Na Kontaktoni
Popular Posts
Autor: G. R.
Blogerja e njohur Juliana Nura, shumicën e kohës po qëndron në Kosovë. Çdo moment këtu po e shijon në maksimum, e rrethuar me njerëzit e zemrës. Një video është bërë virale ku është shfaqur duke ngrënë shtalba. “Drejt prej Zvicres vjen me hanger shtalba. Qekjo është Kosova e mirë me 1 euro knaqesh ski nevojë 100 franga”, tha ajo.
Rita Ora po i ngrit temperaturat me rroba banje. Në një postim të ri në rrjetet sociale, këngëtarja kosovare me famë botërore tregoi format e saj trupore me rroba banje, ndërsa dëgjon këngën e saj më të fundit, Heat. “Vera 25 sapo u bë më e nxehtë 🥵”, shkroi ajo në mbishkrimin e postimit. “Ka qenë në përsëritje 24/7”, komentoi një nga ndjekësit e saj. “Fresca”, shtoi një tjetër ndjekës. Si ia del këngëtarja ta mbajë trupin e saj të mrekullueshëm? I gjithë sekreti qëndron tek dieta dhe fitnesi.
Ish-asistenti i Diddyt, Jonathan Perez, zbuloi në ditën e 23-të të gjyqit se si duket lista e blerjeve për “netët mbretërore” të reperit me zonjat. Perez ishte një nga asistentët personalë të P Diddyt nga dhjetori 2021 deri në shtator 2024, i cili, ndër të tjera, punoi në organizimin e të ashtuquajturave “netët mbretërore”, të cilat përfshinin Diddy-n që shkonte në një hotel për të qenë me gra. Sipas Perezit, ai rezervoi vetëm pesë netë sepse zakonisht punonte gjatë ditës.
Ambasadori i SHBA në Izrael, Mike Huckabee thotë se ambasada amerikane në Tel Aviv do të mbetet e mbyllur pasi pati dëme të vogla afër gjatë sulmeve iraniane gjatë natës. Mike Huckabee tha se nuk pati lëndime në personelin amerikan gjatë sulmeve. “Ambasada dhe Konsullata Amerikane në Izrael zyrtarisht do të mbeten të mbyllura sot, pasi strehimi është ende në fuqi. Disa dëme të vogla nga goditjet me raketa iraniane pranë Degës së Ambasadës në Tel Aviv, por nuk pati lëndime në personelin amerikan.”, shkroi Huckabee në X.
Refuzohet sërish lirimi i përkohshëm për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas Jakup Krasniqit, edhe Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit u është vazhduar masa e paraburgimit për nga dy muaj. Vendimi i fundit i Dhomave të Specializuara në Hagë vjen kinse rreth shqetësimeve për pengim të drejtësisë dhe ndikim mbi dëshmitarët. Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka refuzuar kërkesat për lirimin e përkohshëm të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit derisa ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për Hashim Thaçin, pasi Thaçi nuk ka bërë kërkesë për lirim të përkohshëm.
Artistja e njohur shqiptare, Rina Balaj, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një set të ri fotografik nga performanca e saj gjatë Beer Fest, duke ndezur rrjetin me paraqitjen e saj të guximshme. Në fotografitë e publikuara, Rina shfaqet në skenë dhe në prapaskenë. Ajo ishte veshur me një bluzë të hollë me prerje të theksuara dhe me pantallona të gjera shumëngjyrëshe, të kombinuara me aksesorë, rripa dhe byzylykë të shumtë.
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën që të dërgon për tek Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘’Adem Jashari’’. Në këtë aksident trafiku janë përfshirë një traktor dhe një kamion. Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes. Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident trafiku. Po ashtu, në vendin e ngjarjes janë parë edhe forcat policore.
Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Albania 4, Livia Brunga, ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Sol Summer”. Ajo ka folur për lidhshmërinë e saj me Kosovën dhe si ndihet kur vjen në vend. “Unë jam shumë e lidhur me Kosovën, sepse siç e kam thënë shpesh, kam një pjesë të familjes nga Kosova”, u shpreh ajo. Tutje theksoi: “Dhe këtu ndihem shumë në shtëpi. Unë jam veriore dhe po ndihem në shtëpi, pra më pëlqen shumë”. Ish-banorja shtoi po ashtu se shumë kosovarë i shkruajnë dhe i japin komente të mira lidhur me energjinë e saj pozitive. E njëjta…
Maqedonia e Veriut, është goditur sot nga një tërmet me magnitudë 4.0 ballë të Rihterit. Njoftimi u bë Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Sipas EMSC-së, epiqendra e tërmetit ndodhej në zonën epiqendrore të Ohrit. Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 kilometrash.
Boksieri Drilon Rama ka treguar datën kur do të boksojë. Fituesi i Big Brother VIP Kosovës kërkon një fitore të radhës pas asaj në shtëpinë më të famshme në Kosovë. “Po me të 28-tin (qershor) e kam meçin në Londër mas një kohe, mas ni kohe të gjatë jam shumë i nxehtë me u rreeh apet edhe e di që shumë njerëz janë t’u e pritë këtë sen”, ka thënë Rama për Klan Kosovën. “Jam përgatitë për qet kohë të shkurtë – nuk e di a kom mujtë me u përgatitë ma mirë por kom ushtru si të tjera ditë”.…