Author: G. R.

Në shtëpinë e “Fermës”, Alba, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, e cila u bë virale me deklaratën se kërkon një “burrë verior, mysliman”, solli një tjetër moment provokues dhe kontrovers. Në një atmosferë të ndezur mes banorëve, Alba realizoi një kërcim sensual dhe provokues për Limit – një performancë që bëri jehonë në rrjet. “Pse nuk zhvishesh?”, e pyeti Limi gjatë momentit të ngrohtë. Por përgjigjja e Albës nuk vonoi: “Kaq di, jam naive,” u shpreh ajo me një buzëqeshje thumbuese që vetëm shtoi kuriozitetin. Ndërkohë në rrjetet sociale komentet shpërthyen: “Imagjino çka mund të bëjë pas kamerave Alba,” shkruan një ndjekës,…

Read More

Aurela Gaçe solli një moment të paharrueshëm në Big Brother VIP Albania, duke krijuar humor me Ledionin gjatë pranisë së saj si e ftuar speciale. Pas një performance mbresëlënëse, këngëtarja e njohur, e cila ka një energji të jashtëzakonshme, e shfrytëzoi mundësinë për të bërë një shaka me Ledionin. Duke parë veten në kamerë, ajo e shoqëroi momentin me një batutë të papritur, duke thënë: “Më erdhi ndërmend kënga ‘Baluket e ballit, moj mbi sy të kanë rënë’.” Ledioni, i cili nuk e kursen humorin, iu përgjigj menjëherë duke thënë se Aurela po i bën “diss”, pasi, sipas tij, flokët…

Read More

Një vajzë e mitur ishte raportuar e zhdukur në Ferizaj. Në raportin ditor të së mërkurës, Policia e Kosovës bën të ditur se familjarët janë informuar se vajza e tyre e mitur ka shkuar në Prizren për të jetuar me të dashurin e saj, shkruan Insajderi. “BASHKËJETESA ME PERSONIN  NËN MOSHËN 16 VJEÇ Ferizaj / 07.04.2025 – 08:30.   Me 08.04.2025 është raportuar se vajza e mitur ka shkuar në Prizren për të jetuar me të dyshuarin mashkull kosovar.  Palët janë intervistuar dhe kanë deklaruar se viktima ka shkuar me vetë dëshirën e  saj për të jetuar me të dyshuarin”, thuhet në njoftimin…

Read More

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka reaguar sërish ndaj zhvillimeve brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, duke shprehur hapur pakënaqësinë e tij për një nga banorët aktualë – aktorin Laert Vasili. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram, Stresi ka ndarë një video-intervistë të realizuar disa vite më parë, ku Laerti deklaron se është me origjinë greke. Kjo deklaratë ka shkaktuar reagim të fortë nga ana e reperit, i cili nuk ka kursyer kritikat. “Nuk ke faj ti, por ata që të votojnë”, shkroi ndër të tjera Stresi, duke e shoqëruar postimin me tone të ashpra ndaj…

Read More

Rayyan Alwan, një 24-vjeçare palestineze, u gjet e vrarë me thikë nga babai i saj, Fadi Alwan, në banesën që ajo kishte marrë me qira në Tiranë. Ngjarja tragjike ka ndodhur disa javë më parë, ndërsa së fundmi janë zbuluar disa komunikime të viktimës para se babai i saj t’i jepte fund jetës së saj. Sipas burimeve, personi i fundit që ka komunikuar me Rayyanin ka qenë i dashuri i saj libanez, të cilin ajo e kishte njohur në Gjermani. Ai punonte në një supermarket në Gjermani, pranë restorantit ku punonte Rayyan. Komunikimet e fundit ndërmjet tyre janë një pjesë…

Read More

Reperi Feronit Shabani, i njohur me nofkën ‘Fero’, ka paralajmëruar rikthimin në muzikë. Ai ka bërë të ditur se shumë shpejt do publikojë këngën e tij të re, teksa ka publikuar edhe sekuenca të këngës së tij. Në disa pjesë, Fero ofendon ish-gruan e tij, Arbenitën. Fero, sidoqoftë, u largua nga muzika me qëllim të vetëm, përkushtimin në fenë islame. Mirëpo pas njoftimit për rikthim në muzikë, vërehetse në rrjetet e tij sociale ai ka larguar të gjitha postimet në lidhje me fenë.

Read More

Mbrëmja e së martës në Big Brother VIP Albania 4 solli një moment të papërsëritshëm për banoren Egli Tako, pas transmetimit të videos me linjën e saj të jetës. Ajo u ftua të shkonte në dhomën e surprizave, ku e priste një nga figurat më të rëndësishme të së kaluarës së saj — ish-partneri Olsi Bylyku. Pasi ai u largua, Egli u bashkua me banorët. Jozi me ironi filloi këngën e Eglit me Olsin “Se janë bo do ditë….” Shikimi me plotë mllef i Eglit ndaj tij, kanë venë re edhe ndjekësit.

Read More

Mbrëmja e së martës në Big Brother VIP Albania 4 solli një moment të papërsëritshëm për banoren Egli Tako, pas transmetimit të videos me linjën e saj të jetës Ajo u ftua të shkonte në dhomën e surprizave, ku e priste një nga figurat më të rëndësishme të së kaluarës së saj — ish-partneri Olsi Bylyku. Takimi i tyre u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe të ngrohtë. Dyshja, të cilët dikur ishin ndër çiftet më të përfolur të showbizit shqiptar, shkëmbyen një përqafim të sinqertë, duke reflektuar respekt dhe vlerësim të ndërsjellë, pavarësisht ndarjes dhe rrugëve të ndryshme që…

Read More

Anxhela Peristeri befason fansat me një bashkëpunim interesant. Në Instagram ajo ka postuar një fotografi së bashku me këngëtaren Eli Malaj, duke shkruar se kënga e titulluar “SONTE” do të publikohet së shpejti. Ky postim mblodhi shumë komente nga ndjekësit dhe kolegët e këngëtareve, që shprehen se presin me padurim projektin të publikohet.

Read More