Author: G. R.

Një 24 vjeçar me origjinë nga Kosova ka humbur jetën sot në Milano të Italisë. Sipas raportimeve nga mediat italiane, viktima thuhet se humbi jetën pasi ra nga një skele ndërtimi me lartësi rreth 20 metra. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Bassini, në zonën “Citta Studi”. Viktima është Endrit Ademi. Insajderi sjell foton e të ndjerit. Sipas informacioneve nga RaiNews.it, i riu ishte duke punuar për një kompani ndërtimi në rikonstruksionin e një ballkoni në katin e katërt të një ndërtese, dhe në rrethana ende të paqarta është rrëzuar. Në vendngjarje ndodhen autoritetet e policisë lokale, të cilat kanë nisur hetimet për…

Read More

Gazetat amerikane “Washington Post”, “Wall Street Journal” dhe “New York Times” ishin ndër fitueset kryesore të çmimeve “Pulitzer” të këtij viti – duke vlerësuar gazetarinë e shquar. “Washington Post” mori çmimin për “Raportimin e Lajmeve të Fundit” për mbulimin e tentativës së vrasjes së kandidatit të atëhershëm presidencial të SHBA-së, Donald Trump. “Wall Street Journal” fitoi çmimin “Pulitzer” për “Raportimin Kombëtar” lidhur me ngritjen e shpejtë të miliarderit të teknologjisë, Elon Musk në politikën amerikane. “New York Times” kryesoi me katër çmime. Ekipi i saj ndërkombëtar u njoh për “Raportimin e Luftës Civile në Sudan”, ndërsa gazetarët e saj vendas…

Read More

Ish-finalistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Sara Kolami ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme së fundmi. E veshur dhe e kuruar nga koka deri tek këmbët, Sara dukej me të vërtetë joshëse. Ajo ka postuar disa foto në Instagram, ku ka marë vëmndjen e audiencës.           View this post on Instagram

Read More

Pas fitores së Gjestit në “Big Brother VIP Albania 4”, momenti i tij kur shpalosi vetëm flamurin e Kosovës në skenën e finales ka ndezur një valë reagimesh. Kjo ka shkaktuar polemika të mëdha, duke përfshirë edhe reagimin e reperit G-Bani, i cili nuk ka kursyer kritikat e tij.   Në një postim të tij të fundit, G-Bani theksoi: “Më pengon flamuri i Kosovës në “Big Brother Albania” kur nuk shoqërohet nga flamuri i Shqipërisë”. Ky koment ka shkaktuar një valë kundërpërgjigjes nga ndjekësit e tij, të cilët e akuzuan për ndarje dhe mungesë respekti ndaj Kosovës. Megjithatë, reperi nuk…

Read More

Hysri Selimi është personi i arrestuar sot nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, sipas nenit 124 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, transmeton Insajderi. Hysri Selimi, është emër i njohur për autoritetet kosovare për përfshirjen e tij të mëhershme në aktivitete terroriste. Arrestimi i Selimit është rezultat i një hetimi të gjerë dhe të thelluar nga Prokuroria Speciale, që përfshinte edhe masa të veçanta hetimore të zbatuara për disa muaj. Operacioni është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda si dhe me asistencën…

Read More

Edicioni i këtij viti i “Met Gala”-së, si çdo vit, tërhoqi shumë personazhe të famshëm. Midis tyre ishte edhe këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa, e cila debutoi në tapetin e kuq me të fejuarin e saj Callum Turner. Këngëtarja dhe aktori nuk e fshehën dashurinë e tyre para kamerave. Dua Lipa tregoi edhe unazën e fejesës me këtë rast, e cila tërhoqi menjëherë vëmendjen nën dorashkat e saj të zeza transparente. Ju kujtojmë se çifti është në lidhje prej pak më shumë se një viti, por zyrtarisht e konfirmuan lidhjen e tyre verën e kaluar. Aktori britanik ishte…

Read More

Spektakli “Ferma VIP” po bëhet çdo javë më i paparashikueshëm. Këtë të hënë, publiku dhe një vendim i pazakontë i Big Bastës sollën eliminimin e radhës në fermën më të komentuar në Shqipëri – dhe i larguari ishte Roni. Ndryshe nga netët e tjera të nominimeve, këtë herë ishte Luana ajo që, me vendim të Agait, lexoi emrin e fermerit më të votuar nga publiku. Dhe surpriza ishte e madhe: më i votuari rezultoi të ishte Big Basta. Ky rezultat i dha atij një fuqi vendimtare – mundësinë për të zgjedhur mes buxhetit të plotë për të gjithë fermerët apo…

Read More

Xherdan Shaqiri po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm në Superligën e Zvicrës, duke e udhëhequr Baselin drejt titullit të parë pas plot tetë vitesh pritje. Ylli nga Kosova ka qenë protagonist absolut, duke u shndërruar në liderin e padiskutueshëm të kampionatit. Me 15 gola dhe plot 20 asiste në 30 ndeshje, Shaqiri është jo vetëm golashënuesi më i mirë i Superligës, por edhe asistuesi më i saktë.. Rikthimi i tij verën e kaluar te Baseli ka rezultuar vendimtar. Edhe tifozët më besnikë nuk e kishin parashikuar një formë kaq të lartë. Në fushë, 33-vjeçari është bërë njeriu kyç, me një…

Read More

Artisti i njohur, Skerdi ka befasuar fansat e tij me postimin e fundit në InstaStory. Ai ka shpërndarë një fotografi të publikuar nga gruaja e tij, Vesa Rama Ago, ku të dy shihen në studio muzikore. Përmes mbishkrimit në këtë fotografi, dyshja kanë ngritur dyshimet për një projekt të përbashkët muzikor. “Mos po e bojna një duet”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë, duke mos dhënë më shumë detaje. Gjithsesi, mbetet të shihet në ditët në vazhdim nëse Skerdin dhe Vesën do t’i shohim bashkë në ndonjë projekt.

Read More