Autor: G. R.

Moderatori Drini Zeqo ka lënë shtëpinë e Big Brother Vip. Siç bëhet me dije Drini Zeqo ka dalë nga shtëpia për shkak të një urgjence familjare. “Për shkak të një urgjence familjare, Drinit i është dashur që të lërë shtëpinë e BBV-së. Ai është shumë mirënjohës për kohën që ka kaluar më të gjithë ju dhe ju uron sukses në rrugëtimin tuaj në vazhdim”- ishte letra që lexoi Juli brenda shtëpisë së BBV-së.

Read More

Shtëpia e Big Brother VIP Albania mbrëmë është mbushur edhe me disa banorë të tjerë. Pra, produksioni këtë vit ka vendosur që banorët t’i fus në shtëpi në dy Prime të ndryshme. Tashmë shtëpia numëron 26 banorë. Banorët e rinj nuk janë të vetmit që tërheqin vëmendje me gjërat që thonë. Një situatë mjaft qesharake ndodhi ndërmjet Sarës dhe Romeos. Teksa banorët po lanin lanin dhëmbët në tualet, Sara i tregon Romeos që e ka parë në ëndërr. Sara: O Romeo të kam parë gjithë natën në ëndërr sot. Romeo: Ou! Sara: Për Zotin e madh u zinim e duke…

Read More

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në qytetin e Prizrenit, ku në ordinancën stomatologjike ‘Kiseri Dent’ është gjetur pa shenja jete një person. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me rastin. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije e viktima është stomatologu, Arben Kiseri, 53-vjeçar. Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi. “Sot me datë 17.01.2025, rreth orës 10.37 është pranuar informata se në ordinancën dentare ,, Kiseri dent” e cila gjendet në sheshin Shatërvan, në Prizren, është gjet një person…

Read More

Hetime intensive, sipas Prokurorisë, po zhvillohen lidhur me rastin e Liridona Ademajt, 30-vjeçares e cila u vra më 29 nëntor në fshatin Bërrnicë të Prishtinës. Prokuroria Themelore e Prishtinës s’ka pranuar të ndajë më shumë informacione, duke u thirrur në ruajtjen e integritetit të hetimeve. Në paraburgim për këtë rast janë katër persona, përfshirë edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli, që dyshohet se e porositi vrasjen. Misteri vazhdon ta mbulojë rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Hetimet për ta zbardhur këtë rast po vazhdojnë. Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë thënë se për këtë rast janë duke u zhvilluar hetime…

Read More

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, ua kanë vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Në dy vendime të ndara, më 15 janar 2024, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, ka vendosur edhe për afatin se kur ZPS-ja duhet t’i dorëzojë parashtrimet e veta për shqyrtimin e radhës për masën e paraburgimit për dy të akuzuarit. “Për arsyet e lartpërmendura, Paneli përmes kësaj: a) URDHËRON vazhdimin e paraburgimit të z. Selimi; dhe b) UDHËZON ZPS-në që të paraqesë parashtresa për shqyrtimin e radhës të paraburgimit të z. Selimi jo më vonë…

Read More

Modelja e famshme Beverly Johnson tregon se ajo u bë e varur nga droga në vitet 1970 pasi jetonte në një dietë “të çmendur”. Kokainë, një tas me oriz dhe dy vezë në javë, ishte dieta nga e cila ajo u bë e varur. “Na bindën se kokaina nuk krijon varësi. Të gjithë përdornin drogë, por ai ilaç i veçantë për modelet përdorej në atë kohë. Mbaj mend që haja dy vezë dhe një tas me oriz kafe në javë. Dridhesha në taksi dhe ndaloja shoferin sepse më duhej të merrja kokainë” ka zbuluar modelja. Aktualisht, 71-vjeçarja drejton një show…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar njohje të reja për Kosovën. Ajo ka thënë se së shpejti pritet të merren vendime, pa përmendur se cilat shtete janë potenciale si njohje të reja. Osmani këtë e ka deklaruar në një intervistë për Gazetën Reporteri, duke përmendur krahas kësaj edhe liberalizimin e vizave e blerjen e armëve mbrojtëse për Kosovën. “Në fakt ky vit ka nisur me një sërë lajmesh të mira për Kosovën, nga heqja e regjimit të vizave me BE e deri te konfirmimi nga Departamenti i Shtetit të kërkesës së Kosovës për blerje të sistemeve të armëve mbrojtëse.…

Read More

Në çdo fillim vjeshte, me ndryshimin e menjëhershëm të temperaturave, shfaqet edhe një rritje e infeksioneve respiratore të quajtura ndryshe edhe rrufa, e ftohura e zakonshme apo gripi. Nëse sapo ju ka nisur dhimbja e fytit, apo keni temperaturë dhe kollë, duhet të konsumoni çajin me kombinimin xhenxhefil-mjaltë- lëng limoni. Kur jeni me grip apo keni kollë, vitamina C është shumë e domosdoshme, shkruan noa. Po ashtu edhe elementët tjerë që gjenden tek mjalti ju ndihmojnë për forcimin e sistemit imunitar. Për ta bërë këtë çaj ju nevojiten: ujë i nxehtë, 1/2 lugë çaji xhenxhefil pluhur, mjaltë, lëng limoni që…

Read More