Author: G. R.

Krishtlindja festohet për të kremtuar lindjen e Jezu Krishtit, për të cilin të krishterët besojnë se është Biri i Perëndisë. Megjithatë, disa raporte kanë pikëpamje të ndryshme për këtë. “25 dhjetori nuk është data e përmendur në Bibël si dita e lindjes së Jezusit; Bibla është në të vërtetë e heshtur në ditën ose në kohën e vitit kur Maria u tha se e lindi atë në Betlehem. Të krishterët më të hershëm nuk e festuan lindjen e tij”, thotë një raport i Washington Post. Kjo e zhvendos vëmendjen tonë në disa shënime që përshkruajnë se si dhe pse 25 dhjetori…

Read More

Mëngjesin e sotëm Xumi dhe Rozana janë përfshirë në debat me njëri-tjetrin. Gjatë debatit, në një moment, Rozana ka qenë duke ecur pas Xumit, teksa ky i fundit i ka përmendur partnerin e saj. “Mos më hajde nga mbrapa se ke burrë“, ishte fjalia që acaroi këngëtaren e cila me të bërtitura i kërkoi të pushojë, duke i thënë se personat e tjerë duhen lënë jashtë debatit dhe shtëpisë

Read More

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga që të shpie nga Peja në Kullë është e pakalueshme për automjete të rënda, siç janë kamionët. Për shkak të kushteve jo të lehta atmosferike në atë zonë, rekomandohet që të barten pajisjet dimërore nga të gjitha automjetet. Ndërkaq, rrugët në pikëkalimet e tjera kufitare janë plotësisht të kalueshme dhe pa akull

Read More

Aciditeti dhe problemet me fryrjet në stomak janë jo vetëm bezdisëse por shkaktojnë parehati të madhe. Aciditeti në stomak shoqërohet me një ndjesi djegieje në kraharor. Goja merr shije të athët ndërkohë që fyti acarohet si pasojë e tij. Një prej shkaqeve kryesore të aciditetit të lartë në stomak është ngrënia e shpeshtë e ushqimeve të përpunuara dhe jo të freskëta. Megjithatë, nuk përjashtohen mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja jo e rregullt, pirja e tepërt e alkoolit dhe stresi. Farat e karafilit janë të pranishme gjerësisht në traditën e kuzhinës shqiptare dhe gjenden edhe në markete. Përveç shijes së mirë…

Read More

Disa nga banorët e kanë ngacmuar Sarën në lidhje me pozicionet e drejtuesve të shtetit. Sara tha se emri i kryeministrit Albin Kurti është i dëgjuar për të, por sipas saj, Kurti është këngëtar dhe këndon bashkë me Shyhrete Behlulin. Për kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, Sara tha se po ashtu është këngëtar. Mes emrave të përmendur ishte edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, për të cilën tha se është aktore.

Read More

Një aeroplan i “Azerbaijan Airlines” është rrëzuar në Kazakistan. Aksidenti ndodhi në afërsi të aeroportit Aktau. Sipas BBC-së, në aeroplan ishin 67 pasagjerë. Para se të ndodhte përplasja, nga ekuipazhi u kërkua ndihmë përmes sinjalit, teksa aeroplani bëri disa rrathë mbi aeroport. Akoma nuk dihet nëse ka të vdekur.

Read More

Ikona e ishullit të famshëm të ndejave, Ibiza, njihet për tingullin e Bitit Baleraik. Ai ishte raportuar të kishte pësuar sulm në tru më 2021 dhe ende nuk ka detaje nëse vdekja e tij lidhet me atë situatë shëndetësore vite më parë. Mes shumë atyre që e kanë kujtuar dhe nderuar janë edhe nga klubi Amnesia ku ai e kishte marrë namin.

Read More

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka njoftuar se numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tremujorit të tretë (TM3-2024) është 2,142,583 përkatësisht për 12.1% më i lartë krahasuar me tremujorin paraprak TM2-2024, ndërsa 5.3% me i lartë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM3-2023). ARKEP njofton se ngjashëm me numrin e përdoruesve, edhe penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile në periudhën raportuese ka rritje nga tremujori paraprak për 12.7 pikë të përqindjes, ndërsa me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3-2023) ka ngritje për 6 pikë të përqindjes. Penetrimi i…

Read More