Author: G. R.

Këngëtarja Miley Cyrus nuk ishte në dijeni të ndonjë “drame” të supozuar rreth motrës së saj Noah Cyrus, nënës Tish Cyrus dhe burrit të ri të nënës së saj Dominic Purcell, thotë një burim ekskluzivisht për People. “Miley nuk kishte asnjë ide për dramën me Dominic. Asnjë ide fare”, thotë burimi i brendshëm për këngëtaren e “Flowers”. Kjo pasi një burim zbuloi në fillim të kësaj jave se Noah, 24 dhe Purcell, 54, kishin parë njëri-tjetrin para martesës me Tishin, 56 vjeç. “Ajo u përball me nënën e saj për këtë. Ajo mendon se është një situatë e çuditshme, por…

Read More

Sot në Kuçovë, do të përurohet baza ajrore e restauruar që tashmë është vënë në dispozicion të Aleancës së Atlantikut Verior. Kjo bazë do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcës Ajrore, duke ofruar infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës. Punimet për rikonstruksionin e saj nisën në janar të vitit 2022. Prej asaj kohe është punuar për sistemin e rrethimit dhe të sigurisë e po ashtu të mbrojtjes në perimetrin ku shtrihet kjo bazë. Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë investuar nga…

Read More

Politikanëja e njohur nga Kosova, Adriana Matoshi është shokuar nga një lajm në një portal, ku kishin vendosur një foto të saj dhe në titull thuhej “gjendet pa shenja jete”. Adriana ka reaguar me anë të një story në llogarinë e saj në Instagram, ku ndër të tjera pyet:” A keni koment për portalet tona?” Kujtojmë se lajme të tilla “dashakeqëse” ka pasur edhe për personazhe të tjerë të njohur.

Read More

Finalisti i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando duket se i ka përvishur mëngët për atë që di të bëjë më së miri, performancat. Ai sot ka qenë i ftuar në një prej klubeve të Zvicrës ku përballë një audience 100 përqind femërore, ka interpretuar hitet e tij. Turma ka qenë elektrizuese me Blerandon që ka ngritur temperaturat edhe më shumë me ngjitjen në skenë ‘shirtless’ dhe lëvizje sensuale të cilat janë komentuar jo pak. Një pjesë e ndjekësve e kanë komentuar si skenik e të tjerë të tepërt këtë veprim që po shkakton shumë zhurmë në rrjet! Për më…

Read More

Franca pritet të përfshijë të drejtën e abortit në Kushtetutën e vet të hënën, në një Kongres të rrallë parlamentar në Pallatin e Versajës, pas miratimit të projektligjit në Senat. Nëse Kongresi e miraton vendimin, Franca do të bëhet vendi i vetëm në botë që e mbron qartë të drejtën për t’i dhënë fund një shtatzënie. Presidenti francez, Emmanuel Macron, është zotuar vitin e kaluar se do ta përfshijë të drejtën e abortit – hap ligjor në Francë prej vitit 1974 – në Kushtetutë, pasi Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara e pati përmbysur më 2022 ligjin që e mundëson…

Read More

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për kujdes personave të ndjeshëm, pasi cilësia e ajrit është e e dëmshme. Në njoftimin e së hënës, Instituti ka njoftuar se cilësia e ajrit është 88 shkallë apo e moderuar. Ajri në kryeqytet vazhdon të jetë i rrezikshëm dhe i dëmshëm. Kur shkalla është më e rënduar, IKSHPK-ja rekomandon për bartjen e maskës.

Read More

Nikki Haley ka mundur Donald Trumpin në zgjedhjet paraprake republikane në Uashington DC. Sipas mediave të huaja, kjo është fitorja e saj e parë ndaj ish-presidentit në fushatën e vitit 2024 për t’u bërë kandidate republikane për presidente. Ajo humbi në Karolinën e Jugut, shtetin e saj të lindjes. Por ajo është gruaja e parë që fiton një garë në zgjedhjet paraprake republikane në historinë e SHBA. Trump megjithatë ka një epërsi të madhe ndaj zonjës Haley dhe ka të ngjarë të përballet me Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit. Partneri amerikan i BBC-së, CBS, raporton se zonja Haley do…

Read More

Dashi Në këtë ditë vjen pak nervozizëm nga të qenit i kujdesshëm për të mos derdhur të gjitha në dashuri. Është një periudhë në të cilën ndiheni të bllokuar si nga pikëpamja sentimentale ashtu edhe nga ana e punës, por mos e hidhni poshtë. Do të ketë mundësi të shkëlqyera për sukses. Thjesht duhet të besoni më shumë në veten tuaj. Demi Sot shijojeni pak relaksim me të dashurin tuaj sepse keni nevojë për të. Në punë është një kohë e mirë për t’u përfshirë dhe për të bërë plane për të ardhmen. Binjakët Ka ardhur koha të qartësoni sadopak…

Read More