Author: G. R.

Pas një periudhe të gjatë larg televizionit, Arbana Osmani u rikthye për finalen e emisionit “X Factor” duke bërë një surprizë të madhe për të gjithë. Gjatë kësaj daljeje televizive, ajo e përmendi mes fjalëve se kishte ardhur koha që t’i kthente borxhin Alketa Vejsiut, pasi ajo kishte qenë e ftuar në emisionin e Arbanës më herët. Kjo ndërveprim e ndërsjellë mes dy moderatoreve u prit shumë mirë nga publiku dhe bëri bujë të madhe në rrjetet sociale. Arbana dhe Alketa janë dy figura mjaft të dashura për publikun shqiptar, dhe ky moment tregoi një aspekt tjetër të marrëdhënies së…

Read More

Raportohet se 150 serbë janë nisur në këmbë nga Kosova për në Beograd në mëngjesin e sotëm, për të marrë pjesë në mbledhjen e 12 prillit, me rastin e themelimit të Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin, të cilën presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka paralajmëruar për fundjavën e ardhshme. Ata kanë krijuar një kolonë në një udhëtim prej 250 kilometrash. “Moti i keq, shiu dhe bora nuk do të na pengojnë të arrijmë qëllimin tonë dhe të arrijmë të gjallë dhe të mirë në tubimin e madh që mbahet të shtunën. Ne nga Kosova do ta mbrojmë Kosovën tonë…

Read More

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë. Burime të Gazetës10 bëjnë me dije se në këtë aksident është përfshirë aktori i njohur, Osman Azemi, derisa raportohet se gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Siç shihet në pamjet e siguruar nga Gazeta10, vetura e tij ka dal jashtë rrugës dhe ka rënë në një kanal. Për detaje të tjera do t’ju mbajmë të informuar. 

Read More

Në Brazil dje është përdorur për herë të parë një rregull i ri futbolli, i cili do të zbatohet në pjesën tjetër të botës duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Gjegjësisht, në ndeshjen e Serise B braziliane ndërmjet Paysandu dhe Athletico, portieri i mysafirëve Mycael mbajti kohë në fund të ndeshjes dhe e mbajti topin për 13 sekonda, për këtë arsye arbitri akordoi një kënd për vendasit. Kjo shkaktoi mosbesim te futbollistët e të dyja skuadrave, e në radhë të parë në fytyrën e portierit Mycael. E gjithë kjo ndodhi kur mysafirët ishin në epërsi me rezultat 2:1 në fund…

Read More

Papa Françesku bëri një paraqitje të papritur publike sot, kjo është hera e parë që udhëheqësi i Kishës Katolike është parë në publik që nga largimi nga spitali dy javë më parë. Françesku përshëndeti turmat në Vatikan dhe dukej se ishte në humor të mirë. Ai ishte ulur në një karrige me rrota dhe kishte veshur atë që dukej të ishte një kanula e hundës që i ndihmonte frymëmarrjen, raporton CNN. Papa 88-vjeçar kaloi pesë javë në spital me pneumoni në shkurt dhe mars. Sipas ekipit të tij mjekësor, Papa iu afrua vdekjes gjatë sëmundjes.  

Read More

Ky prill ofron një shumëllojshmëri filmash për çdo shije, nga dramave të thella dhe fantastiko-shkencore, deri te komeditë dhe filma për fëmijë. Ja një përmbledhje e disa prej filmave më të mirë që mund të shijoni këtë muaj: The Shrouds Regjisori i njohur David Cronenberg sjell një dramë fantastiko-shkencore të mbushur me tensione psikologjike dhe tmerre trupore. Vincent Cassel luan rolin e Karsh, një shpikës që krijon sisteme kamerash që mund të varrosin kufoma, dhe filmi eksploron humbjen dhe përballjen me të. Pavarësisht elementëve të tmerrit, filmi është një reflektim i thellë mbi dhimbjen dhe humbjen. On Swift Horses Një…

Read More

Spektakli i Big Brother Vip Albania ka filluar sot me diskutimin e raportit ndërmjet Eglit dhe Gjestit. Teksa, ky i fundit papritmas tha se dëshiron të ketë një romancë me Eglin, por në këto rrethana e ka të pamundur nga ajo se çka ka përjetuar. “Du me kon bashkë me Eglin, por kam frikë se mos po shkojna në atë gjendje që ishim në fillim”, u shpreh ai.

Read More

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër për herë të parë. Ata kanë mirëpritur në jetë një djalë, duke ndarë lajmin e ëmbël me ndjekësit përmes rrjeteve sociale. Në një fotografi të ngrohtë familjare, ku shfaqen me vogëlushin në krah, çifti ka zbuluar edhe emrin e tij – Drin, një emër i bukur dhe tradicional shqiptar, i frymëzuar nga natyra dhe rrënjët tona. Postimi i plotë:

Read More

Pas përplasjes së mbrëmshme gjatë spektaklit, Loredana dhe Jozi u përfshinë në një bisedë të gjatë në dhomën e gjumit, ku i pranishëm ishte edhe Laerti. Gjithçka nisi kur Loredana shprehu zhgënjimin për mungesën e përkujdesjes nga Jozi, duke thënë se ai e trajtonte si “gocë të xhaxhait”. Përpjekja për sqarim mori një kthesë ironike, kur Loredana deklaroi: “Unë nuk jam gocë fshati, më falni”. Kjo ngjalli reagimin e menjëhershëm të Jozit, i cili iu përgjigj me ironi: “Unë vij nga një fshat i madh, por jetoj në Tiranë. Kam 10 vite që jetoj jashtë. Ti do të vish nuse…

Read More

Stuhitë e fuqishme që kanë goditur pjesën qendrore dhe lindore të Shteteve të Bashkuara kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 16 personave, thanë zyrtarët. Ndërkaq, Shërbimi Kombëtar amerikan i Motit ka paralajmëruar për vërshime të mëdha në ditët në vijim. Një sërë stuhish të fuqishme që kanë goditur nga Arkansasi e deri në Ohajo, kanë dëmtuar ndërtesa, kanë vërshuar rrugë e linja hekurudhore dhe kanë shkaktuar dhjetëra tornado ditëve të fundit. Tenesia është goditur më së rëndi nga moti ekstrem dhe të shtunën autoritetet thanë se dhjetë persona kishin vdekur në pjesën perëndimore të këtij shteti amerikan. Dy persona kanë…

Read More