Autor: G. R.

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Albania 4, Livia Brunga, ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Sol Summer”. Ajo ka folur për lidhshmërinë e saj me Kosovën dhe si ndihet kur vjen në vend. “Unë jam shumë e lidhur me Kosovën, sepse siç e kam thënë shpesh, kam një pjesë të familjes nga Kosova”, u shpreh ajo. Tutje theksoi: “Dhe këtu ndihem shumë në shtëpi. Unë jam veriore dhe po ndihem në shtëpi, pra më pëlqen shumë”. Ish-banorja shtoi po ashtu se shumë kosovarë i shkruajnë dhe i japin komente të mira lidhur me energjinë e saj pozitive. E njëjta…

Read More

Maqedonia e Veriut, është goditur sot  nga një tërmet me magnitudë 4.0 ballë të Rihterit. Njoftimi u bë Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Sipas EMSC-së, epiqendra e tërmetit ndodhej në zonën epiqendrore të Ohrit. Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 kilometrash.

Read More

Boksieri Drilon Rama ka treguar datën kur do të boksojë. Fituesi i Big Brother VIP Kosovës kërkon një fitore të radhës pas asaj në shtëpinë më të famshme në Kosovë. “Po me të 28-tin (qershor) e kam meçin në Londër mas një kohe, mas ni kohe të gjatë jam shumë i nxehtë me u rreeh apet edhe e di që shumë njerëz janë t’u e pritë këtë sen”, ka thënë Rama për Klan Kosovën. “Jam përgatitë për qet kohë të shkurtë – nuk e di a kom mujtë me u përgatitë ma mirë por kom ushtru si të tjera ditë”.…

Read More

Faza e katërt e operacionit të Iranit kundër Izraelit ka filluar. Kështu po citon CNN një raportim të një mediumi gjysmëzyrtar iraniane Mehr News. Operacioni, i quajtur Operacioni Premtimi i Vërtetë 3, përfshinte “qindra raketa të ndryshme balistike” që synonin ndërtesa banimi dhe infrastrukturë në Izrael. Sulmet janë një “përgjigje vendimtare” ndaj sulmit fillestar të Izraelit ndaj Iranit, i cili vrau disa komandantë të lartë ushtarakë, deklaroi agjencia e lajmeve. Autoritetet iraniane theksuan se do të “përgjigjeshin me vendosmëri ndaj çdo aventure” nga Izraeli, sipas Mehr.

Read More

Ish-banoret e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu dhe Kader Kicaj, duket se kanë prishur raportet me njëra-tjetrën. Kjo erdhi pas një situate të ndodhur javën e kaluar në programin “E diell” në Top Channel. Kaderit i ngeli hatri kur në një moment Xheneta përmendi ish-partnerin e saj në studio, Lumbardh Salihun, gjë që bëri ta lë studion. E tani ato shihet se nuk ndiqen më në Instagram dhe modelja në ditën e sotme (e diel) në po të njëjtin program zbuloi se u kërcënua nga i dashuri i saj aktual. Teksa po fliste për ngjarjen dhe një temë të…

Read More

Kosovari Shkelqim Hadri ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas përmes një postimi në Facebook, ku edhe i kanë shprehur ngushëllime familjes së Shkelqimit. “Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se bashkëkombasi ynë, Shkelqim Hadri, me prejardhje nga Prishtina, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në trafik në DFW”. “Në këto momente të rënda, jemi pranë familjes Hadri dhe shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”, thuhet tutje në njoftim

Read More

Ambasada e SHBA-së në Izrael u ka kërkuar të gjithë punonjësve dhe familjarëve të tyre të qëndrojnë në vend për shkak të situatës aktuale. Departamenti i Shtetit ka njoftuar se po u lejon familjarëve të stafit në Izrael, si dhe disa punonjësve jo emergjentë, të largohen nëse dëshirojnë, transmeton klankosova.tv. Sipas bbc, aktualisht, aeroporti ndërkombëtar pranë Tel Avivit është i mbyllur. Kjo do të thotë se e vetmja mënyrë për t’u larguar është tokësore, drejt vendeve fqinje si Jordania. Si ambasada në Jerusalem, ashtu edhe zyra në Tel Aviv janë ende të hapura për shërbime konsullore emergjente.

Read More

Në Fushë Kosovë, më saktë në rrugën “Dardania”, një veturë ka goditur një motoçiklist. Siç raporton portali Fushë Kosova, motoçiklisti se nuk ka pësuar lëndime të rënda. Nga pamjet, shihet se në vendngjarje janë edhe policia e Kosovës.

Read More