Author: G. R.

Dyshja Ana dhe Kevini po e vazhdojnë edhe jashtë lidhjen e tyre të dashurisë, të nisur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Ata tashmë janë vazhdimisht pranë ndjekësve të tyre në rrjete sociale, me postime të ndryshme, shpesh edhe të përbashkëta. E përmes postimit të fundit, Ana ka bërë një dedikim romantik për Kevinin. “Lumturia ime”, ka qenë përshkrimi i  Anës për të dashurin e saj.

Read More

Për ata që kërkojnë mënyra të natyrshme për të përmirësuar shëndetin, disa studime sugjerojnë që pirja e një gote me ujë të ftohtë menjëherë pas zgjimit mund të ndihmojë në hidratimin e trupit, përshpejtimin e metabolizmit dhe pastrimin e trupit nga toksinat. Uji i ftohtë gjithashtu mund të rrisë energjinë dhe të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, duke kontribuar në një fillim të freskët të ditës. Përveç këtyre, kjo praktikë mund të ndihmojë në forcimin e sistemit imunitar, duke rritur nivelet e energjisë dhe duke mbështetur funksionimin e duhur të organeve. Uji i ftohtë është gjithashtu i dobishëm…

Read More

Hetimi për vrasjen e Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare që studionte në Romë, ka hyrë në një fazë të re. Pas rrëfimit të ish-të dashurit të saj, Antony Mark Samson, 23 vjeç, i cili ka pranuar se e ka vrarë me thikë gjatë një debati në banesë, autoritetet italiane kanë vendosur të hetojnë edhe nënën e tij. Sipas burimeve të “LaPresse”, nëna e Samsonit është përfshirë në listën e të dyshuarve për bashkëpunim në fshehjen e kufomës. Ajo ka ndërhyrë menjëherë pas krimit, pasi ka dëgjuar britmat e vajzës dhe e ka parë trupin e pajetë në dhomën e gjumit. Në…

Read More

Aktori dhe komediani i njohur amerikan, Damon Wayans Sr., ka bërë xhiron e rrjetit me deklaratën e fundit. Gjatë një interviste në “Club Shay Shay”, ai pranoi se është në një lidhje me ish-të dashurën e nipit të tij. “Jam dashuruar me një vajzë që më parë ka qenë me nipin tim. E di që tingëllon çuditshëm, por kështu ndodhi”, tha aktori. Ai shtoi se ndjenjat janë të ndërsjellta dhe se nipi është në dijeni dhe nuk ka asnjë problem me situatën.

Read More

Protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike do të vazhdojë edhe këtë të premte, kanë njoftuar organizatorët e grupit “Asnjë cent më shumë”. Pas suksesit të protestës së parë të mbajtur të shtunën, ku qindra qytetarë morën pjesë në sheshin e Prishtinës, organizatorët kanë ftuar të gjithë qytetarët të mblidhen sërish këtë të premte për të vazhduar presionin ndaj institucioneve. Në njoftimin e grupit thuhet se protesta e parë ishte e madhe, dhe ata synojnë ta bëjnë protestën e ardhshme edhe më të fuqishme. Grupi ka paralajmëruar se ZRRE (Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike) pritet të marrë vendimin për rritjen…

Read More

Ditën e sotme në “E diell” nuk munguan pyetjet e shumta për Xheneten. E sigurisht, iu kërkua edhe mendimi i saj për fituesin e këtij edicioni të “BBVA”. E pyetur se kë e zgjedh mes Gjestit dhe Gertës ajo nuk hezitoi të përgjigjej. Gerta” tha ajo ku shihet se nuk dëshiron t’i jap përkrahje ish të dashurit./

Read More

Një skandal i madh ka ndodhur dje pas përfundimit të ndeshjes së futbollit mes Mlladost dhe Tërnocit në qytetin e Bosilegradit në Serbi. Klubi shqiptar njoftoi se pas përfundimit të duelit, Policia serbe sulmoi futbollistin Veton Zeqiri, e më pas kishte trajtim jo-njerëzor në zhveshtore, duke i kontrolluar të gjithë. Akteri kryesor, Veton Zeqiri në një prononcim ekskluziv për mediumin tonë ka zbuluar se si është goditur nga një polic serb, e si ndodhi gjithçka dje në Bosilegrad të Serbisë. “Po, unë isha protagonisti kryesor i ndeshjes, që Polici më sulmoi në mënyrë jo-njerëzore, kjo ndodhi sepse lojtarët kundërshtarë na…

Read More