Author: G. R.

Blogerja e njohur Afrona Dika ditët e fundit të pushimeve i kaloi në Shqipëri. Ajo është përballur me një problem shëndetësor, që e cila e detyroi që t’i nënshtrohej një kontrolli mjekësor në spital. Në Instastory asaj i është publikuar një fotografi ku shihet e shtrirë në spital, teksa merr infuzion. “Fat i keq”, ishte mesazhi që shkroi e afërmja e saj. Kujtojmë që Afrona u bë e njohur për publikun pas martesës me këngëtarin Blero si dhe dramat që janë krijuar pas ndarjes së tyre.

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është takuar sot me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak, në Pragë në margjina të Forumit Globsec. Sipas raportimeve të mediave, Vucic ka diskutuar rreth ngjarjeve të fundit në veri të Republikës së Kosovës duke thënë se “të drejtat e serbëve po shkelen sërish dhe se siguria e serbëve është kërcënuar”, Vucic aksionin e fundit të Policisë së Kosovës në katër komunat veriore e ka cilësuar si “lëvizje arrogante të Prishtinës”.

Read More

Reperi i njohur, Don Xhoni është goxha aktiv në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Ai sot ka publikuar një fotografi, së cilës ia ka bashkëngjitur edhe një shkrim, ku pa dhënë emra, thotë se po e shikon dikë, për të parë se a kanë ndërmend të përmirësohen, duke iu drejtuar edhe me shprehjen “hajde ma gjallë”. “Veç po këqyri, a e keni ndërmend me u përmirësu apo jo, hajde ma gjallë”, ka shkruar tutje Don Xhoni.

Read More

Moderatori Alaudin Hamiti ka nxitur aludimet mbi edicionin e ri të Big Brother VIP Kosova. Përmes një storie të publikuar në llogarinë e tij të Instagramit, Hamiti u shfaq pranë një syri të ngjashëm me atë të logos së Big Brother.     “Kush po na vëzhgon?”, mbishkroi ai. A i bie kjo që Alaudini porsa e konfirmoi se do jetë sërish prezantues i këtij formati televiziv? Gjithsesi, na mbetet të presim deri në fillimin e edicionit të tretë të BBVK, për t’i shuar përfundimisht spekulimet e ngritura në publik prej kohësh.

Read More

E bukura, Ivana Knoll i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në një transmetim të drejtpërdrejtë në TikTok. Një nga temat që u diskutua kishte të bënte me edukimin. Modelja zeshkane ka diplomuar në Fakultetin e Arteve të Bukura (Grafikë) në Zagreb, teksa së fundmi ka zbuluar edhe detajet e shkollimit. “Më përjashtuan nga dy shkolla të mesme. Hera e parë ishte për shkak të vonesës në klasë, sepse nuk më lejuan të kisha një mungesë të pajustifikuar duke pasur parasysh se tashmë kisha shumë. Një vajzë e klasës e detyroi mësuesin ta bënte. Kur mbërrita në shkollë, u informova për…

Read More

Që nga pjesëmarrja në ‘Big Brother VIP Kosova’ Kaderi me paraqitjen e saj ka fituar mijëra zemra të ndjekësve. E para ishte Shqipja qe ka publikuar një foto në përqafimin e Kaderit duke u shprehur “Të dua poki, me mungon”. Ndërsa Kaderi i përgjigjet “Edhe mua me mungon shumë”. Nga kjo kuptojmë se ish banoret vazhdojnë të kenë raporte të mira edhe nga dalja e reality show-it.

Read More

Ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu është mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo sot është pyetur nga fansat e saj se a do ta festojë ditëlindjen me shoqëri, apo me familje. Ndërkaq, Vesa është përgjigjur se nuk do ta festojë fare, duke i shtuar kësaj përgjigje edhe një figurë me të qeshur. “Hiç s’kom me festu”, ka shkruar Vesa Vllasaliu. Io

Read More

Në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, përveç automjeteve të blinduara të karabinierëve nga njësia italiane e KFOR-it, aty tani të pranishëm janë edhe pjesëtarë të kontingjentit çek, të cilët kanë krijuar një kordon në mes të urës, raporton KosovoOnline. Kjo rritje e pranisë së KFOR-it aty besohet se erdhi pas aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës për mbylljen e disa objekteve të institucioneve paralele ilegale në veri.

Read More

M’fal” e Don Xhonit ka arritur plot 20 milionë klikime në YouTube. Reperi nga Drenica falënderoi adhuruesit e tij për mbështetje duke zbuluar edhe një lajm të ri. “Faleminderit 20 milionë herë. Qëndroni gati për bombën e radhës”, shkroi artisti duke mos zbuluar më shumë detaje.

Read More

Një zyrtar i një banke në Prishtinë ka raportuar në polici se kanë pranuar  një shumë parash fals, nga 11 biznese. Policia na raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar. “Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i një banke , ka raportuar se nga 11 biznese kanë pranuar  një shumë parash- monedha  të ndryshme të dyshuara për falsifikim . Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet tutje në raport.

Read More