Author: G. R.

Pas incidentit të rëndë që u shënua brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku gjatë transmetimit live të spektaklit të Big Brother Jozi goditi Gjestin, Top Channel menjëherë lajmëroi policinë për ngjarjen në fjalë. Shërbimet e policisë shoqëruan në komisariat Jozefin Markun, i cili u mor në pyetje lidhur me ngjarjen në fjalë dhe u la i lirë rreth orës 05.00 të mëngjesit, raporton TCH.

Read More

Gjysëmfinalja e këtij edicioni të “BBVA” eskaloi pak para përfundimit të spektaklit. Duke dalur nga shtëpia Jozi grushtoi keq Gjestin. VIDEO Banorët u shokuan nga ky veprim i shëmtuar, me Gjestin që mbeti në tokë, i tronditur. Pas disa minutash Gjesti ka marr veten. Në lidhjen direkte shihet se syri i është ënjtur nga goditja. ”Loja është lojë, nuk kemi ardh me u rreh. Me kon jashtë nuk ia kisha fal po jemi këtu une du me mbyll qysh kom ardh. Nuk kam ardh me u rreh, kam ardh me ba lojë”, ka thënë ai.

Read More

Një shumicë dërrmuese e punëtorëve amerikanë janë të shqetësuar për sigurinë e vendeve të tyre të punës gjatë vitit 2025, sipas një studimi të ri të publikuar nga platforma My Perfect Resume, me titull “The Great Stay: 2025 State of the Labor Market”. Sondazhi i realizuar me 1,115 punonjës zbuloi se rreth 81% e të anketuarve kanë frikë se do të humbasin punën këtë vit, ndërsa 20% e tyre janë “shumë më të shqetësuar” krahasuar me vitin e kaluar, sipas Newsweek. Rreth 76% e pjesëmarrësve presin që pushimet nga puna të shtohen në vitin 2025 dhe 92% besojnë se një…

Read More

Ledri Vula ka reaguar  menjëherë në lidhje me situatën e ndodhur në Big Brother mbrëmë, ku Jozefin Marku goditi Gjestin. Reperi ka ndarë një foto të Gjestit, ku shihet me syrin e ënjtur. Ledri foton e Gjestit e ka shoqëruar me një kurorë, ku një formë po tregon se po ia uron fitoren e këtij Big Brother. Kujtojmë se pas incidentit, Jozi u arrestua menjëherë.

Read More

Pas episodit tronditës që ndodhi gjatë spektaklit të djeshëm në Big Brother VIP Albania, ku Gjesti u godit fizikisht nga Jozi, ka ardhur edhe reagimi i parë publik i reperit G-Bani.   Në një video ku shfaqet tepër i emocionuar dhe me lot në sy, G-Bani i del hapur në mbështetje Gjestit, duke shprehur keqardhjen për atë që ka ndodhur, si dhe duke reflektuar mbi rolin e tij në situatë. VIDEO Ai shprehet: “O Gjest, o yll o dritë o njish o bish. Sa do të durosh më shumë. Je i paparë. I fole mamit e babit direkt dhe u…

Read More

Emisari i Posaçëm i SHBA-së për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë, duke kërkuar ndërprerjen e financimit për këtë institucion, shkruan Gazeta Sinjali. Në një postim në rrjetin social X, Grenell ka ndarë një postim të gazetarit Fitim Çeku, duke e shoqëruar me komentin “Ndalni fondet për këtë gjykatë! Është gjithçka politikë. Miliarda janë shpenzuar dhe shpërdoruar”. Në postimin e tij, Çeku ka publikuar pamje nga rrjeti social që tregojnë se Prokurorja e Përgjithshme e Gjykatës Speciale në Hagë, Kimberly West, si dhe prokurorja tjetër Silvia D’Ascoli, kanë pëlqyer…

Read More

Një burrë në Vushtrri ka tentuar t’ia marrë fëmijët ish gruas së tij. Ai është dërguar në mbajtje. “DHUNË NË FAMILJE- Vushtrri 12.04.2025 – 18:12. Është raportuar se ish bashkëshorti, i dyshuari mashkull kosovar, ka tentuar t’i marrë fëmijët nga nëna e tyre. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”

Read More

Pas incidentit të ndodhur mbrëmë në shtëpinë e Big Brother Albania, ku banori Jozefin Marku goditi Gjestin, ka ardhur edhe reagimi i parë nga familja e këtij të fundit. Motra e Gjestit, Blerina Kelmendi, ka postuar një story në Instagram ku falënderon të gjithë për përkrahjen dhe dashurinë e treguar ndaj vëllait të saj. VIDEO “Në pa mundësi mi kthy krejt mesazhet e dërguara për aktin fizik ndaj Gjestit, ju jemi mirënjohës ne si familje për gjithë mbështetjen dhe dashurinë që e keni tregu për to,” ka shkruar Blerina, duke shprehur falënderimin në emër të gjithë familjes Kelmendi.\  …

Read More