Na Kontaktoni
Popular Posts
Autor: G. R.
Fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, boksieri Drilon Rama ka paralajmëruar sonte në emisionin e Klan Kosovës, Sport Show, se do të ketë një meç më 28 qershor në Londër të Britanisë së Madhe. I pyetur nga moderatori i emisionit “Sports Show” në Klan Kosova, Arlind Sadiku se a do ta ftojë Sara Kolamin që ta shikojë atë në publik, Driloni e dha një përgjigje interesante. “Nuk do ta ftoj askënd, do ta ftoj vetëm familjen time. Kushdo që vjen të më shikoj më vjen mirë”, ka thënë Rama.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim grupin muzikor “Shkodra Elektronike”. Ai ka publikuar një video në rrjetet sociale, duke shkruar: “Shkodra Elektronike në Kryeqytet”. Vizita e tyre në Prishtinë dhe mikpritja e kryetarit Rama, flet përmes pamjeve, një takim simbolik që tregon respektin e ndërsjellë për artin, muzikën dhe lidhjen kulturore shqiptare
Modelja e njohur kosovare Kader Kicaj, po vazhdon të jetë ndër emrat më të komentuar në mediat rozë. Krahas botës së modelingut, atë do ta shohim në tjetër profesion. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se ajo tashmë ka nënshkruar një kontratë ku do jetë pjesë e një seriali kosovar. Emri i saj në serial do të jetë “Rita” dhe sigurisht do jetë një personazh që do të pëlqehet nga fansat.
Tirana bëri bashkë të gjithë ministrat e jashtëm të vendeve të Europës Juglindore, në një aktivitet që shënoi përmbylljen e presidencës shqiptare të SEECP-së. Fjalën hapëse të samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore e mbajti ministri Ilgi Hasani, i cili u ndal te bashkëpunimet rajonale të arritura deri më tani, ndërsa përsëriti ambicien e Shqipërisë për t’u integruar në BE brenda kësaj dekade, transmeton klankosova.tv. “Synimi ynë është ambicioz, por edhe i arritshëm: për të çelur kapitujt deri në fund të këtij viti dhe për të përmbyllur negociatat deri në vitin 2027. Po punojmë me vendosmëri për ta…
Një studim i botuar në revistën BMJ Nutrition, Prevention & Health shqyrtoi të dhënat e më shumë se 28,000 të rriturve, të cilët u anketuan mbi cilësinë e dietës së tyre dhe simptomat depresive. Njerëzit që ndoqën një dietë kufizuese të kalorive, veçanërisht burrat dhe njerëzit me një indeks të masës trupore të konsideruar mbipeshë, kishin më shumë gjasa të kishin simptoma më të larta të depresionit, sipas të dhënave. Cilësia e dietës gjithashtu kishte rëndësi. Njerëzit që raportuan një dietë me më shumë ushqime të ultrapërpunuara, karbohidrate të rafinuara, yndyrna të ngopura, mish të përpunuar dhe ëmbëlsira kishin më…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mitrovicë. Në një banesë afër Tunelit të Parë, është gjetur pa shenja jete një burrë, rreth 54 vjeçar. Siç mëson Klankosova, viktima është Esat Fazliu. Sipas informacioneve të para, viktima është nga fshati Perani i Podujevës por që ka jetuar në Mitrovicë.
Nëse ka një gjë që dimë për Dua Lipën , është se ajo punon shumë – sinqerisht – në çdo gjë. Kjo vëmendje ndaj detajeve, veçanërisht kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj shëndetit mendor dhe fizik dhe arsimimit të vazhdueshëm, nuk është e pazakontë, është diçka që ajo e ka kuruar. “Unë mbush 30 vjeç në gusht”, i tha ajo Gaby Wood në intervistën e saj.
Pakistani ka mbyllur rrugët tokësore dhe ajrore me Iranin fqinj për shkak të përshkallëzimit të luftës së këtij të fundit me Izraelin, duke lënë qindra persona të bllokuar në të dy anët e kufirit, thanë zyrtarët të hënën. Mbyllja, e cila hyri në fuqi të dielën, pritet të shkaktojë mungesa të ushqimit dhe naftës në disa rrethe të provincës jugperëndimore të Pakistanit, Baluçistan, e cila kufizohet me Iranin dhe varet nga furnizimet me ushqim dhe naftë e kontrabanduar nga Republika Islamike, shprehen me shqetësim banorët lokalë. Ka disa rrugë tokësore që lidhin Pakistanin me Iranin, ndër të cilat më të…
Prej disa ditësh rrjeti po zien nga thashethemet për një lidhje të mundshme mes Sara Hoxhës dhe biznesmenin Erik Fullanit. Dyshimet nisën pas disa postimeve të dyshimta nga i njëjti destinacion në jug të vendit, por tashmë duket se çdo dyshim është konfirmuar me këto pamje. Në foto, Sara dhe Eriku shihen duke shijuar një ditë plazhi në shoqërinë e njëri-tjetrit, të relaksuar dhe të buzëqeshur, në një ambient privat dhe larg syve të publikut.
Prindërit e ish-policit të arrestuar në Serbi, Arbnor Spahiu, kanë lëshuar një deklaratë, ku thuhet se i biri i tyre po mbahet në paraburgim me akuza të padrejta dhe të pabaza. Ata thonë se Arbnor Spahiu ka dhënë dorëheqje nga Policia më 1 nëntor 2022 dhe që atëherë jeton në Gjermani me bashkëshorten e tij. “Ne jemi prindërit e Arbnor Spahiut. Djali ynë ndodhet aktualisht në paraburgim në Serbi, mbi bazën e një akuze të padrejtë dhe të pabazë. Dëshirojmë të sqarojmë publikisht se Arbnori ka dhënë dorëheqje nga puna më 1 nëntor 2022. dhe që prej asaj kohe jeton…