Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Super ylli shqiptar, Bebe Rexha, feston sot ditëlindjen. Këngëtarja dhe tekstshkruesja me famë ndërkombëtare, po mbush sot plot 35 vite jetë. Bebe hyri në Instagram, për të ndarë një postim mirënjohës për gjithë dashurinë dhe mbështetjen ndaj saj. Shumë urime Bebe!
Learta Jakupi dhe Kushtrim Salihu, një nga çiftet më të dashura dhe të respektuara në vendin tonë, po festojnë sot një përvjetor të veçantë – 10 vjet dashuri të pastër dhe të pashuar. Kjo dyshe simpatike ka arritur të ndërtojë një marrëdhënie të fortë dhe të qëndrueshme, që ka shërbyer si një model frymëzimi për shumë çifte të tjera. Për të shënuar këtë moment të rëndësishëm në jetën e tyre, Learta dhe Kushtrimi kanë zgjedhur të kalojnë përvjetorin në një vend përrallor, duke shijuar pushime të qeta dhe romantike me familjen e tyre. Gjatë këtyre 10 viteve të mbushura…
Ani pse mban epitetin nënë, këngëtarja Eni Koci vazhdon të mbetet në super formë. Prova më e mirë për këtë janë fotot që ajo poston në mediat sociale. Në një postim të fundit, Eni u shfaq e veshur me rroba banjo, dhe fiziku i saj dukej për mrekulli. Pa e zgjatur shumë, foton e gjeni mëposhtë!
Policia e Kosovës ka publikuar pamje të operacionit policor të realizuar në veri të Kosovës “Pamje nga operacioni policor i realizuar me 30.08.2024 në veri të Kosovës, bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal për ndërprerjen e aktiviteteve ilegale dhe mbylljen e pesë objekteve të komunave ilegale në veri të Kosovës”, shkruan policia krahas pamjeve. Aty policia ka konfiskuar dokumente, para, kompjuterë. Në pamjet e publikuara shihet edhe një foto e presidentit rus, Putin. Pas aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës ku mbylli pesë objekte të komunave ilegale, KFOR-i ka shtuar praninë e tij në urën…
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Ilnisa Agolli, ka bërë javëve të fundit një ndryshim drastik në pamje. Ilnisa vendosi që të ndryshonte flokët bionde në një nuancë kafe të errët, duke bërë që e gjithë paraqitja e saj të transformohej. Gazetarja së fundmi i bëri flokët me zgjatje në një dalje të fundit në restorant. Foto: Ilnisa Agolli / Instagram Ajo kishte veshur një bluzë të shkurtë të bardhë dhe flokët i kishte kapur. Kjo paraqitje e fundit bëri që gazetarja të dukej më joshëse se kurrë. Foto: Ilnisa Agolli / Instagram
Blogerja e njohur Afrona Dika ditët e fundit të pushimeve i kaloi në Shqipëri. Ajo është përballur me një problem shëndetësor, që e cila e detyroi që t’i nënshtrohej një kontrolli mjekësor në spital. Në Instastory asaj i është publikuar një fotografi ku shihet e shtrirë në spital, teksa merr infuzion. “Fat i keq”, ishte mesazhi që shkroi e afërmja e saj. Kujtojmë që Afrona u bë e njohur për publikun pas martesës me këngëtarin Blero si dhe dramat që janë krijuar pas ndarjes së tyre.
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është takuar sot me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak, në Pragë në margjina të Forumit Globsec. Sipas raportimeve të mediave, Vucic ka diskutuar rreth ngjarjeve të fundit në veri të Republikës së Kosovës duke thënë se “të drejtat e serbëve po shkelen sërish dhe se siguria e serbëve është kërcënuar”, Vucic aksionin e fundit të Policisë së Kosovës në katër komunat veriore e ka cilësuar si “lëvizje arrogante të Prishtinës”.
Reperi i njohur, Don Xhoni është goxha aktiv në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Ai sot ka publikuar një fotografi, së cilës ia ka bashkëngjitur edhe një shkrim, ku pa dhënë emra, thotë se po e shikon dikë, për të parë se a kanë ndërmend të përmirësohen, duke iu drejtuar edhe me shprehjen “hajde ma gjallë”. “Veç po këqyri, a e keni ndërmend me u përmirësu apo jo, hajde ma gjallë”, ka shkruar tutje Don Xhoni.
Moderatori Alaudin Hamiti ka nxitur aludimet mbi edicionin e ri të Big Brother VIP Kosova. Përmes një storie të publikuar në llogarinë e tij të Instagramit, Hamiti u shfaq pranë një syri të ngjashëm me atë të logos së Big Brother. “Kush po na vëzhgon?”, mbishkroi ai. A i bie kjo që Alaudini porsa e konfirmoi se do jetë sërish prezantues i këtij formati televiziv? Gjithsesi, na mbetet të presim deri në fillimin e edicionit të tretë të BBVK, për t’i shuar përfundimisht spekulimet e ngritura në publik prej kohësh.
E bukura, Ivana Knoll i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në një transmetim të drejtpërdrejtë në TikTok. Një nga temat që u diskutua kishte të bënte me edukimin. Modelja zeshkane ka diplomuar në Fakultetin e Arteve të Bukura (Grafikë) në Zagreb, teksa së fundmi ka zbuluar edhe detajet e shkollimit. “Më përjashtuan nga dy shkolla të mesme. Hera e parë ishte për shkak të vonesës në klasë, sepse nuk më lejuan të kisha një mungesë të pajustifikuar duke pasur parasysh se tashmë kisha shumë. Një vajzë e klasës e detyroi mësuesin ta bënte. Kur mbërrita në shkollë, u informova për…