Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Tayna ka ndarë mendimet e saj rreth ndjenjave dhe përkushtimit. Në intervistën me Arbana Osmanin, ajo ka theksuar se, sipas saj, nuk ka qenë kurrë e dashuruar, duke sqaruar se ka pasur ndjenja për dikë, por jo një dashuri të thellë dhe të përhershme. Këngëtarja ka shtuar se, edhe pse është ende e re, fokusi i saj kryesor është te vetvetja, duke vlerësuar gjithnjë e më shumë kohën dhe energjinë që i kushton vetes me kalimin e viteve. Sipas Taynas, ajo nuk është e gatshme të investojë kohë dhe mund në një marrëdhënie që nuk i sjell ndonjë vlerë apo…
Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë fotografuar së bashku për herë të parë pas ndarjes së tyre, gjatë festës për ditëlindjen e vajzës së tyre, Poem. Në pamjet e kapura, Ledri mbante vajzën në krah, ndërsa Sara mbante një arush të pelushit që reperi i kishte sjellë Poem, dhe më pas largohej, pa shkëmbyer asnjë fjalë me ish-partnerin e saj, përveç disa puthjeve për vogëlushen. Sara ecte disa hapa përpara, duke tentuar të shmangte të ecë krah për krah me Ledrin, ndërkohë që reperi nuk ktheu as vështrimin nga ish-partnerja. Këto imazhe i japin një pasqyrë të qartë të ndarjes…
Kryetari i AAK’së, njëherit kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, sot do të organizojë pritje në nderim të veteranëve të UÇK’së. Pritja do të nisë në ora 13:00, në hotel “Venus” në Prishtinë. “Në nderim të sakrificës për liri të popullit shqiptar dhe UÇK-së, në prag të Ditës së Veteranit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj organizon pritje në nderim të veteranëve të UÇK-së. Pritja do të mbahet më 29 dhjetor, e diel, në ora 13:00 në Hotel Venus në Prishtinë.
Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe stabil. Mëngjesi do të jetë shumë i ftohtë dhe me acar e mundësi për mjegull e në disa zona edhe vranësira të ulëta. Temperaturat minimale nga -1 deri në -6 gradë Celsius. Dita me rritje të temperaturave deri në 6 apo 7 gradë Celsius. Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, pas një mëngjesi mjaft të ftohtë dhe me mjegull nëpër shumë lugina dhe ultësira. Temperaturat ditore në rritje për shkak stabilitetit të atmosferës. Vranësira do të ketë…
Pasi u largua papritur nga shtëpie BBV, Redoni ka folur për herë të parë sot me Eglin, një nga banoret me të cilën krijoi një lidhje të ngushtë. Ai i tha se e ka marrë malli dhe po ashtu, se mezi pret të shohë sytë e saj. Egli nga ana tjetër tha se nuk e priti mirë largimin, por e mirëkupton nëse është për të mirën e Redonit. Ajo u shpreh se mezi pret ta takojë. Redoni: Zemra ime… Egli: Zemër…. Më ka marrë shumë malli Redoni: Edhe mua. Dua të të them disa fjalë, unë nuk jam aty,…
Njeriu më i vjetër në botë, John Tinniswood ka vdekur në moshën 112 vjeçare, kanë njoftuar “Rekordet Botërore Guinness” . Ai lindi në Liverpool më 26 gusht 1912, viti kur Titaniku u fundos dhe vdiq të hënën në një shtëpi të kujdesit për të moshuarit në Southport. Në një deklaratë, familja e tij tha: “Dita e tij e fundit ishte e rrethuar nga muzika dhe dashuria”.
Reprezentuesi portugez, Cristiano Ronaldo, sulmuesi i klubit saudit Al-Nasr, ka folur së fundmi për shumë gjëra interesante, duke treguar edhe për atë se çfarë do të bëjë pas pensionimit nga futbolli. Ronaldo mori çmimin Lojtari më i Mirë në Lindjen e Mesme, të dhënë nga Globe Soccer, gjatë ceremonisë së mbajtur këtë të premte në mbrëmje. Pasi mori çmimin, legjenda e futbollit deklaroi: “Liga Premier është liga më komplekse në botë. Të gjitha ekipet janë të mira. E thashë këtë pak më shumë se një vit më parë”. Ai shtoi: “Problemi në Manchester United nuk është trajneri. Është si një…
Xheneta dhe Gjesti kanë kaluar momente romantike mbrëmë. Kjo pasi Vëllai i Madh ia plotësoi dëshirën Gjestit që ta kalonte një natë vetëm me Xhenetën. Derisa Xheneta ishte e shtrirë në krahët e Gjestit, lind pyetja se a po rikthehen ata të dy si çift.
Izet Dushi, 80 vjeç, jeton në Suedi, por merr pension kontributpagues nga buxheti i shtetit të Kosovës. Edhe Arifja, 75-vjeçare, që jeton prej 21 vjetësh në Gjermani, gjithashtu përfiton pension të moshës nga Kosova. Përfaqësueses të shoqërisë civile konsiderojnë se kjo praktikë duhet ndërpritet sepse është e paligjshme dhe dëmton buxhetin e shtetit me mbi 51 milionë euro në vit. Ndërkaq, ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, thotë se të gjithë qytetarët e Kosovës mbi moshën 65-vjeçare, pavarësisht se ku jetojnë, në bazë të ligjit mund të marrin pension nëse përmbushin kriteret ligjore. Çka thotë Ligji për skemat…
Gjatë festave të fundvitit, për një ditë në Kosovë ndodhin mesatarisht 100 aksidente trafiku. Ndër të tjera, Policia ka bërë apel që të ndalet vozitja e shpërqendruar.