Na Kontaktoni
Popular Posts
Autor: G. R.
Artistja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë. Ajo nuk është kursyer të ndajë momente nga shtatzënia e saj, derisa thotë se mezi nuk pret ta mbajë në duar të birin. “Mezi pres të të mbaj në krah”, ka shkruar Zeqiri në Instagram krahas një fotoje ku shihet duke ledhatuar barkun e rrumbullakosur. dafina zeqiri familjadafina zeqiri shtatezene IN Promo
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Edi Kuci, ka tërhequr vëmendjen me një postim të fundit në Instagram. I fotografuar me një pozë karakteristike, ai shfaqet me dorën në ballë, duke lënë të kuptohet një sinjal serioz për ndjekësit e tij të pasionuar pas tregut të kriptovalutave. Në përshkrimin e stories ai shkroi: një rekord i ri historik për Bitcoin vjen së shpejti. Edi, i njohur për interesimin e tij në botën e investimeve dixhitale, nuk është hera e parë që jep sinjale për lëvizje të mëdha në treg. Kësaj here, duket se ai është më i bindur se kurrë…
MOS E HUMB KURRË Nuk duhet ta shmangni asnjëherë konsumimin e mëngjesit. Disa persona nuk konsumojnë mëngjes me idenë se kjo do tu shkaktojë kile të tepërta, por kjo nuk është aspak e vërtetë, përkundrazi. Një mëngjes i kontrolluar dhe i konsumuar thuajse çdo herë në të njëjtën kohë, është mënyra më e mirë dhe më e shëndetshme për të nisur ditën. Kjo është vërtetë e rëndësishme pasi mëngjesi të jep energji, vë në lëvizje trupin, dhe ndihmon në djegien e kalorive të tepërta gjatë ditës. 2.HANI BRENDA NJË ORE NGA ZGJIMI Sa më parë që të konsumojmë mëngjes aq më…
Këngëtari i njohur shqiptar, Ardit Çuni, ka rrëfyer një aspekt më pak të njohur të jetës së tij personale, duke folur hapur për vështirësitë financiare që ka kaluar para se të njihej nga publiku. I ftuar në emisionin “Sol Summer” në Klan Kosova, Çuni zbuloi se deri para dy vitesh nuk kishte as 1,000 euro në llogarinë bankare, megjithatë nuk hoqi dorë nga ëndrrat dhe vazhdoi të udhëtonte dhe të investonte në karrierën e tij. “Deri para dy viteve nuk kam pasur as një mijë euro në bankë, por udhëtoja deri në fund të botës. Njerëzit thoshin ‘ua sa lekë…
Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur me 29 maj rreth orës 13:00 në rrugën “Fazli Grajçevci” në Fushë Kosovë, ku një 23-vjeçare pati rënë nga kati i katërt i një ndërtese banimi. Sipas burimeve mjekësore, ajo ndodhes jashtë rrezikut për jetë, por në gjendje serioze shëndetësore. Ndërkohë që e njëjta dje ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur t’iu përballojë plagëve. Për vdekjen e A.S ka njoftuar bashkëshorti i të ndjerës. “Me dhimbje te thell ju njoftojm se me daten 16.06.2025 ndrroj jet bashkshortja ime Adelina (Sinani) Menxhiqi vorrimi bahet sot me dat 17.06.2025 ne ore 18:00 ne hajvali nisja…
Kompania izraelite me bazë në Haifa, “Bazan Group”, tha se të gjitha rafineritë e saj janë mbyllur. Vendimi u mor pasi një stacion energjetik që përdorej për të prodhuar avull dhe energji u dëmtua në masë domethënëse nga një sulm i Iranit, sipas një dokumenti të rregullatorit të hënën, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”. “Bazan Group” tha se sulmi iranian ka rezultuar në vdekjen e tre punonjësve të kompanise. Pas fillimit të sulmeve të befasishme izraelite kundër Iranit të premten, çmimet e naftës së papërpunuar në bursat ndërkombëtare kanë shënuar rritje të ndjeshme. Çmimet patën lëvizjen më të madhe brenda një…
Brad Pitt dhe e dashura e tij, Ines de Ramon duken shumë të lumtur në fotografitë e fundit. Aktori 61-vjeçar dhe stilistja 32-vjeçare u panë të kapur për dore dhe të buzëqeshur në tapetin e kuq për premierën e F1 të hënën mbrëma, në Times Square të Nju Jorkut. Pos Pitt-it, edhe aktorë të tjerë të famshëm morën pjesë në këtë ngjarje përpara se të shkonin në Radio City Music Hall për të parë filmin.
Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj zyrtarit policor, Remzi Pulaj, i cili dyshohet se ka keqtrajtuar një qytetar. Pulaj, dyshohet se e ka grushtuar një qytetar, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, të dielën kur viktima ishte ndaluar nga policia fillimisht për një kundërvajtje në trafik. Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore përfshirë shikimin e video-incizimeve të kamerave të sigurisë, identifikimin e dëshmitarëve të mundshëm dhe intervistimin e zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje ka thënë se nuk e sheh si mënyrë të duhur bojkotimin e institucioneve, në përsëritjen çdo 48 orë të seancës konstituive tash e dy muaj. Ajo tha që duhet gjetur një zgjidhje, por bojkotimi s’është mënyra e duhur. “Nuk e shoh si mënyrë të mirë bojkotimin e institucioneve. Ne duhet me gjet një zgjidhje. Mënyra për ta bojkotuar nuk është”, tha Balje
Shoqata qytetare “Roja e Kohës” organizoi sot një protestë paqësore në qendër të Prishtinës, duke shprehur pakënaqësinë ndaj bllokadës së vazhdueshme institucionale që ka paralizuar vendimmarrjen shtetërore në Kosovë. Protestuesit u mblodhën para Kuvendit të Kosovës, ku valëvitën pankarta me mesazhe të drejtpërdrejta si: “Bllokadë politike, jo shtet”, “Kosova nuk mund të presë më”, dhe “Populli ka votuar, jo për të bllokuar” Me thirrje për reflektim dhe përgjegjësi politike, ata kërkuan që liderët institucionalë të marrin masa të menjëhershme për të zgjidhur ngërçin politik.