Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Sot ka festë në shtëpinë e këngëtares Shyhrete Behluli, pasi bashkëshorti saj feston ditën e lindjes. Për këtë nuk kanë munguar as fjalët me të mira nga ajo. “Gëzuar ditëlindjen Luli paq shëndet të mirë bashke me mu” ishte shprehur Shyhretja teksa ka bashkangjitur një foto nga pushimet.
Rita Ora sapo siguroi fansat e saj për gjendjen e shëndetit. Sipas përditësimit të fundit shëndetësor që ajo dha për The Sun , këngëtarja 33-vjeçare sqaroi gjendjen e saj shëndetësore pasi ishte shtruar më parë në një spital të Budapestit muajin e kaluar. Këngëtarja For You zbuloi se kishte vuajtur nga një problem shëndetësor mjaft i frikshëm që çoi në anulimin e setit të saj në Campus Fesztival në Hungari, i cili ishte planifikuar për 27 korrik. Pasi kaloi një natë nën kujdesin mjekësor, Rita ndau një përditësim se si u përball me një “frikë të vogël shëndetësore” dhe tani…
Edhe këtë vit Ministria e Arsimit ka marrë vendim që prindërit të subvencionohen për tekste shkollore. Këtë vit ky proces po konsiderohet me i lehtë nga prindërit. Disa nga ta i thanë Radio Kosovës së këtë vit ky proces ka qenë më i lehtë dhe se pas aplikimit, janë subvencionuar më shpejt. “ Po kam aplikuar për subvencionim. Shumë e lehtë ka qenë këtë vit proceduara, si të njohësh mënyrën e aplikimit është shumë e lehtë dhe të hollat këtë vit kanë dal shumë shpejt brenda disa ditësh. Po, kam aplikuar, procedura ka qenë e lehtë dhe nuk kam pas…
Bardhi dhe Sara romancën e tyre e filluan brenda në ‘Big Brother VIP Albania’ ku po e vazhdojnë edhe sot. Çifti shumë shpejtë do të bëhen prindër të një vajze. Sara ka publikuar një foto ku shfaqet e lumtur në krahët e partnerit ku shihen të kuruar në çdo detaj. Andaj ndjekësit nuk ndaluan me komente të shumta dhe pozitive për çiftin.
Papa Françesku dënoi ashpër të mërkurën trajtimin e migrantëve që kalojnë Detin Mesdhe për të hyrë në Evropë, duke thënë se ishte një “mëkat i rëndë” të mos ofrosh ndihmë për anijet e emigrantëve. “Ka nga ata që punojnë sistematikisht dhe me çdo mjet për të refuzuar emigrantët”, tha Papa gjatë audiencës së tij të përgjithshme javore në Sheshin e Shën Pjetrit. “Dhe kjo, kur bëhet me ndërgjegje dhe përgjegjësi, është mëkat i rëndë”, tha ai. Papa ka folur shpesh për trajtimin e emigrantëve gjatë papatit të tij 11-vjeçar. Por fjalët e tij të mërkurën, duke thirrur terminologjinë katolike për…
Këngëtarja 29 vjeçe, e cila tashmë ka një ndërmarrje botuese për stilin e jetesës dhe kulturën të quajtur Service95, është ende në pritje të miratimit nga Zyra e Pronësisë Intelektuale të Qeverisë, shkruan DailyMail. Aplikimi i saj mbulon shitjen e ‘akulloreve jo të qumështit, akulloreve në kon, akulloreve me qumësht, ëmbëlsirave me akullore, tortave me akullore dhe pijeve me akullore’, së bashku me milkshake dhe kos. Dua Lipa ka zbuluar më parë se nuk ndjek turmën kur bëhet fjalë për akulloren dhe ka shijen dhe përbërësit e saj unike. Ajo i tha Greg James në BBC Radio 1 se nuk…
Ish opinionisti i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane njihet për transparencën e tij. E së fundmi ai ka ironizuar me gazetarin nga Shqipëria, Blendi Fevziun. Në një intervistë televizive Fevziu ishte paraqitur me ora dore në të dy duart. E ky detaj s’i ka shpëtuar Manes, çka e qoi atë të bëj një premtim ironik. “Nga sot e tutje une do vesh dy palë brekë”, shkroi Mane.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka ndarë eksperiencën e tij në majën më të lartë të Kosovës, Gjeravica. Në llogarinë e tij në platformën X ai postoi një video përmbledhëse nga rrugëtimi i tij, ku u pa edhe tek përgatiste fli. “Kalova një kohë të jashtëzakonshme duke ecur në majën më të lartë të Kosovës, Gjeravica! Nga mbledhja e boronicave të freskëta tek zhytja freskuese në një liqen malor dhe madje edhe bërja e flisë tradicionale, ishte një aventurë e mrekullueshme me shoqëri të mrekullueshme”, shkroi Rohde në postim.
Një ngjarje e paprecedentë është shënuar gjatë një dasme në Greqi, Pirgos, ku kisha ku po zhvillohej ceremonia martesore është kthyer në një ring. Mediat greke raportojnë se gjithçka ka nisur në momentin, ku gjatë ceremonisë së kurorëzimit nusja i ka shkelur këmbën dhëndrit. Gjë kjo që s’i ka pëlqyer aspak dhëndrit dhe ka godi’tur me shuplakë nusen. Menjëherë kanë reaguar të afërmit e nuses të cilët kanë nisur të dhun’ojnë dhëndrin. Dasmorët kanë vrapuar në panik për të dalë nga kisha, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e Policisë. Dita më e bukur për çiftin është kthyer në…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë që sigurimet shëndetësore do të paguhen 3.5 për qind nga qytetarët përmes pagës, ndërkaq 3.5 për qind nga punedhensi. “Është më rëndësi që ky projektligj vjen pas një periudhe te gjatë diskutimesh, marr parasysh rëndësinë që ka ky projektligj. Ne kemi analizuar të gjitha sfidat dhe mangësitë që ka sistemi shëndetësor”, ka thënë Vitia në konferencë për media. “Është hapi themelor për krijimin e sigurimeve shëndetësore. Më këtë po rregullohen shumë gjëra. Po rregullohen edhe çështjet për mbledhjen e kontributeve nga qytetarë për fondin e sigurimeve”. “Kostoja shtesë për qytetar do të jetë…