Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Policia e Kosovës ka kërkuar nga shoferët që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit. Në një postim në Facebook, Policia thotë se gjatë festave të fundvitit mesatarisht brenda ditës ndodhin rreth 100 aksidente trafiku. “Ngasja e shpejtë, mund të jetë e fundit për ju. Ndal ngasjen e shpërqëndruar”, thuhet në postimin e Policisë. Ndryshe, numri i aksidenteve kohëve të fundit është rritur në vendin tonë, ku disa prej tyre përfundojnë edhe me fatalitet.
Gjykata ruse mori një vendim këtë të premte ndaj platformës TikTok. Akuzat që rëndojnë mbi aplikacionin kanë të bëjnë për mosrespektimin e kufizimeve ligjore ruse mbi shpërndarjen e disa informacioneve, tha Shërbimi i Shtypit i Gjykatës së Moskës. Gjoba që iu faturua aplikacionit llogaritet të jetë 3 milionë rubla ose rreth afro 29,000 dollarë. Ndërkohë përmendim këtu masat që disa shtete kanë marrë për mbylljen e TikTok, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.
Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar tek “Big Brother VIP 4” dhe banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave… Këngëtarja e njohur Rozana Radi, numëronte 390 mijë ndjekës deri në hyrjen e saj brenda…
Modelet e përfshira nga ndalesa e Whatsapp përfshijnë Samsung Galaxy S3, Galaxy Note II, Galaxy Ace 3, dhe Galaxy S4 Mini, si dhe Sony Xperia Z, Xperia SP, Xperia T dhe Xperia V. Kjo lë një numër të madh përdoruesish pa qasje në një nga platformën më të njohura të komunikimit, duke e bërë të domosdoshme që ata të ndjekin zhvillimet e mëtejshme. Një nga arsyet kryesore që qëndrojnë pas kësaj ndalese është mbrojtja e privatësisë dhe sigurisë. Siç e dimë, teknologjia po avancon me shpejtësi, dhe pajisjet më të vjetra mungojnë në ato standarde të reja për sigurinë. Whatsapp…
Kur jeni të nxehur është e lehtë të hani më shumë në tavolinë dhe papritur të lindë dëshira të hash ëmbëlsira apo ushqime të kripura të paketuara. Por cila është arsyeja? Ushqimi të qetëson, sepse që fëmijë jemi mësuar ta shohim si një farë rikompensimi dhe ngushëllimi. Edhe kur rritemi ky mekanizëm përsëritet dhe ja që ushqimi bëhet një ilaç për të dominuar tensionin dhe qetësuar emocionet.Por rreziku është se mund ta ekzagjerojmë me racionet e për pasojë të marrim kg më shumë. Ka disa këshilla që duhen për të mposhtur urinë e zemërimit dhe të mos shëndoshemi. Një shëtitje…
Çifti i njohur i balerinëve, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso i dhanë fund martesës së tyre disa vjeçare. Dhe pse çifti nuk reagoi, lajmi mori “dhenë” në rrjetet sociale. E duhet se tashmë këtë lajme ka konfirmuar edhe vetë Eneda Hoxha në një intervistë në podcasting “Zë me Mirën”.
Aktorja e njohur Eva Longoria ka treguar figurën e saj mahnitëse me bikini teksa po shijonte pushimet në Spanjë. Bukuroshja 49-vjeçare nga “Shtëpiake të dëshpëruara” ka shfaqur fotot e saj të pushimeve në rrjetet sociale dhe ka zbuluar se është duke pushuar me bashkëshortin e saj José Bastón (56) dhe djalin e tyre gjashtëvjeçar Santiago në Marbella të Spanjës. Eva dhe familja e saj u shpërngulën nga SHBA-ja në Spanjë në fillim të këtij viti.
Një vajzë rreth 27-vjeçare është gjetur pa shenja jete rreth orës 11:00 në fshatin Zhur, ku njoftoi se dyshohet se i njejta ka bërë vetvrasje. Burimet e Indeksonline kanë mësuar së bëhet fjalë për 27-vjeçaren, Nuri Vezaj. Në lidhje me rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Sot me datë 27.12.2024 , rreth orës 11:10 policia është informuar se një person është gjet i varur ne fshatin Zhur, dyshohet se i njejti ka bërë vetvrasje, viktima është femër rreth 27 vjeçare. Posa është marr imformata patrolla policore ka shkuar ne vendngjarje. Patrolla policore…
Me 68 për qind të votave publiku ka vendosur që Fitimi ta vazhdojë garën për çmimin e madh në Big Brother VIP Kosova 3. Atë, banorët brenda shtëpisë më të famshëm e pritën në mënyrë të befasishme pasi Sara i pati kthyer të gjitha biletat e fatit Për ta parë reagimin e Sarës kur Fitimi hyri në shtëpi, klikoni në videot më poshtë:
Një incident ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP 4, që përfshiu Rozana Radin. Teksa donte të dilte në oborr, banorja përplasi kokën me xhamin e derës së jashtme. Banorët e tjerë vendosën që t’i shkonin menjëherë pranë ta ndihmonin, teksa ajo vendosi që ta kthente këtë situatë në humor, duke thënë: “U bëra meme”. Për më shumë, shikoni videon: