Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Dua Lipa zgjodhi Shqipërinë për të festuar Pashkët. Ajo bashkë me të dashurin e saj, u relaksuan në jug të Shqipërisë dhe këtë e zbuloi vetë ajo përmes fotografive të postuara në Instagram. “Pashkët në shtëpi. Shqipëri”, ka shkruar këngëtarja me famë botërore
Këngëtarja e njohur, Yllka Kuqi është goxha aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Edhe sonte, Yllka ka publikuar fotografi, ku shihet e veshur në të zeza. Në këtë paraqitje të saj, këngëtarja e njohur po duket shumë elegante.
Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorogjik të Kosovës, reshjet mund të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19 dhe 23 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. Do të fryjë erë nga jugperendimi me shpejtësi 1 deri në 11 metër për sekond/
Pas gjysmë ore me vonesë, ka filluar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. E para se të fillojnë me punimet, Avni Dehari ka kërkuar që të mbajnë një minutë heshtje për vdekjen e Papa Françeskut. “U prehtë në paqe”, tha ai.
Konsumimi i arrave mund të përmirësojë shëndetin e spermës, ka treguar një studim i ri. Meshkujt të cilët konsumuan sasi të moderuar të bajameve, lajthive dhe arrave rregullisht për 14 javë kishin përmirësuar sasinë e spermës dhe kanë më shumë “notarë të suksesshëm”, kanë gjetur shkencëtarët. Ky studim është zhvilluar pas problemeve me shëndetin e spermës në botën perëndimore, si pasojë e dietës jo të shëndetshme, ndotjes dhe duhanpirjes. Studiuesit kanë deklaruar se ka fakte të mjaftueshme që tregojnë se dieta e shëndetshme rritë gjasat për shtatzëni.
Gerta Gixhari u vendos përballë një pyetje intriguese: “Kush ka qenë më e fortë në “Big Brother VIP” – Gixhari 1 apo Gixhari 2?”, duke iu referuar pjesëmarrjes së saj dhe të motrës, Oltës. Por përgjigjja e Gertës ishte e matur dhe larg çdo krahasimi të drejtpërdrejtë. “Secila ka pasur lidhjen e saj. Nuk them dot gjëra të tilla”, u shpreh ajo me diplomaci. Ajo vlerësoi rrugëtimin e motrës në “BBV4”, duke theksuar: “Motra ime ka bërë një rezistencë të fortë ndaj lojtarit që ka pasur përballë, ndërsa unë kam pasur një lojë tjetër”. Me këtë deklaratë, Gerta zgjodhi…
Producentja e Top Chanel, Sara Hoxha pak më parë ka shpërndarë disa imazhe të reja të realizuara mbrëmë në After Party të Big Brother Vip Albania. Sara këtë herë ka pozuar përkrahë Ledion Liços, Gjestit, Rozanës dhe Eglit. “Yjet zbritën në tokë mbrëmë për Big Brother Vip Albania”, ka shkruar ajo krahas këtyre fotografive. /I
Menjëherë pas shpalljes së fituesit të Big Brother Vip Albania, prindërit e Gjestit kanë rrëfyer emocionet e tyre. Për “Shqipëria Live”, ata u shfaqën të lumtur dhe të gëzuar që djali i tyre arriti të bënte ëndrrën e tij realitet. “Jam nëna me e lumtur në botë, jo për çmimin por për sjelljen e tij”, tha nëna e tij. “Jam shumë i lumtur, jam i kënaqur dhe me lojën dhe me çdo gjë”, u shpreh babai i Gjestit. “Jam shumë mirë, nuk kam fjalë”, pohoi motra e tij mes emocionesh.
Loredana Brati, një nga personazhet më të komentuara të Big Brother VIP Albani”, ka tërhequr vëmendjen edhe pas daljes nga shtëpia. E ftuar në emisionin “E Diell” së bashku me Danjen dhe disa ish-banorë të tjerë, Lori shkaktoi një moment epik që po bën xhiron në TikTok. Teksa Danja po shpjegonte një situatë, Loredana nuk i përmbajti nervat dhe reagoi në mënyrën e saj karakteristike, që u kthye menjëherë në një tjetër “perlë” nga ajo. Në një video që po qarkullon në TikTok, Lori dëgjohet duke thënë: “O Danja, mos ia fut kot, më ngrite nervat.” Teksa Danja nis të…
E ftuar në emisionin “Wake Up”, Zhaklin Lekatari komentoi finalen e “Big Brother VIP Albania 4” dhe fitoren e Gjestit, duke vlerësuar autenticitetin e tij si çelësin kryesor të suksesit. E pyetur se çfarë e çoi Gjestin drejt fitores, Zhaklin tha: “Antikonformizmi dhe kjo dëshira për të qenë vetvetja, për të qenë i vërtetë dhe jodomosdoshmërisht i mirë, gjë që nuk e kam parë te fituesit e tjerë, kjo është pse unë e kam pëlqyer. Vazhdimisht e ka thënë nga vjen, çfarë ka bërë, si ka qenë e kaluara e vet, sa shumë ka vuajtur, si është sajuar për të…