Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Dy prej këngëtareve më të dashura për publikun, Anxhela Peristeri dhe Eli Malaj, kanë bashkuar forcat për projektin e ri muzikor. Kështu bënë të ditur përmes një postimi në llogaritë e tyre në Instagram.
Pas më shumë se 20 vjetësh tensione dhe komente të ashpra, dy ikonat e muzikës, Madonna dhe Elton John, kanë vendosur të lënë pas të kaluarën dhe të pajtohen. Madonna ndau një foto në Instagram ku shihet duke përqafuar John-in pas performancës së tij në “Saturday Night Live”. Përplasja mes tyre kishte nisur në vitin 2002, kur John kritikoi këngën e Madonnës për filmin “Die Another Day”, duke e quajtur “kënga më e keqe e James Bond-it”. Më pas, në vitin 2004, ai e akuzoi Madonnën se këndoi plejbek gjatë një ceremonie çmimesh, duke e bërë marrëdhënien mes tyre edhe…
Një bakterie e gjetur në mishin e bardhë në Shqipëri ditë më parë ka alarmuar edhe Kosovën. Është fjala për salmonelën e gjetur në llojin e mishit të bardhë “Copacol” në shtetin fqinj. E të menjëhershëm ishin edhe reagimet në Kosovë, ku filluan kontrolle të rrepta nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë për mishin që importohet nga Brazili. Por Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit sot ka bërë të ditur se mishi i bardhë i pulës i cili tregtohet në Kosovë, është i sigurt për konsum dhe i plotëson kriteret për tregtim.
Ylli shqiptar Luana Vjollca ka elektrizuar skenën e Ferma VIP me një pamje që mori vëmendjen e të gjithëve. Moderatorja u shfaq e veshur mbrëmë me një fustan rozë, të denjë për një “Barbi” moderne e elegante, glamuroze dhe totalisht në stilin e saj unik.
Kosovarët nuk do të paguajnë 1.21 cent për një litër naftë. Edhe benzina do të paguhet më pak se 1.31 cent për litër. Ndonëse ende nuk dihet sa do të jetë, pasi varet nga lëvizjet në berzë, çmimi I derivative do të bie për shkak të tarifave të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, i tha Klanit se bazuar në standardin kosovar 1 euro për litër do ishte ideal, por kjo varet nga bursa ndërkombëtare. Veç qytetarëve hajrin kësaj ulje do ia shohin edhe prodhuesit. Sipas tij institucionet kosovare duhet të jenë të…
Tensionet kanë arritur kulmin mes Loredanës dhe Jozit pasditen e sotme, duke çuar në një ndarje të papritur mes çiftit. Një debat i ndezur, ku u përfshi edhe Rozana, bëri që Loredana të shpërthente ndaj partnerit të saj. E acaruar nga sjellja e Jozit, ajo nuk i kurseu fjalët: “Të lutem, se më ngrite nervat aq shumë sa nuk e ke idenë. Ik mos më rri afër, nga sot nuk ekzistoj në shtëpi për ty.” Gjithçka nisi pasi Jozi ndërhyri gjatë një diskutimi mes saj dhe Rozanës, gjë që e irritoi tej mase Loredanën, e cila i kërkoi të “qepte…
Artisti i njohur, Ledri Vula është goxha aktiv në rrjetet sociale, ku bën postime të ndryshme. Edhe së fundmi, ai ka ndarë një fotografi me ndjekësit e tij në Instagram. Këtë foto, Ledri Vula ka vendosur që ta realizojë pa ngjyra.
Ajo është në një turne rraskapitës botëror. Por Dua Lipa ka gjithmonë energji për një festë pavarësisht orarit të saj intensiv, dhe të dielën ndau një vështrim në kohën e saj në Zelandën e Re, ku bëri disa pamje. Këngëtarja, 29 vjeçe, tregoi figurën e saj të pabesueshme me një kordon të zi, teksa godiste klubet dhe kërcente gjatë natës jashtë turneut të saj të optimizmit radikal. Ajo shkroi në mbishkrimin e postimit të saj të fundit: ‘Nata jonë e fundit në Auckland dhe turne të tjera të ndryshme. Një tjetër pozë e pa atë të pozonte në një selfie…
Ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania 4’, Rizarta ka folur për raportin me Aldon, teksa ishte e ftuar në “Natën me Aulonën”. Ish-banorja thotë se thjesht gjërat nuk shkuan më shumë se aq, ndërsa për vijimësinë jashtë shtëpisë shfaqet e pasigurt. Biseda në studio: -Diferenca e moshës ishte problem për ty? Rizarta Hoxha: 14 vite ishin. Ndoqa vetëm ndjesitë e momentit, nuk doja ta analizoja situatën aq shumë se bëhej pastaj shumë mbytëse, thjesht po shikoja si po shkonte, ku po shkonte. Shkoi deri aty ku shkoi dhe kaq mund të them për gjithë atë situatë. -E ke mbyllur,…
Gjesti, njëri nga banorët më të komentuar të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, ka shkaktuar reagime të shumta pas një deklarate të tij gjatë një momenti të këndimit. Ai është parë në oborrin e shtëpisë duke kënduar një nga projektet e njohura të reperit Unikkatil, dhe në një moment ka thënë: “Është i pavdekshëm ai njeri o vëlla, Tupac i Kosovës e i Shqipërisë”. Kjo deklaratë ka ngjallur një reagim të menjëhershëm nga faqja zyrtare e grupit muzikor The Bloody Alboz, të cilët kanë bërë thirrje për mbështetje të Gjestit në finalen e “Big Brother VIP Albania…