Na Kontaktoni
Popular Posts
Autor: G. R.
Gjykata e posaçme e Apelit ka miratuar vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e apartamentit që ishte në pronësi të një kompanie dhe që dyshohet nga SPAK se përdorej nga çifti i bashkëshortëve Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, raporton Topchanel. Ndërkohë, në SPAK ka mbërritur avokati i kryebashkiakut të Tiranës, për gjyqin me dyer të mbyllura, ku Prokuroria e Posaçme do të japë informacionin dy mujor sipas parashikimeve ligjore.
Ish-banorja e “BBVK”, Vesa Vllasaliu, po shfaqet tejet e dashuruar. Ajo ka kohë që po e shijon romancën me futbollistin, Mirlind Daku. Në “Instastory” ndau një video ku po argëton nën tingujt e muzikës së Dafina Zeqirit. “Veq e tina. Dhe aj veq i jemi”, shkroi krahas videos duke treguar që është e dashuruar marrëzisht në të.
Këngëtarja britanike Joss Stone, 38 vjeçe, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt me bashkëshortin Cody DaLuz, një ish-marins amerikan. Çifti kanë mirëpritur një vajzë të quajtur Nalima Rose, ndërsa Joss ndau një foto të ëmbël nga spitali në Instagram, duke shkruar: “Mirë se erdhe në botë, Nalima jonë e bukur. Jemi shumë të dashuruar.” Cody e shpërndau lajmin me një mesazh të shkurtër: “Dhe tani janë katër.” Çifti tashmë janë prindër të Violet (3 vjeç), Shackleton (2 vjeç) dhe Bear, një djalë i adoptuar shtatë muaj më parë. Në një video të publikuar pak ditë para lindjes, Joss tregoi se kishte shtyrë orarin e lindjes me prerje…
Skena muzikore po përgatitet për një bashkëpunim të shumëpritur që pritet të shënojë sezonin e dasmave dhe koncerteve. Burime për Prive By Liberta Spahiu bëjnë të ditur se Albert Limani, bashkëshorti i Shkurte Gashit, njëherësh edhe menaxher i saj, ka bërë të mundur një super projekt mes dy prej emrave më të kërkuar të eventeve festive: Shkurte Gashit dhe Sinan Hoxhës. Të dy këngëtarët njihen për atmosferën që krijojnë në çdo dasmë, dhe këtë herë forcat janë bashkuar në një projekt që, sipas informacioneve tona, është tashmë i përfunduar. Publikimi është vetëm çështje kohe dhe pritet të shoqërohet me videoklip.
Gjykata e Posaçme refuzon kërkesën e Veliajt për lirim nga paraburgimi. Kërkesa e Veliajt u paraqit gjatë seancës së radhës të informacionit 2-mujor. Përmes avokatit, në seancën ku nuk ishte vetë i pranishëm, kryebashkiaku i Tiranës ka kërkuar liri duke ofruar edhe garanci pasurore për gjykatën, duke e lënë shifrën në çmim të gjykatës, shkruan A2 CNN. Burime pranë gjykatës bënë me dije se në seancën e zhvilluar me dyer ta mbyllura, SPAK ka prezantuar si veprim të ri hetimor sekuestrimin e apartamentin ngjitur me banesën e bashkëshortëve Veliaj-Xoxa tek “Kodra e diellit”, që dyshohet si pasuri e fshehur e…
Disa ditë më parë, një 18 vjeçar nga Podujeva humbi jetën në një liqe në Gjermani. Ndërsa sipas njoftimit të familjarëve, lamtumira e fundit, 18 vjeçarit nga Kosova do t’i jepet nesër në ora 18:00. Varrimi i të riut do të bëhet në fshatin Llaushë, lagjia Dushkolli.
Cristiano Ronaldo, një nga sportistët më të disiplinuar në botë, është vënë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për një zakon paksa të pazakontë: lyerjen e thonjve të këmbëve. Sipas gazetës gjermane BILD, 39-vjeçari e bën këtë për arsye higjienike dhe mbrojtëse, për të shmangur bakteret dhe kërpudhat që krijohen nga djersa në këpucë dhe çizme. Ky zakon nuk është i pazakontë mes sportistëve profesionistë, veçanërisht në boks, MMA dhe atletikë. Mike Tyson dhe Israel Adesanya kanë ndjekur të njëjtën praktikë gjatë karrierës së tyre. Përveç këtij zakoni, Ronaldo mbetet shembull i përkushtimit ekstrem ndaj shëndetit dhe formës fizike. Ai përdor gjithashtu unazën inteligjente “Oura Ring”,…
Ylli britanik i OnlyFans, Bonnie Blue, është përjashtuar përgjithmonë nga platforma OnlyFans. Lajmin e konfirmoi kompania, pasi ajo njoftoi një “sfidë të re seksuale” me qëllim që të flejë me deri në 2,000 burra në një ditë. “Sfidat dhe përmbajtja ekstreme nuk lejohen sipas politikës sonë të përdorimit. Çdo shkelje e kushteve do të rezultojë në çaktivizimin e përmbajtjes ose të llogarisë”, tha OnlyFans për Indy100. Bonnie planifikoi të hapte një “kopsht zoologjik dashurie” për të thyer rekordin e saj të mëparshëm nga janari 2025, kur, sipas ekipit të saj të PR, ajo fjeti me 1,057 burra në 12 orë.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka njoftuar se me organizimin e tyre, sot grupi i parë i anëtarëve të sindikatës është nisur për pushime në bregdetin shqiptar. Në njoftimin e SBASHK-ut, thuhet se edhe këtë vit po vazhdon traditën e organizimit të pushimeve për anëtarët e saj, si shenjë vlerësimi dhe respekti për përkushtimin e tyre shumëvjeçar në arsimimin dhe edukimin e brezave. “Ky aktivitet, i cili ka filluar me grupin e parë prej 130 pushuesve, do të vazhdojë edhe me dy grupe të tjera që do të nisen më 22 dhe 29 qershor. Në total, këtë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka dalë me një deklaratë të fortë, duke i cilësuar të rreme lajmet se ai është në bisedime paqeje me Iranin. Përmes një postimi në rrjete sociale Trump ka thënë se nuk është duke folur me Iranin, “në asnjë mënyrë, a formë”. Tutje ai ka shtuar se nëse Irani do të flasë, e di si ta kontaktojë. “Nuk e kam kontaktuar Iranin për ‘Bisedime Paqeje’ në asnjë mënyrë apo formë. Ky është thjesht një LAJM TËRËSISHT I SAJUAR DHE I RREMË! Nëse duan të flasin, e dinë se si të më kontaktojnë. Duhej ta kishin pranuar…