Autor: G. R.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë të hënën se dëshiron një “fund të vërtetë” për problemin bërthamor me Iranin, tek ka theksuar se Republika Islamike duhet të “heqë dorë plotësisht” nga armët bërthamore, sipas komenteve të postuara nga një gazetar i transmetuesit amerikan “CBS News” në platformën X, raporton The Guardian. Sipas gazetarit, Trumpi i bëri komentet gjatë largimit të tij në mesnatë nga Kanadaja, ku mori pjesë në samitin e shtatë të vendeve më të industrializuara (G7) Mes tjerash, Trumpi ka thënë se Izraeli nuk do të ngadalësojë sulmet ndaj Iranit. “Do ta kuptoni…

Read More

Gjumi i mjaftueshëm është jetik për shumë funksione trupore, por veçanërisht për trurin. Një studim i fundit nga Universiteti i Harvardit ka theksuar rëndësinë e gjumit cilësor në përmirësimin e kujtesës afatgjate dhe përqendrimit. Sipas studiuesve, gjatë gjumit ndodhin procese kyçe si konsolidimi i memories – momenti kur truri “arkivon” informacionet e mësuara gjatë ditës. Kjo është arsyeja pse mungesa e gjumit mund të ndikojë negativisht në të mësuarin dhe në rikujtimin e fakteve. Gjumi gjithashtu ndihmon në rregullimin emocional dhe uljen e stresit. Ata që flenë më pak se 6 orë në natë raportojnë më shumë luhatje humori dhe…

Read More

Gjatë ditëve të nxehta të verës, rreziku për dehidratim rritet ndjeshëm, duke ndikuar negativisht në funksionet jetësore të trupit si tretja, qarkullimi dhe funksioni i zemrës. Ekspertët e shëndetit theksojnë rëndësinë e hidratimit të vazhdueshëm dhe ofrojnë disa këshilla praktike për ta mbajtur trupin të freskët dhe të shëndetshëm. Rekomandohen pesë hapa kyç për të shmangur dehidratimin: Pini ujë rregullisht – Ekspertët sugjerojnë të konsumohen 2 deri në 2.5 litra ujë në ditë, në mënyrë të shpërndarë, jo vetëm kur ndjeni etje. “Etja është shpesh një shenjë se dehidratimi tashmë ka nisur”, theksojnë ata. Përfshini fruta dhe perime të pasura…

Read More

Policia në Ferizaj është duke hetuar një rast zhdukjeje të një të miture, e cila nuk është kthyer në shtëpi që nga pasditja e së dielës. Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se më 16 qershor 2025, rreth orës 22:30, është paraqitur në polici qytetari T. Q., i cili ka deklaruar se ka nën kujdestari mbesën e tij, për shkak të ndarjes së prindërve të saj. Sipas tij, e mitura F. T. e moshës rreth 13 vjeç, është larguar nga shtëpia të dielën më 15 qershor, rreth orës 14:30 dhe që nga ajo kohë nuk kanë asnjë informacion…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Gjermani. Një burrë 31-vjeçar po hetohet nga policia pasi dyshohet se ka hedhur qëllimisht nga dritarja fëmijën e tij vetëm dy vjeç. Sipas raportimeve të “Bild”, ngjarja ndodhi në shtetin gjerman North Rhine-Westfalen, rreth orës 2 të mëngjesit. Fëmija ra nga një lartësi prej katër metrash dhe përfundoi me lëndime të rënda në spital. Fatmirësisht, mjekët kanë konfirmuar se ai është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në kujdes intensiv. Ndërkohë, edhe babai – i dyshuari kryesor – është në kujdes intensiv, megjithëse autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota…

Read More

Fifi ka surprizuar ndjekësit në rrjetet sociale me një paralajmërim për këngën e saj më të re, në një moment ku vëmendja publike është ende e fokusuar tek raporti i tensionuar mes saj dhe Egli Takos. “Kënga e re po vjen së shpejti”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit në Instagram. Ndërkaq, prej disa ditësh në media është përfolur për një prishje të bashkëpunimit mes dy artisteve, të cilat më parë kishin një marrëdhënie të ngushtë profesionale. Fifi ka qenë për pak kohë menaxhere e Eglit, por sipas raportimeve janë ftohur për arsye financiare. Megjithëse vetë Fifi nuk…

Read More

Ndryshe nga vitet e mëparshme, Prokuroria për Krime Lufte në Serbi ka rritur ndjeshëm numrin e aktakuzave gjatë vitit 2024. Shumica e tyre janë ngritur ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH), ky është rezultat i presionit politik nga autoritetet dhe mediat proqeveritare në Serbi. Ndonëse Serbia vazhdoi me arrestimin e shtetasve të Kosovës në pikat kufitare edhe në vitin 2024 , shumica e aktakuzave janë ngritur ndaj personave që nuk janë të arritshëm për sistemin gjyqësor serb. Sipas Fondit, në vend të përmirësimit të bashkëpunimit me Kosovën, po vihet në praktikë gjykimi në mungesë.…

Read More

Dashi Për të mos bërë gabime sot nuk duhet të ndiqni instinktet, por duhet t’i peshoni gjërat mirë. Marrëdhënia juaj me partnerin do bazohet tek sinqeriteti. Secili prej jush do respektoje tjetrin dhe mendimet e tij. Nuk do jeni më një çift tradicional, por do tentoni të provoni edhe gjëra të reja e të veçanta. Ju beqarët edhe pse do keni takime nuk do ndihen të kënaqur. Mesa duket ende nuk ka ardhur dashuria e madhe që keni ëndërruar. Në punë do ju ndryshoje herë pas here humori dhe mund të bëni edhe ndonjë gabim të vogël. Gjithsesi gjithë arritjet…

Read More

Ditën e sotme, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur të pafajshëm këngëtarin Asdren Gjikolli (Gjiko), në lidhje me akuzën për dhunim. Pas vendimit të Gjykatës Themelore, në lidhje me akuzat për dhunim, ka ardhur edhe reagimi publik i moderatores Elita Rudi. Përmes një postimi emocional në Instagram, Elita ndau me ndjekësit e saj ndjenjat që ka përjetuar gjatë kësaj periudhe të vështirë, duke e përshkruar si një plagë që dhemb, por që kurrë nuk i ndau. Ajo shkroi se e vërteta që zemra e saj e dinte gjithmonë më në fund u tha edhe nga drejtësia. “Sot mbyllet një plagë…

Read More