Author: G. R.

Jamil Hassan, një nga njerëzit më të frikshëm në regjimin sirian të Bashar al-Assad, i kërkuar për torturimin dhe vrasjen e civilëve, po dridhej teksa po zbriste shkallët e bllokut të tij të apartamenteve. Jashtë, 72-vjeçari hipi në një veturë në një konvoj të vogël me familjen e tij dhe një grup roje sigurie, vetëm disa valixhe mes tyre. Fqinji i tij dhe djali i saj adoleshent shikonin. “E dija që në momentin që i pashë të iknin se Assad kishte rënë”, thotë ajo. Kur BBC hyri në banesën e Hassanit disa ditë më vonë, shenjat e largimit të nxituar…

Read More

Në një mbrëmje të paharrueshme boksi në Riyadh, Oleksandr Usyk triumfoi ndaj Tyson Fury-t, duke mbrojtur titujt e tij botërorë në peshën e rëndë. Me një paraqitje të shkëlqyer, Usyk fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, të cilët e vlerësuan ndeshjen 116-112 në favor të tij. Ndeshja filloi me një ritëm të lartë, ku Fury shfaqi agresivitet në raundet e para. Megjithatë, Usyk demonstroi lëvizje të shkëlqyera dhe një strategji të mirëfilltë, duke marrë kontrollin në raundet e mëvonshme. Në raundin e nëntë, Usyk goditi Fury-n me një seri grushtesh të pandërprera, duke e lëkundur seriozisht kundërshtarin. Pas ndeshjes, Tyson…

Read More

Ka nisur tashmë spektakli më i madh në Shqipëri, Big Brother VIP Albania 4. Pjesë e këtij reality shou në fillim janë bërë gjithsej 17 konkurrentë, personazheve të profileve të ndryshme. Në këtë vit pjesë është edhe një transgjinore, Amber Candy, profesioni i së cilës është grimere. Amber Candy Amber është kthyer në femër falë ndërhyrjeve kirurgjikale, një dëshirë që e ka pasur prej kohësh dhe nuk është kursyer të flasë për këtë në televizion, ku përveç jetës së saj ka marrë vëmendjen edhe për deklaratat në emisione të ndryshme. Ajo vlen të ceket se prej vitesh e ushtron profesionin…

Read More

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që pensionistëve dhe fëmijëve deri në 16 vjeç t’ua ndajë nga 100 euro në fundvit. Kjo u bë e ditur në një konferencë për media nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Ky i fundit tregoi se kur do të ekzekutohet këto mjete. Murati bëri të ditur se përfituesit nuk kanë nevojë të aplikojnë. Shefi i “Kuletës së Shtetit” tha se brenda javës do të mundohen t’i ekzekutojnë këto pagesa. “Do të mundohemi që gjatë kësaj jave dhe megjithëse kemi një ditë pune e cila është…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media bashkë me Ministrin e Financave, Hekuran Murati, ka thënë se do të ndajnë nga 100 për fëmijët deri në 16 vjeç si dhe për pensionistët. “Janë mbi 400 fëmijë që marrin shtesa çdo muaj”, shtoi Kurti në konferencë para gazetarëve. Kryeministri Kurti tha se secili fëmijë për fundvit do të përfitojë 100 euro. “Të gjithë ju që jeni të moshës nga 0 deri në 16 vjeç dhe që jeni pranues të shtesave mujore për fëmijë do t’i përfitoni edhe sivjet nga 100 euro secili. Kjo nuk është vetëm dhuratë e…

Read More

Gjatë mbrëmjes, Drenusha i ka thënë Sarës në prani të Drilonit dhe të tjerëve, se ajo nuk ka fare ndjenja për Drilonin. “Të gjithë e dimë, edhe ti e din që ndjenjat e tua për Drilonin janë zero”, u shpreh Drenusha. Ajo madje i thotë Sarës se nëse ajo lidhet me Drilonin do ta qes veten në një format tjetër të femrës. A po i frikësohen lidhjes së Drilonit me Sarën banorët? Për të kuptuar më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:

Read More

Sot, më 22 dhjetor, shënohet fillimi zyrtar i stinës së dimrit sipas kalendarit astronomik. Në këtë datë ndodh Solstici Dimëror, një moment unik kur Dielli arrin pikën e tij më të ulët në qiell në raport me ekuatorin tokësor, transmeton klankosova.tv. Këtë vit, solstici ndodhi në orën 5:48 të mëngjesit, duke sjellë ditën më të shkurtër dhe natën më të gjatë të vitit në Hemisferën Veriore. Ky fenomen përcakton orarin më të hershëm të perëndimit të Diellit, ndërsa hemisfera jugore përjeton të kundërtën – ditën më të gjatë dhe natën më të shkurtër. Solstici Dimëror dhe ai Veror janë dy…

Read More

Netflix-i është gjobitur me 4.75 milionë euro nga autoriteti holandez i mbrojtjes së të dhënave për shkelje të të dhënave të klientëve. Hetimi “tregon se Netflix nuk i informoi klientët me qartësi të mjaftueshme në deklaratën e tij të privatësisë për atë që bëri me të dhënat e tyre midis 2018 dhe 2020“, tha agjencia holandeze për mbrojtjen e të dhënave në një deklaratë, sipas Bloomberg. “Për më tepër, klientët nuk morën informacion të mjaftueshëm kur pyetën Netflix-in se çfarë të dhënash po mblidhte kompania për ta”, tha rregullatori. Autoriteti theksoi se Netflix-i që atëherë ka përditësuar deklaratën e tij të privatësisë…

Read More

Juria profesionale e Fest 63 ka bërë përzgjedhjen e 15 këngëve finaliste, të cilat kalojnë në natën finale të Festivalit të Këngës. Në garë ishin 30 konkurrentë, të cilët jo vetëm dhuruan spektakël dhe interpretime të mrekullueshme të këngëve që interpretuan, por edhe shënuan një hap të ri cilësor edhe për muzikën shqiptare. Në natën finale kaluan 15 këngëtarë, të cilët do të mbartin edhe sfidën e një gare të fortë mes tyre për të marrë trofeun e këngës fituese të Fest 63, këngë e cila do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në Eurovizion në vitin 2025. Këngëtarët dhe titujt e…

Read More