Author: G. R.

Vëllai i Madh’ është kujdesur që banorët e shtëpisë më të famshme në vend të shijojnë magjinë e festave të fundvitit. Kësisoj, për banorët ka organizuar një event shumë të veçantë për nder të festës së Krishtlindjes duke surprizuar banorët edhe me veshje specifike, transmeton Klankosova.tv. “Kos Trade” dhe “Jagermeister Kosova” janë përkujdesur që banorët të freskohen me pije të ndryshme ndërsa “HyperActive” ka shtruar Darkën e Krishtlindjeve për banorët e shtëpisë më të famshme në vend. Por, në këtë event të veçantë nuk mungoi as muzikë për çka ‘Vëllai i Madh’ ka sjell edhe një DJ.

Read More

Moti sot në Kosovë pritet të jetë kryesisht i vranët, me fjolla bore në disa zona. Në mëngjes parashihen po ashtu kushte për mjegull, transmeton Klankosova.tv.  Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, “ Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në -1°C, ndërsa maksimalet nga 0 deri në 1°C”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Read More

Një video e edituar me mjeshtëri nga ndjekësit e moderatorit të njohur Alaudin Hamiti po bën xhiron e rrjetit social, duke tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve. Videoja ofron një lidhje interesante midis fjalimit të Alaudinit dhe Kuvendit të Kosovës, e cila është trajtuar në stilin e humorit dhe ironisë. Kjo ngjarje e papritur nuk është vetëm një ekzemplifikim i asaj se si figura publike si Alaudini mund të manipulojnë atmosferën e mediave sociale, por gjithashtu nxjerr në pah një fenomen më të gjerë në kulturën tonë digjitale: kultivimin e humorit si një formë të komunikimit. Alaudini, i njohur për stilin…

Read More

Autoritetet braziliane kanë ndaluar ndërtimin e një fabrike për prodhuesin kinez të automjeteve elektrike (EV), BYD, pasi raportohet se punonin dhe jetonin në kushte të krahasueshme me skllavërinë. Më shumë se 160 punëtorë janë shpëtuar nga autoritetet në shtetin verilindor të Bahia-s, sipas Zyrës së Prokurorit Publik të Punës (MPT). Ata dyshohet se jetonin në kushte të pasigurta, me banesa të mbipopulluara dhe pa pajisje bazike, ndërsa iu ishin ndaluar pasaportat dhe pagat nga një firmë ndërtimi nënkontraktore, Jinjiang Construction Brazil. BYD-i deklaroi se ka ndërprerë marrëdhëniet me kompaninë e përfshirë dhe mbetet e angazhuar për respektimin e legjislacionit brazilian.…

Read More

Këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj është goxha aktive në rrjetet sociale, ku bën postime të ndryshme. Sot ajo ka publikuar disa fotografi, ku ka treguar se është në New York. Përmes këtyre fotografive, Beatrix ka bërë të ditur se po shijon atmosferën festive atje.    

Read More

Rreth 1 mijë e 200 turistë u evakuuan të martën nga monumenti ikonë i Parisit, Kulla Eiffel, pas raportimeve për një zjarr në një nga boshtet e ashensorit të saj midis katit të parë dhe të dytë. Zjarri, i cili u shkaktua nga mbinxehja e një prej kabllove të ashensorit rreth orës 10:30 të mëngjesit, është vënë nën kontroll, raportonEuronews. Bëhet e ditur se qasja në kullë është kufizuar gjatë operacionit. Kujtojmë se Kulla Eiffel është përfshirë nga flakët disa herë në të kaluarën.

Read More

Bebe është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, dhe me çdo postim të saj, ajo vazhdon të transferojë energji dhe stil unik. Në postimin e fundit në Instagram, ajo shfaqet e veshur me një kapuç të pastelit të pinkut, që e bën atë edhe më tërheqëse. Ngjyra e saj e ndritshme përshtatet perfekt me personalitetin e saj karizmatik, ndërsa stilimi i saj tregon se ajo është gjithmonë përpara tendencave të modës. Për më tepër, stilimi dhe pozicioni i saj në këtë foto nënvizon se çdo detaj ka rëndësi, dhe këngëtarja e bën të duket e natyrshme dhe atraktive në…

Read More

Qendra për Menaxhimin kufitar ka njoftuar se deri në dy orë po presin qytetarët të hyjnë në Kosovë tek pika kufitare Dheu i Bardhë. Pritjet në këtë pikë janë 120 derisa kolonat janë të gjata deri në 1. 5 km. Në Muçibabë pritjet janë deri në 30 minuta, derisa në pikat tjera 3 deri në 10 minuta.

Read More

Përkundër temperaturave të ulta, CR7 nuk po ndalet së ekspozuari asetet trupore. Edhe sonte, me rastin e festës së Krishtlindjeve, u kujdes që ti uroj të gjithë fansat e tij. Me një fotografi joshëse ku ka shfaqur muskuj ai shkroi: “Gëzuar Krishtlindjet, të gjithëve”. Pas publikimit ky postim mori miliona pëlqime si dhe qindra komente të cilët uruan futbollistin

Read More

Transgjinorja Amber Candy është një nga personazhet që u bë pjesë e Big Brother VIP Albania. Ajo ka arritur menjëherë të marrë vëmendjen e publikut, duke krijuar situata të ndryshme në shtëpi. Mirëpo “siç e ka zakoni”, nga momenti që je në qendër të vëmendjes, publiku bëhet gjithmonë e më shumë kurioz. Sot, në rrjet kanë qarkulluar disa foto të Amber Candyt, përpara se ajo të ndryshonte gjininë. Gjatë prezantimit të saj, Amberi u shpreh se është “single” dhe shpreson që të krijojë një lidhje brenda spektaklit.

Read More