfshirë Tel Avivin, si dhe në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, shkruan The Guardian. Mbrojtja ajrore izraelite ishte e dukshme…
Qershori filloi me valë nxehtësie e po përfundon me një tjetër valë. Kështu po shfaqen trendet e fundit për javët vijuese. Deri në ditët e para të korriku do të mbretërojë mot kryesisht stabil, me më shumë intervale me diell. Temperaturat maksimale ka gjasa të kalojnë edhe vlerat prej 35C në pjesën e dytë të javës. Ndonëse trendi i temperaturave duke shkuar nga korriku, shkon në rënie, disa modele japin mundësi që temperaturat do të mbesin të larta edhe mbi 35C. Meqenëse diferenca nga vlerat mesatare janë edhe mbi 5C, gjasat janë që kjo valë nxehtësie të vazhdojë edhe në…
Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani, nuk po kalon një moment të lumtur në jetën e tij personale, pasi divorci mes tij dhe gazetares Mikela Persiko, tashmë duket fakt i kryer. Lojtari është në SHBA për Botërorin e Klubeve, ndërsa ish-partnerja e tij po kalon ditët në plazh me djalin e vogël. Por pas kthimit nga SHBA, ai duhet të bëhet gati për letrat e divorcit, pasi në Itali janë të bindur se nuk ka më ribashkim mes tyre. Gazetari i njohur, Gabriele Parpilja, ishte ndër të parët që dha lajmin e ndarjes e tashmë ka detaje të tjera rreth arsyes…
Sot mbrëma u publikuan rezultatet e provimit të dytë të maturës shtetërore në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Nga shifrat e nxjerra në portalin studentor, rezulton se 365 maturantë nuk kanë arritur kalimin, duke marrë notën minimale 4.00. Në anën tjetër, vetëm 29 prej tyre arritën të marrin notën më të lartë, 10.00, duke treguar një sukses të rrallë. Kalueshmëria në këtë provim arriti në 98.58%, ndërsa nota mesatare ishte 6.87. Vëmendje bie fakti se maturantët u përballën më keq me Gjuhën Shqipe në krahasim me gjuhët e huaja.
Fansat me sy shqiponje kanë kapur një shkëndijë të mundshme mes Anisës dhe Edit, dy prej figurave më të komentuar të BBVK3. Dhe jo, nuk bëhet fjalë për ndonjë takim publik apo deklaratë bombastike, por për dy komente që “kanë thënë” shumë më shumë se fjalët vetë!
Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter është regjistruar sot pranë qytetit Kom në Iran, një nga metropolet më të mëdha të vendit, që ndodhet rreth 140 kilometra në jug të Teheranit. Sipas autoriteteve lokale dhe të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra nga zona e Sorkenit, në provincën Semnan.
Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Vedat Bajrami, feston sot 45-vjetorin e lindjes. I lindur në vitin 1980, Vedati ka qenë për më shumë se dy dekada një prej figurave më të spikatura të humorit në trojet shqiptare. Ai është bërë sinonim i të qeshurave për breza të tërë. Shumëkush e mban mend nga skeçet satirike me batuta që tashmë janë bërë pjesë e kulturës popullore, por gjithashtu edhe nga rolet në filma e seriale ku ka spikatur me natyrshmërinë dhe sharmin që e karakterizon. Vedati nuk është vetëm aktor, por edhe një tregimtar i jashtëzakonshëm…