Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Antigona Sejdiu, e njohur si psikologe dhe mjaftë prezente në TV, së fundi ka folur edhe për Gjestin. Në “The Elite Way”, ajo ka treguar se është psikologe e angazhuar në “BBVK”, ku edhe e ka vlerësuar gjendjen e Gjestit. Pas pyetjes së çfarë mendon ajo për shkuarjen e këtij banori direkt në një izolim tjetër, Sejdiu ka shprehur shqetësim në lidhje me këtë gjë. Shiko videon:
Edi Rama, i ka organizuar pritje të veçantë kryeministres italiane Giorgia Meloni që të mërkurën mbërriti për të marrë pjesë në Forumin e Energjisë në Abu Dhabi. Meloni sot feston ditëlindjen e 48-të dhe Rama u ul në gjunjë dhe i dha një dhuratë, shallin kuqezi. Rama tentoi që bashkë me gazetarët t’i këndojnë një këngë ditëlindjeje Melonit. “Mos i vini në siklet”, u përgjigj Meloni.
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, u takua sot me Komandantin e Brigadës Paqeruajtëse Armene, Kolonel Hamlet Levonyan, në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, Prishtinë. Në takim u diskutua, për sigurinë në Kosovë, situatën e stabilitetit rajonal dhe përpjekjet e KFOR-it në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, njofton Klankosova.tv. Gjeneral Major Barduani po ashtu e përgëzoi Kolonelin Levonyan për kontributin afatgjatë të Armenisë ndaj KFOR-it dhe stabilitetit rajonal. “KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së…
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Ana ka bërë të ditur se ka shkuar në Suedi. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka thënë se e ka gjetur qetësinë. “Gjithçka ka të bëjë me gjetjen e qetësisë në kaos”, ka shkruar Ana.
Ka shkuar në 25 numri i personave të vdekur nga zjarret në Los Anxhelos. Robert Luna, sherifi i qarkut ka thënë se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet, pasi shumë njerëz janë ende të zhdukur. Ndërkaq, disa persona që janë raportuar si të zhdukur më herët, tashmë janë gjetur. Viktimat përfshijnë edhe Rory Sykes, një ish-yll në Britani, pasi nuk ishte në gjendje të shpëtonte atë nga vila e tij e djegur.
Leo ka bërë një deklaratë aspak të pritshme mbi ato që shprehet se i ka thënë Driloni. Ai u shpreh se ato që i ka thënë Driloni nuk dëshiron t’ia qetë tani, por nëse e arrin finalen do t’ia bëjë publike ato që i tha ai. Tutje, Leo i kërkoi Xuxit që në rast se nuk arrin në finale t’i përdorë informacionet që ia dha Driloni. “Nuk po dua me ja qit njëherë, nëse hy në finale atëherë loja nxehet shumë dhe kom me ja përmend këto. Nëse të premten dal atëherë këto t’i kesh parasysh ti”, i tha Leo-Xuxit.…
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Santiana Maloku është shumë pranë ndjekëve të saj me postime të ndryshme. Edhe sot ajo ka ndarë një fotografi ku është shprehur se po ndihet mirë që është zgjuar në shtëpinë e saj. “A ka ndjenjë më të mirë se me u zgju në shtëpi”, ka shkruar Santiana.
Egli Tako ka treguar një afrimitet të madh këto ditë me banorin e atij formati, Gjestin. Ata duket se kanë gjetur paqen me njëri-tjetrin, ku po kuptohen shumë mirë bashkë. Pas spektaklit të djeshëm (e martë), Egli i ka treguar një gjë Livia Brungës. Ajo i është drejtuar konkurrentes se Gjesti po ia kujton Olsi Bylykun, ish-partnerin, me të cilin ka qenë bashkë për shumë vite. “Po më kthen shumë në kohë Gjesti. Po më kujton Olsin”, u shpreh ajo fillimisht. Tutje theksoi: “Shumë të ngjashëm me mendime me tipin. Kur po flasim seriozisht, ai po më tremb”. Pritet të…
Një dietë e shëndetshme dhe marrja e ekuilibruar e lëndëve ushqyese janë çelësi për të qëndruar të shëndetshëm, për të mbajtur një peshë të shëndetshme dhe për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve, përfshirë kancerin. Sipas gjinekologes onkologjike Norma Steiner, nuk ka asnjë lëndë ushqyese magjike që mund të parandalojë kancerin, por çelësi është në një dietë të larmishme. “Duhet ekuilibër”, thotw ajo për Parade, duke theksuar rëndësinë e kombinimit të lëndëve ushqyese të ndryshme për shëndetin dhe reduktimin e rrezikut të kancerit. Para se të përqendrohemi në vitamina specifike, është e rëndësishme të konsideroni mbajtjen e një peshe të shëndetshme.…
Princesha e Uellsit, Catherine, ka zbuluar se më nuk ka shenja të kancerit në trup. Këtë e ka treguar pasi ka vizituar pacientët e spitalit ku u trajtua vet. Në një mesazh të postuar në rrjetet sociale, Kate Middleton ka shprehur “lehtësim” që po ndien dhe ka thënë se mbetet ende e “përqendruar në shërim”. “Siç e dinë ata që kanë përjetuar diagnozën e kancerit, do shumë kohë për t’u përshtatur me normalitetin e ri. Megjithatë, jam e gatshme për një vit të plotë përpara”, ka shkruar Kate. Gjatë një vizite në Spitalin “Royal Marsden” në Londrën Perëndimore, princesha falënderoi…