Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Aktori i humorit, Fatmir Spahiu ka reaguar për 25 vjetorin e Radio Televizionit të Kosovës. Spahiu ka shprehur kritikat e tij pasi nuk u përmend në edicionin qendror të lajmeve asnjëherë kontributi i aktorëve, organizimi i programeve të ndryshme festive, edicionet sportive e të tjera. Statusi i tij i plotë: Miremrama miq, Ne pauze te lojes mes Leverkuzenit dhe Feynordit i leshova lajmet e RTK. E mrekullueshmja Alkteta i dha hapsire veteranit Mustafe Muçaj ti hape lajmet, fantazi. Kete ide festimi kisha degju para ca javeve dhe me kishte pelqyer sado e e gjymt ne realizim, qyshdokofte Mustafa paralajmeron…
Gjermania ka shtuar masat e sigurisë në prag të festivalit të birrës dhe karnavaleve që njihet si “Oktoberfest”. Sulmi vdekjeprurës me thikë, i muajit të kaluar në Solingen, ka bërë që organet e rendit t’i paralajmërojnë pjesëmarrësit në festival se masat e sigurisë do të krijojnë radhë më të gjata në pikat hyrëse. Për herë të parë në historinë 189-vjeçare të festivalit bavarez të birrës, do të përdoren pajisjet elektronike për zbulimin e armëve. Autoritetet kanë thënë se nuk ka kërcënime specifike për festivalin më të madh popullor në botë, i cili fillon të shtunën në Mynih me rrotullimin tradicional…
Ish-reperi Fero, pas një periudhe të vështirë, ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një shqetësim të thellë. Disa ditë më parë, ai ka bërë të ditur se po përballet me një situatë të vështirë, duke theksuar se nuk i lejohet të takojë vajzën e tij. Sipas tij, ky vendim është një padrejtësi që po i bëhet nga gjykatësit në Gjilan, një çështje që e ka prekur thellë emocionalisht. Rrëfimi i tij ka shkaktuar një jehonë të madhe në mediat sociale. Në përpjekje për të shprehur mirënjohjen e tij për mbështetje, ai ka postuar një mesazh në InstaStory, ku…
Bebe Rexha ka pasur një verë të ngjeshur me plot ndryshime në pamjen e saj. Këngëtarja ka postuar në Instagram një video me disa nga pamjet e saj të preferuara “glam” të verës, duke pyetur ndjekësit se cila është e preferuara e tyre.
Këngëtarja nga Ferizaj, Rina Balaj ka bërë një paraqitje joshëse. Nga fotot e shpërndara nga artistja së fundmi, ajo shfaqet tejet joshëse mdër të tjera. Mirëpo, Rina duket shumë elegante në këto foto.
Ish-konkurrentët e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Adri dhe Ilirian ndoshta po e kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë së shpejti. Menaxheri i dyshes, Naser Qeli ka ngjallur thashethemet për diçka të tillë. Ai ka postuar një fotografi të një ftese për dasmë, ku fre pak shihen inicialet e pretenduara si Iliriana dhe Adri. Po ashtu, dasma pritet të jetë më 13 tetor të këtij viti. /klankosova.tv
Alba Vukaj përherë di të shfaqet e kuruar deri në detajin e fundit. Ish- banorja e Big Brother Vip Kosova, kohen e fundit dukshëm ka shpeshtuar paraqitjet e saj në rrjetet sociale. Këtë herë, ajo ka zgjedhur të grimohet bukur dhe thjesht, por që duket kaq unike.
Alba Pollozhani, ish-konkurrente e “Për’puthen”, diskutoi ngacmimet seksuale në një intervistë në “Live From Tirana”. Ajo theksoi se ngacmimi seksual ndodh kur një person vazhdon të ngacmojë kundër vullnetit të tjetrit. Pollozhani shpjegoi se për të, nëse ndodhin ngacmime, është e rëndësishme si reagon individi dhe se një veprim i tillë është i papranueshëm kur është i padëshiruar. Ajo deklaroi se personalisht nuk ka përjetuar ngacmime në ambientin e punës, falë pozitave të saj të larta dhe natyrës së bizneseve familjare ku ka punuar. Kur u pyet nëse ka ngacmuar dikë, Pollozhani tha se nuk ka ndodhur ndonjëherë për arsye…
Vajzat do “pushtojnë” sezonin e ri në Top Channel. Programet kryesore u janë besuar vajzave dhe jo vetëm përgjatë ditës, por edhe në ‘prime time’. Në një promo të re të publikuar ku një top pasohet sa nga Bora Zemani te Heidi Baci, më pas Nevina Shtylla dhe përfundon te Kiara Tito, zbulohet se prej tetorit mbrëmjet do të jenë në shoqërinë e tyre.
Enca na njoftoi për ngjyrën e preferuar të saj. Dhe është ngjyra e adhuruar e shumë vajzave, ngjyra pink. Këngëtarja ka bërë sot një postim në Instagram, ku ka prezantuar koleksionin e çantave që posedon me po këtë ngjyrë. Shihini më poshtë koleksionin e çantave të Encës!