Autor: G. R.

Nesër në ora 15:00 Avokati serb Cedomir Stojkoviq do të vendos lule në varrin e Blerima Jasharit, vajzës shtatëvjeçare të vrarë në Kosovë, ashtu siç bëri Nikolla Sanduloviq. Ky është njoftimi që ai ka dhënë në platformën X. Veprimi i avokatit vjen pasi Sanduloviq u rrah dhe u arrestua për këtë veprim. “…dhe pastaj do të vij në Beograd të dorëzohem tek autoritetet! Në këtë mënyrë i sfidoj autoritetet që të më arrestojnë më pas (dhe të më rrahin nëse duan) dhe të tregojnë se në Serbi ekziston një rregull i ri antihisist, antievropian, anti-civilizimi dhe vandal, sipas të cilit…

Read More

Josef Fritzl, austriaku që përdhunoi dhe burgosi ​​vajzën e tij në një burg të ndërtuar nën shtëpinë e tij për 24 vjet, po kërkon lirimin nga burgu, sipas avokatit të tij. Fritzl, 88 vjeç, mund të transferohet në një shtëpi pleqsh, nëse avokatja e tij, Astrid Wagner, është e suksesshme në apelimin e saj në emër të tij, raporton The Guardian. Inxhinieri elektrik u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2009 për përdhunimin, inçestin dhe burgosjen e vajzës së tij, Elisabeth, dhe shtatë fëmijëve që ajo kishte me të, një prej të cilëve u konsiderua nga gjykata se ishte vrarë…

Read More

Ish-konkurrentja e “Perputhen” dhe “DWTS”, Ina Kollçaku, ka postuar një foto në llogarinë e saj të Instagramit ku shprehet se ndihet sikur është shtatzënë. Ina e mbylli me kaq shkrimin e saj dhe nuk ka dhënë detaje të tjera. Ajo është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan momente nga përditshmëria e saj. Ina pasi mori pjesë në spektaklin e kërcimit tregoi shumë nga karakteri i saj, duke e lidhur në këtë mënyrë më shumë edhe me ndjekësit.

Read More

Në një intervistë për revistën Rolling Stone, Dua Lipa foli sinqerisht për mendimin e saj në lidhje me luftën në Gaza, duke bërë thirrje edhe një herë për një armëpushim. Dua Lipa tha se ndërsa si një yll i muzikës, ndoshta është “më e lehtë të jesh apolitik”, ajo ndihet e detyruar të flasë hapur për luftën midis Izraelit dhe Hamasit dhe të vazhdojë të bëjë thirrje për një “armëpushim humanitar”. “Unë nuk mendoj se ka një diskutim të thellë për luftën dhe shtypjen. Është diçka që e kemi parë të ndodhë vazhdimisht,” i tha ajo Rolling Stone. Ajo shtoi…

Read More

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Gjakovë, pasi e njëjta kishte deklaruar rrejshëm lidhur më një zhdukje. Rasti është cilësuar si “Person i zhdukur-i gjetur dhe deklarim i rremë”. “Më 16.01.2024 është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se e njëjta dyshohet se ka deklaruar rrejshëm lidhur me zhdukjen e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së, 

Read More

Pas disa javësh nga eliminimi i saj nga Big Brother VIP Kosova, këngëtarja Monika Salihu ka ndarë ndjenjat e saj të zhgënjimit në lidhje me respektimin e riteve të saj fetare brenda shtëpisë. E folur hapur për këtë çështje, ajo ka rrëfyer në “Studio A” se përpara hyrjes në program kishte një kërkesë të qartë dhe të rëndësishme për të. “Kushti im numër një ka qenë praktikimi i Namazit”, është shprehur Monika. Ajo tregon se ka diskutuar këtë kërkesë me ekipin e produksionit dhe kishte shpresuar që këto momente intime dhe personale të besimit të saj të mos transmetoheshin për…

Read More

Gjermania është e mbuluar me borë të madhe dhe akull, ku shërbimi meteorologjik (DWD) paralajmëroi për një “stuhi totale” të mërkurën (nesër) ndërsa po vazhdojnë reshjet e borës. Nga mbrëmja e së martës pritet të ketë borë të dendur në Gjermaninë qendrore dhe veriore. Në jug do të ketë “shi të dendur”. DWD ka paralajmëruar se rënia e borës do të ketë një “ndikim të gjerë në transportin rrugor dhe hekurudhor”. Të martën policia ka raportuar tashmë disa aksidente të lehta gjatë ditës. Në zonat e mëdha të Hessenit qendror pritet të bien 15 deri në 30 centimetra borë brenda…

Read More

Dimri fsheh shumë kurthe dhe rreziqe, jo gjithmonë të lehta për t’u shmangur. Edhe pse këtë vit nuk ka pasur ngjarje ekstreme të motit që rrisin shanset për aksidente të rënda, prania e fortë e koronavirusit, gripit dhe infeksioneve të tjera respiratore e bën të domosdoshme marrjen e masave që i mbajnë larg. Megjithatë, me rënien e temperaturës dhe me ndryshimin e motit, “zgjohen” edhe sëmundjet që mund t’i keni pasur të fshehta. Çrregullime nga sfera mendore Çrregullimi afektiv sezonal (SAD) është një lloj depresioni që zakonisht ndodh me ndryshimin e stinëve dhe i atribuohet më së shumti uljes së…

Read More

Popullsia e Kinës ka rënë për të dytin vit radhazi, duke përkeqësuar shqetësimet rreth rritjes së ardhshme të ekonomisë së dytë më të madhe në botë, shkruan BBC. Dikur shteti më i populluar në botë, Kina u tejkalua nga India vitin e kaluar sipas OKB-së. Të dhënat kombëtare treguan se popullsia e Kinës ishte 1.409 miliardë, rreth 2.08 milionë më pak nga viti i kaluar. Për krahasim, popullsia e Indisë është 1.425 miliardë. Në vitin 2022, Kina numëroi rënie prej 850 mijë njerëzish – që do të thotë se rënia është më shumë se dyfishi në vitin 2023. Pikërisht më…

Read More

Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Të mërkurën në dashuri ka jo pak surpriza në këtë ditë ndaj le t’i lëmë vendin emocioneve. Në punë duhet ta largoni pak mendjen, stresi është shumë i lartë por e rëndësishme është të mos i dorëzoheni negativitetit. Demi Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj Të mërkurën në dashuri është më mirë të keni kujdes nga ndonjë luan apo Ujor, ata mund t’ju bëjnë nervoz. Ndryshimet e shumëdëshiruara po vijnë në punë. Binjakët Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor Të mërkurën yjet flasin për emocione të bukura…

Read More