Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Mos u ndjeni shumë të privilegjuara nëse kolegu i këndshëm ju shikon ëmbël e ju shkel syrin sa herë që kalon pranë tavolinës suaj. Nuk po flirton aspak… në fakt është i mërzitur për vdekje dhe kjo është mënyra e tij për të kaluar kohën. Ai që i sjell me këmbë në tokë miliona femra anembanë botës është një studim i Universitetit Surrey, i kryer me 200 veta të moshës 21-68 vjeç, të cilët u pyetën nëse kanë pasur në ambientin e punës sjellje që mund të kenë sfond seksual, me fjalë të tjera nëse kanë flirtuar me kolegët. Studimi…
Gjesti ka kërkuar që të qëndrojë një natë me Xhenetën. Dhe këtë dëshirë të Gjestit ia ka plotësuar “Vëllai i Madh”. Kështu Gjesti dhe Xheneta do të kalojnë një natë së bashku. Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët por me intervale me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga -4 gradë Celsius deri në 3 gradë Celsius. “Të shtunën moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët dhe intervale me diell. Temperaturat minimale janë nga -4 deri në -2°C; maksimalet nga 0 deri 3 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-2 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Vullneti ka rrëfyer ekskluzivisht në Big Brother VIP Kosova 3, se është ‘gay’. Ai madje ka treguar që pse e dha këtë rrëfim pikërisht në shtëpinë më të famshme në vend. “Bash në këtë periudhë edhe pikërisht këtu është që nuk kam dashur kurrë me përdorë seksualitetin as këtu në lojë, kjo është çështja ime intime. Këtu jemi në një lojë që duhet ta tregojmë veten dhe për mendimin nëse unë jam gazetar dhe e kërkoj të vërteten nga të tjerët, është pak e pandershme që unë mos me qenë i pavërtetë këtu”, u shpreh Vullneti.
Presidentja e Moldavisë Maia Sandu tha se një raketë ruse u zbulua në hapësirën ajrore të vendit, raporton The Guardian. Duke postuar në X, ajo tha: “Ndërsa vendet tona festojnë Krishtlindjet, Kremlini zgjedh shkatërrimin – duke synuar infrastrukturën energjetike të Ukrainës dhe duke shkelur hapësirën ajrore të Moldavisë me një raketë, veprime që shkelin qartë ligjin ndërkombëtar. Moldavia i dënon këto akte dhe qëndron në solidaritet të plotë me Ukrainën”. Ndërkohë, Rumania, anëtare e NATO-s, tha se nuk ka zbuluar asnjë raketë ruse që kalonte nëpër hapësirën e saj ajrore për ta synuar Ukrainën, siç pretendohet nga Kyivi.
Një kabllo karikimi në dukje e zakonshme, e njohur si kabllo O.MG, përbën një kërcënim serioz për sigurinë, paralajmërojnë ekspertët e sigurisë kibernetike. Ryan Montgomery, eksperti i sigurisë kibernetike në Amerikë, paralajmëron për rreziqet e ndarjes së një kablloje karikimi. “Një kabllo e rregullt e iPhone mund të bëjë kërdi në pajisjen tuaj falë një implanti të fshehur që lejon vjedhjen e të dhënave dhe instalimin e malware”, pohon Montgomery. Duke demonstruar potencialin e një kablloje të tillë në rrjetet sociale, ai tregoi se si mund të marrë kontrollin e një kompjuteri apo telefoni vetëm me një klikim. Kablloja O.MG…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Semi Jaupaj, ka përfunduar së fundmi në spital për shkak të një gjendjeje të rënduar shëndetësore. Burime pranë këngëtares bëjnë me dije se ajo ka pasur nevojë për kujdes mjekësor për disa orë, por fatmirësisht gjendja e saj tani është më e qëndrueshme. Semi vetë ka ndarë disa detaje përmes rrjeteve sociale, ku ka falënderuar ekipin mjekësor për ndihmën dhe ka qetësuar ndjekësit e saj, duke thënë se është në gjendje për të vazhduar aktivitetet muzikore.
Papa Françesku bëri thirrje sot për bisedime mes Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës që nisi me sulmin në shkallë të gjerë të Moskës, më shumë se dy vite më parë, e që ka shkaktuar me dhjetëra mijëra të vrarë. Në fjalimin e tij në ditën e Krishtlindjes, duke iu referuar konfliktit në Ukrainë Papa bëri thirrje për “të gjetur guximin e nevojshëm për t’u hapur derën negociatave”. Duke folur nga ballkoni qendror i Bazilikës së Shën Pjetrit, para mijëra njerëzve të mbledhur në shesh, Papa tha se uronte që “zhurma e armëve në Ukrainën e shkatërruar nga…
Në orët e vona të natës, Gjesti, tashmë që njihet edhe si një nga banorët më karizmatik të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, ka qëndruar në oborr plot energji. Ora shënonte 4 të mëngjesit, por ai, i magjepsur nga bora që binte qetësisht, këndonte me pasion këngët festive të cilat u lëshuan nga Vëllai i Madh, duke krijuar një atmosferë dhe moment magjik për të. I njëjti teksa këndonte e kërcente në borë, ngrehu edhe dolli me birra Peja, me shikuesit teksa sërish e tha deklaratën e tij të famshme “ ka përfunduar çdo sen”
Çmimet e ushqimeve në botë po rriten këtë fund-vit. Matjet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregojnë se në nëntor, indeksi shtrenjtësisë u rrit në 127.5 pikë. Në raport me tetorin ky tregues është zgjeruar me 0.9 pikë. Ndikimin më të madh në zgjerimin e indeksit në nivelin më të lartë në 19 muaj e ka dhënë shtrenjtimi i vajrave bimore. Po sa rrezik ka që këto efekte të përcillen edhe në Shqipëri në prag të festave të fund-vitit? “Rritja e këtij produkti është nxitur nga shqetësimet për rendiment më të ulët se që pritej të vajit të palmës për…