Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot do të mbajë konferencë për media. Në njoftim është thënë se konferenca do të mbahet në ora 11:00. “Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të mbajë Konferencë për Media, nesër më 03 shtator 2024, ora: 11:00, në Ministrinë e Drejtësisë.”, thuhet në njoftim. Tema e konferencës, thuhet se eshte Projektligji për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e pasurisë se pajustifikueshme.
Reperi i njohur shqiptar, Big Basta ka paralajmëruar për diçka të mirë fansat e tij. Në një emision në Shqipëri, ai ka bërë të ditur se shumë shpejt do të vjen albumi më i ri i tij. Sa nga ju po e prisni me padurim?
Këngëtarja Dafina Zeqiri ka bërë të ditur se bashkëpunimi i saj më 2Ton, “Qaj, qaj”, është duke u dëgjuar goxha shumë në shtetet evropiane. Në një story në Instagram, ajo ka bërë të ditur se kënga në fjalë është më e dëgjuara në Zvicër. Kurse, në Suedi në vendin e katërt, e në vendin e gjashtë është në Belgjikë dhe Greqi, e në vendin e shtatë në Austri. Më poshtë e keni listën e plotë më shtetet ku kjo këngë u dëgjua më së shumti:
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Dje në këtë proces e ka përfunduar dëshminë e tij, Imer Imeri. Gjatë dëshmisë së tij, ai i është përgjigjur pyetjeve të prokurorise, mbrojtjes dhe gjyqtarëve. Përpara se te mbyllet seanca, kryegjyqtari ua tërhoqi vërejtjen ekipeve mbrojtëse, pasi kishin kërkuar shtatë orë për këtë dëshmitar, ndërsa kundërpyetjet e tyre i përfunduan për një orë.
Këngëtarja me famë botërore, Rihanna është duke përgatitur një projekt të ri. E përmes disa fotove, ajo shihet jashtëzakonisht mahnitëse, e veshur nga koka te këmbët me “arë”. Siç duket, për artisten ky projekt është madhor.
Gushti ishte shkretëtirë dhe VIP-at shqiptarë ranë në qetësi absolute, por duket se tani nështator ‘u ka ndryshuar gjaku’ dhe janë më aktivë se kurrë. Rishtazi, Arbana Osmani bëri një postim në Instagram dhe pyeti ndjekësit nëse do të funksiononte një emision si “Love is Blind” në Shqipëri. Me një foto nga televizori i shtëpisë, duke parë “Love is Blind” në Netflix, Arbana mund të na ketë dhënë një ‘detaj’ për emisionin e ri ku mund ta shohim, ose bazuar nga reagimet e ndjekësve, mund ta çojë më tej idenë e sjelljes së “Love is Blind” në Shqipëri. Ky emision…
Ish banorja e Big Brother, Juliana Nura është shumë aktive në rrejte sociale, për aktivitetet e saj ditore. Por për jetën e saj sentimentale, ajo ka kohë që nuk është komentuar në media rozë. Ajo vendosi që sot të bëj një hap lidhur me këtë, duke publikuar një fotografi ku shihen krahas një mashkulli. Xhuli në foton e publikuar në ‘Insta Story’, iu vërehën vetëm këmbët e tyre.
Reperi shqiptar Bardhi çdo ditë e më shumë po e tregon hapur dashurinë që ka ndaj partneres, Sares. Edhe me rastin e ditëlindjes nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi Bardhi fascinoi me veprimin e tij. Që në orët e mesnatës ai u kujdes t’i thur fjalët më të bukura të dashurës, e që festën e nisi me hedhjen e fishekzjarrëve. “Urime ditelindjen Sar, Cika jem e vogel, Nana e fmijve tmi, inspirimi jem, gjysma jem! Edhe 100 tjera. Te dua shume.”, shkroi artisti përbri postimit.
Moderatorja Luana Vjollca qe një kohë të gjatë u përfol për lidhjen e saj me Krenar Çoçajn. Kjo nuk u mohua as pohua asnjëherë nga asnjëra palë. Mirëpo para disa ditësh, dolën disa zëra se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Mirëpo kjo nuk qenka e vërtetë, Luana sot ka festuar ditëlindjen e 33-të, ku e pranishme ishte edhe një familjare e ngushtë e Krenarit, Abetarja. Kjo ka bërë që të kuptojmë së çifti janë akoma bashkë dhe se thashethemet për ndarjen e tyre janë të pavërteta.
I ashtuquajturi kryetar i Asociacionit të qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës, Rasha Rojeviq, ka njoftuar se të premten, më 6 shtator, do të fillojë bllokada e të gjitha vendkalimeve kufitare në Kosovë. Rojeviq paralajmëroi se bllokada do të vazhdojë derisa forcat policore të Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës dhe institucionet t’u kthehen serbëve. “Bllokada do të fillojë të premten dhe do të zgjasë derisa forcat policore të Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës dhe t’u kthehen serbëve institucionet e uzurpuara. Ne gjithashtu kërkojmë që KFOR-i, në përputhje me mandatin e Rezolutës 1244, të marrë kontrollin e veriut…