Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Ajo është përfolur shpesh në media për lidhje të mundshme, por vetë Leonora ka qenë shumë e rezervuar dhe nuk ka konfirmuar publikisht ndonjë lidhje serioze apo martesë. Për shumë vite është përmendur se ajo ka qenë në një marrëdhënie me një figurë të njohur publike, por asgjë nuk është bërë zyrtare. Ndërsa ka mbetur enigmë se a është ende në lidhje dashurie Leonora Jakupi. Edhe përsa i përket familjes dhe jetës jashtë skenës, ajo ka preferuar të fokusohet në karrierën muzikore dhe të mos ekspozojë shumë detaje personale në rrjete sociale apo intervista.
Një gjykatë amerikane ka vendosur që Mahmoud Khalil, një banor i përhershëm ligjor në ShBA dhe diplomuar në Universitetin e Columbia-s, mund të deportohet për shkak të rolit të tij në protestat pro-palestineze. Vendimi është i bazuar në një ligj të periudhës së Luftës së Ftohtë, i cili lejon deportimin e individëve që konsiderohen të kenë pasoja të rënda për politikën e jashtme të SHBA. Gjykata u ka dhënë avokatëve të tij afat deri më 23 prill për të apeluar. Khalil nuk është akuzuar për ndonjë krim, por arrestimi i tij ka ngjallur shqetësime mes mbrojtësve të lirisë së fjalës.
Menaxheri i VIP-ave, Faton Shoshi i ka uruar mirëseardhje këngëtares Xhensila Myrtezaj. Këngëtarja i është bashkuar ekipit të Shoshit dhe tashmë është nën menaxhimin e tij. “Duke ndërtuar trashëgimi, një artist në kohë! Mirësevjen”, shkroi Shoshi në fotografinë me Xhensilën. Ndërkohë, këngëtarja postimin e bëri share në Instastorje. Xhensila është këngëtarja më e përfolur e momentit, që nga ndarja me Bes Kallakun e deri tek super projektet e re muzikore që po sjell.
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut do të përurojnë një pikë të përbashkët kufitare. Bëhet fjalë për pikëkalimin e përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”. Ngjarja do të zhvillohet sot me fillim nga ora 11:00.
Sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët deri në pjesën e parë të ditës, ku pritet të ketë edhe reshje të pakta dhe lokale shiu, sipas Meteo Kosovës. Era do të fryjë në drejtime të ndryshme, e cila mund të arrijë shpejtësi prej 18 deri në 48 km/h. Temperaturat minimale do të shkojnë nga 4 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale nga 13 deri në 17°C.
Gjesti dhe Egli Tako duket se nuk kanë rënë dakord akoma për raportin me njëri-tjetrin. Ata nuk janë qartësuar se si qëndrojnë në këtë marrëdhënie duke bërë lëmsh edhe fansat e publikun. Këngëtari pejan i tha së fundmi banores se ka ndjenja dhe se e cilëson ‘të dashur’. E në ditën e sotme (e mërkurë), i tha se nuk e meriton atë dhe se do ta gjejë lumturinë e botës te dikush tjetër. “E meriton lumturinë e botës, e di se do ta gjesh lumturinë e botës, unë e di”, tha Gjesti. Egli në anën tjetër ia ktheu: “Si ka…
Një video e frikshme dhe e pazakontë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke shokuar përdoruesit me pamjet e një luani që sulmon një burrë në oborrin e shtëpisë së tij pretendohet në Shqipëri. Në video, burri shfaqet i ulur në shkallët e shtëpisë së tij, kur papritur luani e kafshon atë në qafë, duke shkaktuar një moment tensioni dhe paniku. Ngjarja ka shpërthyer në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë reaguar me frikë dhe habi për këtë sulm të papritur nga një kafshë e egër. Pas incidentit, një person tjetër ndërhyn shpejt, duke goditur me shuplakë luanin për ta larguar…
Reperi Fero ka shpërndarë një deklaratë në Instagram, ku ka bërë publike situatën e vështirë që po kalon si prind. Ai shprehet se prej tetorit të vitit të kaluar nuk ka pasur asnjë kontakt me vajzën e tij Ninën, dhe se përpjekjet për ta takuar kanë qenë të vazhdueshme përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan dhe përfaqësuesve ligjorë të palës tjetër. Fero thekson se ka nënshkruar një marrëveshje të propozuar nga avokatja Blinera Osmani – motra e Presidentes së Kosovës – me besimin se do t’i mundësohej kontakti me vajzën, por pas firmosjes, premtimi nuk është mbajtur. Ai shpreh…
Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania 4 ka qenë me përplot surpriza. Dy finalistët tani të shpallur janë Rozana Radi dhe Laert Vasili, gjersa dy të tjerë do të zgjedhen të shtunën. Ndërkaq katër banorë të tjerë do të largohen përfundimisht nga gara dhe çmimi i madh prej 100 mijë eurosh. Pas spektaklit, Egli Tako dhe Gjesti janë larguar nga pjesa tjetër e shtëpisë për të qëndruar në saunë. Në një moment ka hyrë Joz Marku, i cili nuk i ka lënë të qetë duke hedhur batuta me ta. Këngëtari pejan i kërkoi që të dilte jashtë…
Futbollisti i famshëm spanjoll, Alvaro Morata, është bashkuar me gruan e tij, Alice Campello. Ata u martuan në qershor 2017 dhe lajmi për ndarjen e tyre (të përkohshme) erdhi në gusht pasi ata pranuan se shpesh debatonin para fëmijëve të tyre. Çifti ka katër fëmijë dhe tani duket se kanë rigjetur prapë njëri-tjetrin.