Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka bërë të ditur se për herë të parë është arritur vlera e 3 miliardë eurove neto nën menaxhim në fund të gushtit të këtij viti. Në njoftimin e Trustit thuhet se gjatë periudhës janar-gusht 2024, mjetet nën menaxhim u ngritën për më shumë se 300 milionë euro krahasuar me fundvitin e vitit 2023. “Ngritja e këtij tetëmujori erdhi nga kontributet e reja (rreth €200 milionë) dhe kthimi nga investimet (rreth €165 milionë). Por njëkohësisht rreth €60 milionë u zbritën nga fondi për pagesat mujore të pensioneve dhe shpenzimet e tjera”. “Prej fillimit të…
Ka nisur dshminë në Gjykatën Speciale, Rrustem Tetaj. Ai është dëshmitar i ZPS-së, derisa ka qenë anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.. Ndërsa, një ditë më parë, në Speciale ka dëshmuar ish-zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imer Imeri. Ai ka thënë se ishte torturuar nga pjesëtarë të UÇK-së dhe ishte mbajtur i lidhur.
Këngëtari shumë i përfolur dhe i dashur për publikun, Blerando, ka paralajmëruar se së shpejti do të sjell hite të reja në tregun e muzikës shqiptare. Kështu bëri të ditur ish-konkurrenti i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, përmes një postimi në Instagram. Ndër të tjera, ai falënderon të gjithë fansat për përkrahjen e tyre.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se do t’i ndajnë 100 bursa për studentët drejtimet deficitare dhe ato teknike. Sipas Nagavcit, bursat do të ndahen me qëllim të mbështetjes së nxënësve në profile të rëndësishme për tregun e punës. “Me qëllim të mbështetjes së nxënësve në profile të rëndësishme për tregun e punës, kemi hapur konkursin për ndarjen e 100 bursave për nxënësit e regjistruar në klasën e 10-të në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (shkolla profesionale) për vitin shkollor 2024-2025”. “Me këtë rast, do të ndajmë 60 bursa për drejtimet deficitare dhe 40 për drejtimet…
Kosovari Liridon Rexhepi raportohet se është arrestuar nga policia turke, të cilin Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke e ka identifikuar si kreun e rrjetit financiar të agjencisë izraelite të inteligjencës, Mossad në Turqi. Siç shkruan “Anadolu”, Rexhepi ka menaxhuar operacionet financiare të Mossadit në Turqi, e po ashtu, nën udhëzimet e shërbimit të inteligjencës izraelite, ai ka kryer përgjime me dronë dhe operacione psikologjike kundër politikanëve palestinezë. Po ashtu, thuhet se Rexhepi ka transferuar fonde tek agjentët në terren në Turqi edhe nga Kosova, teksa thuhet se transaksionet e dyshimta në llogarinë e tij monitoroheshin nga inteligjenca turke.
Këngëtari shqiptar, Bardhi së shpejti po vjen me shumë projekte. Kështu të paktën ka bërë të ditur ai përmes një postimi në Instagram. Ai ka ndarë një foto nga studio ku dhe ka shkruar se një album është gati.
Xhensila Myrtezaj është një nga këngëtaret më të dashura për publikun. Kohët e fundit ajo ka qenë në qendër të mediave rozë, sidomos pas ndarjes nga aktori Bes Kallaku. Ndonëse këngëtarja ka qenë mjaft e angazhuar me koncerte e projekte muzikore sidomos gjatë periudhës së verës, postimet e saj në rrjetet sociale nuk kanë munguar. Së fundmi, këngëtarja e hitit “Lamtumirë”, publikoi një “boomerang” në Instagram, ku shfaqej tejet tërheqëse. Ajo dukej tejet provokuese me pozat nga ky postim në Instagram.
Babi i Klea Prengës, e cila u dhu’nua pak kohë më parë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, në një komunikim për emisionin “People” në Euronews Albania tha se ngjarja është e vështirë, por për të duhet të flasë vetë Klea, e cila siç nënvijëzoi nuk është gati ta bëjë këtë. “Është ngjarje e vështirë për mua, dua të më kuptoni. Kjo është një ngjarje që nuk më takon mua të flas, por Kleas dhe ajo nuk është gati. Goditja, i ka prekur nervin e buzës së sipërme dhe e ka të mpirë, ndaj më kuptoni. Të falenderoj për interesimin,…
Një familje kosovare duhet të largohet nga Zvicra, pasi akuzohet se ka marrë ndihmë sociale në vlerë 618 mijë franga, raporton “Blick”. Gjykata Federale refuzoi ankesën e çiftit, pavarësisht se kanë nisur të punojnë. Gjykata Federale vendosi që çifti kosovar dhe djali i tyre i mitur duhet të largohen nga Zvicra pasi kanë marrë ndihmë sociale me vite. Vendimi ishte marrë nga tre gjyqtarë dhe konfirmon vendimin e Gjykatës Administrative të Aargaut, duke vënë në dukje varësinë e konsiderueshme dhe afatgjate të familjes nga mbështetja e shtetit. Burri 55-vjeçar dhe gruaja 50-vjeçare kanë jetuar në Zvicër më shumë se gjysmën…
Dashi Dita e sotme ka për të qenë disi e vështirë dhe në disa momente do ndiheni të mërzitur. Ju të dashuruarit edhe pse në një lidhje, do ndiheni më të vetmuar se kurrë. Partneri do jetë i angazhuar me disa çështje të rëndësishme dhe do ju lërë shumë pas dore. Ju beqarët nuk do arrini dot të fiksoheni pas një personi pasi do merrni shumë ftesa njëherësh. Në punë gjërat nuk do jenë të lehta. Do ju mungojë organizimi dhe nuk do jeni aspak praktikë, Në shumë momente nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Në planin financiar ka…