Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Gjesti ka debatuar ashpër me Laertin sa i përket temës së patriotizmit. Laerti: E vërteta qëndron se patriotizmi im ka qenë kur kam luftuar kundër neonazistëve dhe kam marshuar në ’99-ën, gjatë luftës së Kosovës, arrestimet që më kanë bërë mua, drurin që kam ngrënë në rajonet dhe shumë ligje që janë votuar për emigrantët pas deklaratave të mia gjatë 20 viteve që unë kam qëndruar në Athinë. Gjesti nuk kishte lindur atëherë kështu që unë s’mund ta akuzoj pse nuk e di. Sa për momentin që më fali bluzën e Skënderbeut, unë e kam përqafuar dhe e falenderoj. Pak…
Ish banorja e BBVK3, Gresa Gashi ka reaguar pas eliminimit nga BBVK. Si shumica e të eliminuarve edhe Gresa fajsoj produksionin për padrejtësi. Tutje, ajo tha se po ndjehet shumë e lumtur që nuk është pjesë e finales. Video:
Raporti mes Sarës dhe Drilonit duket se është ftohur një javë para finales së madhe. Ishte Sara ajo që sonte ka refuzuar të flasë me Drilonin, përkundër insistimit të tij. Driloni e pyeti Sarën se “pse s’po fol nëse ki me fol?”, ndërsa Sara iu kundërpërgjigj se “sepse për momentin jam e mbështjellur në mendimet e mija”. Më tej, Driloni vazhdoi me pyetje për të duke i thënë se “me çka të bëjë kjo, me punën e Prime?”, gjë të cilën Sara e pohoi duke i thënë se “po, edhe me disa gjëra të tjera”. Për ta parë këtë diskutim…
Bashkëshorti i reperes shqiptare me famë ndërkombtare Loredanës, Karim Adayemi, futbollisti i njohur i Dortmundit po feston ditëlindjen sot. Ai ka mbushur plotë 23 vite jetë. E urimi i Loredanës nuk ka munguar, madje ajo ka bërë një postim mjaftë emocional. Përmes urimit duket se Loredana ka konfirmuar shtatzaninë dhe se Adayemi së shpejti pritet të bëhet baba. ”Urime ditëlindjen baba, të dua përgjithmonë”, ka shkruar ajo. Çifti është matuar me datën 2 tetor të vitit që lam pas.
Angela Martini është e përqendruar në të ardhmen dhe ka mësuar të kujtojë vetëm aspektet pozitive të së kaluarës së saj. Modelja shqiptare, e cila fitoi titullin “Miss Universe Albania” në vitin 2010, ndau detaje rreth marrëdhënies së saj romantike me ish-partnerin Kanye West gjatë një interviste ekskluzive për OK! “Ai është një artist dhe vizionar i mrekullueshëm. Ajo që më bëri më shumë përshtypje tek ai ishte se ai ishte një folës i së vërtetës. Ai nuk do të gënjente kurrë, edhe nëse kjo do të të lëndonte. Ai është vërtet i sinqertë. Ai është ai që është dhe…
Këngëtarja Rina Balaj, ka një lajm të mirë për të gjithë adhuruesit e muzikës së saj. ”Duke dëgjuar albumin tim të ri”, ka shkruar ajo në një Instastory. Rina nuk ka dhënë detaje të tjera, se kur do të publikohet e sa këngë do të ketë, mirpo në ditët në vijim do ta kuptojmë.
Modelja Kaderi Kicaj, ka reaguar ashpër sot në rrjetet e saj sociale. Krejt kjo, pasi një komentues i kishte thënë se nuk është shqiptare por turke. Ajo ka vendosur ti përgjigjet me një video mesazh, duke thënë se nuk është turke veç pse jeton në Prizren e ka studiuar në një shkollë turke. ”Se di qysh nuk ju vjen marre me kto komente”, thotë Kaderi në një pjesë të videos. Postimi i plotë:
Dy ish banorët e BBVK3, Ana dhe Kevini kanë bërë udhëtimin e tyre të parë. Dyshja para disa ditësh kanë udhëtuar për në Suedi, ku po kalojnë momente të paharruara me njëri-tjetrin. Sot, Ana ka publikuar një fotografi nga dhoma e para pasqyres, ku shihet se Kevini e ka puthur në kokë. Ajo nuk nguret asnjëherë të shfaq momentet romantike që përjetojnë.
Mbi 100 vëzhgues nga BE-ja sot do të shpërndahen në terren për të siguruar një proces të lirë zgjedhor. Nathalie Loiseau, Shefen e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM) për Kosovën 2025, sot do të jap deklaratë për media. Ndryshe Shefja e Misionit, Nathalie Loiseau, e cila zyrtarisht ka nisur misionin e BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë, shprehu mbështetjen e BE-së për Kosovën, për të fuqizuar më tej qeverisjen demokratike. “Pritjet janë të mëdha sidomos pasi këto zgjedhje do të zhvillohen me ligjin e ri” tha ajo dje për RTK-në. Ndryshe vëzhguesit afatgjatë të BE-së…
Bukuritë natyrore të Saint Moritz tërheqin çdo dimër vëmendjen e mijëra vizitorëve, ndër ta edhe të shumë figurave të njohura të estradës tonë. Adelina Tahiri, duket se tash e shumë vite po zgjedhë këtë destinacion për pushimet dimërore, por kësaj radhe kjo ndodhi për shkak të problemeve me shëndetin e njëashtu qefin. Prive Klan Kosova mëson se Adelinës iu desh të kthehej në Saint Moritz për shkak të një operimi në këmbë. Vitin e kaluar, gjatë pushimeve dimërore me familjen e saj, këngëtarja pësoi një aksident duke lënduar këmbën. Lëndimi nuk ishte i vogël.