Author: G. R.

Aldo la përfundimisht garën për të fituar çmimin e madh të Big Brother Albania Vip 4. Gjatë spektaklit të sotëm u hap televotimi, ku në nominim ishin Gjesti, Egli, Loredana, Jozi, Danja dhe Laerti. Kjo është hera e dytë që Aldo eliminohet. Herën e parë u kthye në shtëpinë e BBV falë biletës së khtimit.

Read More

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e rrëshqitjes së dheut dje në Veternik të Prishtinës. Kjo është konfirmuar nga Policia, ku është shtuar se personi tjetër ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK. ‘‘Sot rreth orës 13:00, është pranuar informacioni se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në një vendpunishte në rrugën “Gjilani” në lagjen Veterniku në Prishtinë. Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar…

Read More

Në skenën magijke të “X Factor Albania” në Tv Klan, ashtu siç nuk do të na e kishte marrë mendja ndonjëherë, moderatorja e njohur dhe aq e dashur për publikun Arbana Osmani erdhi me një rrëfim sa frymëzues e të guximshëm. Teksa shumë është aluduar në rrjet për largimin e saj nga televizioni ku punoi për vite me radhë në programe të ndryshme, ajo i dha sonte të gjitha përgjigjet. Këto të fundit, nuk i përngjasojnë atyre që shpesh jemi mësuar të dëgjojmë. Të sinqerta, pa pikë filtri dhe me një kurajo të madhe, karakteristika që në fakt nuk kanë…

Read More

Kryeministri Edi Rama, në podcast-i ku të ftuar kishte Kryepeshkopin Joan, kujtoi momentet e vështira në spital, kur djali i tij, Gregu luftonte me sëmundjen. Ai rrëfeu se djali ra në koma dhe 24 orët e ardhme ishin vendimtare. “Im bir kaloi një moment mjaft dramatik me një kancer, faktikisht gjërat shkuan aq keq sa u fut në një koma mjekësore famaceutike, edhe nuk dihej a do të kthehej apo jo. Isha me mjeken ndërsa djali ishte në koma dhe i them ‘Po tani?’ Më thotë ’24 orët e para çdo lajm do të jetë një lajm i keq, urojmë…

Read More

Pas përfundimit të suksesshëm të turneut “Radical Optimism” në Australi, Dua Lipa festoi me një ditë relaksi në plazhin Coogee të Sydney. E veshur me bikini të zeza minimaliste dhe pantallona të shkurtra xhins, 29-vjeçarja tregoi linjat e saj të tonifikuara, duke shijuar diellin australian në shoqërinë e ekipit të saj. Këngëtarja kishte zgjedhur një stil të thjeshtë, por luksoz, duke e kombinuar veshjen me një çantë të re Chanel nga koleksioni i fundit dhe këpucë Tabi nga Maison Margiela, shkruan DailyMail. Para se të uleshin për të marrë rreze, Dua dhe grupi bënë një shëtitje përgjatë bregut. Ylli i popit…

Read More

Atilla ka zbuluar se një bashkëpunim do ta sjell me këngëtaren Rovena Stefa, ndërsa dy bashkëpunimet e tjera nuk i zbuloi. Atilla ka zbuluar se një bashkëpunim do ta sjell me këngëtaren Rovena Stefa, ndërsa dy bashkëpunimet e tjera nuk i zbuloi. Ndërkohë, lidhur me spekulimet se “po lind diçka më shumë rreth dyshes”, Rovena nuk pranoi të përgjigjej.

Read More

Së fundmi, këngëtari Ledri Vula, si gjithmonë, ka tërhequr vëmendjen e publikut. Këtë herë, ai është bërë pjesë e diskutimeve dhe aludimeve në rrjetet sociale, duke u lidhur me këngëtaren Xhensila Myrtezaj. Dyshja ka publikuar fotografi të përbashkëta në rrjetet sociale, dhe për këtë arsye, adhuruesit e tyre janë shprehur se ndoshta janë në një lidhje dashurie, ose mund të kenë një projekt të ri muzikor në përgatitje. Por sipas Prive, pritet që dyshja të publikojnë bashkë një këngë së bashku dhe nuk janë në lidhje dashurie.  

Read More

Një person është arrestuar të shtunën pasdite në Deçan pasi kanosi verbalisht zyrtarët policorë. Policia njofton se deri te kanosja ka ardhur si rezultat i shqiptimit të një kundërvajtje në trafik. “Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti gjatë shqiptimit të një kundërvajtje në trafik ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë. Po ashtu i dyshuari gjatë arrestimit ka rezistuar duke mos zbatuar urdhrat”, ka njoftuar policia.

Read More

Finalistja e parë e edicionit BBV 4, Rozanës iu dha mundësia nga ‘Vëllai i Madh’, të zgjidhte emrat e dy banorëve që do të përballen me njëri-tjetrin për t’u bërë finalisti/ja e dytë. Ajo zgjodhi Eglin dhe Laertin. “Emri i parë është i Eglit, për dinamikën që ka sjellë në shtëpi, raportin me Gjestin. Sigurisht nuk do mungonte emri i Eglit në këtë përzgjedhje. Emri i dytë nuk është Gjesti, nuk do e bëj kurërë. Për mendimin tim Gjesti është finalist, që nuk do vendosja kundër Eglit. Emri i dytë është Laerti. Këta janë emrat që unë kam dëshirë ti…

Read More

Diaspora po vazhdon të sjell kontribut të madh në ekonominë e Kosovës. Sipas një raporti të nxjerrë nga Banka Qendrore e Kosovës, për muaj (Janar-Shkurt), mërgimtarët dërguan afro 175 milionë euro. Këto të dhëna vijnë nga statistikat e sektorit të Jashtë. “Remitancat – janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave në janar 2025 shënoi 86.14 milionë euro, përafërsisht në nivel të njëjtë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024. Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin shkurt 2025 ishin rreth 88.12 milionë euro, duke arritur kështu vlerën 174.26 milion euro (preliminare) për dy muajt e…

Read More