Author: G. R.

Dieta dhe frutat mund të shkojnë së bashku, por edhe 5 nga gjërat që duhet t’i shmangni. Frutat janë të pasura me vitamina dhe fibra të cilat janë thelbësore për funksionimin e duhur të traktit tretës. Megjithatë, disa fruta janë të mira për tu shmangur në dietë nëse po përpiqeni të humbni peshë. Për shkak të sheqernave që përmbajnë por edhe disa efekteve anësore që shkaktojnë kur konsumohen në sasi të mëdha. Frutat që mund t’i zëvendësoni në dietën tuaj! Kajsitë: Kur konsumohen në sasi të mëdha, mund të shkaktojnë probleme me tretjen. Përbërësi më i rrezikshëm i tyre është…

Read More

Kendrick Lamar dha lajmin më të bukur në mënyrën më modeste. Fituesi i “Grammy” zbuloi veprën artistike për albumin e tij të shumëpritur të ardhshëm “Mr. Morale & The Big Steppers”. Në foton për kopertinën e albumit, Kendrick shihet me një kurorë me gjemba me shpinën drejt kamerës teksa mban vajzën e tij 2-vjeçare. Por në foto shfaqet edhe e fejuara e reperit, Whitney Alford teksa qëndron në djep një foshnje, ndërsa të dy janë ulur në një shtrat vetëm pak metra larg. Sipas TMZ, çifti mirëpriti në heshtje fëmijën e tyre të dytë së bashku së fundmi. Çifti i…

Read More

KRU Prishtina ka njoftuar konsumatorët e lagjeve “Dardania”, “Lakrishte” dhe një pjesë të lagjes “Kalabria” në Prishtinë, se do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm. Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit ndërlidhet me detektimin e një rrjedhje uji nga gypi DN 200 mm. “Për ta kryer sanimin e defektit së pari është i domosdoshëm detektimi ngase operatorë të tjerë kanë vendosë gypa mbi gypat e ujit, andaj nevojitet identifikimi i saktë i rrjedhjes”, thuhet në njoftim. Ndërprerja e furnizimit me ujë varet nga ndërlikueshmëria e rastit, por KRU Prishtina beson se kjo mund të zgjasë tri deri në…

Read More

Rep-artisti i njohur në trojet shqiptare Unikkatil vazhdon të mbetet njëri nga emrat më të përmendur të shoubizit aktualisht. Ai para pak ditëve ka publikuar këngën e tij të fundit. Kjo këngë titullohet “Po eci” dhe u prit mjaft mirë nga fansat. E këtë e dëshmojnë edhe shikimet ku brenda një kohe të shkurtër kjo këngë ka arritur mbi dy milionë klikime në kanalin zyrtar në Youtube. E për këtë ka përmes një InstaStory ka reaguar edhe vet reperi. “Faleminderit! Këtë herë nuk e kom plan me u ndal me kaq”, ishte mbishkrimi i rep-artistit.

Read More

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, feston ditën e sotme (e enjte) ditëlindjen. E lindur më 12 maj të vitit 1985, krijuesja e një sërë hitesh ka mbushur plot 36 vite jetë. Me rastin e përvjetorit të lindjes, biondja ka shpërndarë një fotografi provokuese nga shtrati duke vënë në pah linjat trupore në një veshje nate transparente.

Read More

Ronela Hajati mori shumë reagime sa pozitive dhe negative me performancën e saj. Jo vetëm ndjekës por dhe personazhe të shumtë nuk kursyen kritikat për performancën e përfaqësueses së Shqipërisë në Eurovision 2022, e cila nuk kaloi dot në finale. Ndërsa rrjeti “gëlon”, këngëtarja ka vendosur t’ju përgjigjet të gjitha kritikave dhe komenteve negative me një status ironik në rrjetet sociale. “Ore Shqipe, po na këndoni ndonjë këngë tjetër të Eurovision apo vetëm timen keni qejf? Sa të mirë që jeni. Në fakt mua më shumë më pëlqeu si u duka. Si shpirt! #shqipëriaderinëvdekje #askushnuktëdosashqipet”, shkruan ajo.

Read More

Grupi teknologjik dhe industrial gjerman, Siemens AG, ka thënë se do të ndalë plotësisht operacionet në Rusi dhe do të largohet nga ky treg për shkak të pushtimit të paprovokuar rus në Ukrainë. Në një deklaratë të lëshuar më 12 maj, kompania multinacionale ka thënë se ka nisur “procedurat për të ndalur operacionet dhe aktivitetet biznesore” në Rusi. “Ne e dënojmë luftën në Ukrainë dhe kemi vendosur të ndalim aktivitetin tonë biznesor në Rusi. Ky nuk ka qenë vendim i lehtë, duke marrë parasysh detyrën tonë për t’u kujdesur për punëtorët tanë dhe marrëdhënien afatgjatë me konsumaorët, në një treg…

Read More

Eklipsi i parë total hënor i vitit 2022 do të ndodhë të dielën në mbrëmje. Hëna do të “përgjaket”, ndërsa hija e Tokës e mbulon atë, duke krijuar një spektakël, shkruan The Washington Post. Eklipsi do të jetë më i dukshëm në Amerikën e Veriut, por do të dallohet edhe në pjesë të Evropës e Afrikës. Kushdo që është i interesuar për hapësirën apo astronominë duhet të shfrytëzojë sa më shumë mundësinë për të parë eklipsin këtë fundjavë.

Read More

Ilaçet kundër dhimbjeve përdoren për të trajtuar dhimbje të ndryshme. Doza e rekomanduar ditore është afërsisht 200-400 mg, dhe maksimumi 1200 mg. Përdorimi i tepërt i qetësuesve dihet se shkakton probleme të shumta dhe serioze në stomak. Ibuprofeni mund të shkaktojë “efekte anësore të lidhura me stomakun”, paralajmëroi organizata bamirëse Versus Arthritis. Njerëzit që kanë urth ose dispepsi gjatë përdorimit të ibuprofenit këshillohen të flasin me mjekun e tyre. Përdorimi afatgjatë i ibuprofenit nuk rekomandohet sepse ai “rrit rrezikun e problemeve të qarkullimit të zemrës”. Një rrezik i tillë është më i theksuar tek ata që kanë rreziqe të tjera…

Read More

Buja e Ronela Hajatit në Eurovision duket se s’ka të ndalur. Kanë qenë të shumtë personazhet publike që e kanë komentuar performancën shpërthyese të këngëtares, ku një pjesë e mbështet dhe duartroket e pjesa tjetër e quan Turp. Këtyre të fundit u është bashkuar edhe ish-deputeti socialist Dritan Bici. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Bici u drejtohet dy këngëtareve Hajati dhe Enca. Veç të tjerash, ai i rikthehet edhe nostalgjisë për vitet e komunizmit. “Pse ti Enca e di veten artiste? Ju dilni ne skene apo ca klipe sa per te ekspozuar trupin tuaj,pastaj jeni ne pritje te pazarit.…

Read More