Na Kontaktoni
Popular Posts
Autor: G. R.
Loredana Brati, gjysmëfinalistja e “Big Brother VIP Albania 4”, ka zgjedhur të largohet për pak nga vëmendja e mediave dhe është nisur drejt veriut të Shqipërisë. Teksa marrëdhënia e saj me Jozin është në qendër të spekulimeve, Loredana është parë duke shijuar një ditë të qetë në Bajram Curri, në shoqërinë e askujt tjetër përveç Xenit. Dyshja kishin ndërtuar një miqësi të ngushtë brenda shtëpisë së “BBVA4”, dhe duket se raporti i tyre ka vazhduar edhe jashtë.
Konflikti i Izraelit me Iranin mund të duket si një përballje e pabarabartë në letër – një komb me nëntë milionë banorë përballë një gjiganti të Lindjes së Mesme me 88 milionë banorë. Por forcat ushtarake të fuqishme dhe të sofistikuara të Izraelit – me një arsenal kryesisht, por jo ekskluzivisht, të siguruar nga Shtetet e Bashkuara – duket se po e ndihmojnë atë të godasë një armik shumë më të madh. Mediumi britanik BBC ka bërë një analizë të ekuilibrit ushtarak në këtë luftë të fundit në Lindjen e Mesme. Çfarë ka arritur Izraeli deri tani? Sipas BBC, Izraeli tashmë…
Më shumë se 450 persona janë vrarë në Iran që nga e premtja, sipas organizatës jofitimprurëse “Human Rights Activists in Iran” (HRANA), e cila po ndjek nga afër viktimat që nga fillimi i sulmeve ajrore izraelite, raporton BBC. Sipas të dhënave të HRANA-s, janë vrarë 224 civilë dhe janë plagosur 188 të tjerë. Ndërkohë, 109 pjesëtarë të forcave ushtarake janë vrarë dhe 123 janë plagosur. Gjithashtu, raportohen edhe 119 persona të vrarë dhe 335 të plagosur, identiteti i të cilëve ende nuk është konfirmuar.
Jo të gjithë i marrin kritikat me sportivitet. Për disa shenja të zodiakut, një koment i vetëm mund të mbetet në mendje për ditë të tëra. Fjalët e të tjerëve – qofshin pozitive apo negative – kanë një ndikim të thellë në mënyrën si këto shenja e shohin veten dhe botën përreth. Peshqit janë kampionët e ndjeshmërisë. Një fjali e thjeshtë mund të interpretohet nga ta si një vërejtje personale. Përjetojnë gjithçka thellësisht dhe ndonjëherë mbajnë barrën emocionale të fjalëve për një kohë të gjatë. Gaforrja, e sunduar nga Hëna, është gjithashtu një nga shenjat më të prekshme. Fjalët e…
Mbi tre hektarë me pisha janë djegur nga një zjarr që ka kapluar për më shumë se 24 orë Parkun e Pishave në Sllatinë. Mbikëqyerësi i parkut, Agim Shishani tha se zjarri është nën kontroll nga zjarrëfikësit e Fushë Kosovës, që ujin po e bartin me shpinore. Ndërkohë, janë kontaktuar edhe ekipet e zjarrëfikësve nga komunat tjera për të qëndruar në gatishmëri nëse do të ketë shpërthim të madh të flakëve.
Justin Bieber shkaktoi shqetësime tek fansat për sjelljen e tij në muajt e fundit. Pasi njerëzit filluan të komentonin në postimet e tij duke thënë se kishte nevojë për ndihmë, këngëtari tani ka publikuar një postim të gjatë duke pretenduar se është “i thyer”. “Njerëzit vazhdojnë të më thonë të përmirësohem. A nuk mendon se do ta kisha bërë këtë deri tani nëse do të mund të rregulloja veten? E di që jam i thyer. E di që kam probleme me zemërimin. E kam kaluar gjithë jetën duke u përpjekur të jem si njerëzit që më thanë se duhej të…
Ylli amerikan me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, mbërriti në Kroaci disa ditë më parë për të performuar në një dasmë. Në një postim, ajo shkroi se e do Kroacinë , dhe më vonë shkroi në Instagram se dëshiron të qëndrojë përgjithmonë në Kroaci Pas kësaj, ajo postoi disa video nga dasma ku argëtoi të ftuarit. “Kam performuar në një dasmë të bukur në Kroaci. Urime çiftit të bukur! Dhe do të doja t’ua mësoja të gjithëve të tjerëve – mos ngurroni të më ftoni në dasmat tuaja jashtë vendit”, shkroi ajo me shaka në mbishkrimin e postimit. Këngëtarja e famshme nuk e…
Duket se gjakrat janë qetësuar mes këngëtares Enca Haxhia dhe modeles Trejsi Sejdini. Pas një deklarate thumbuese nga Trejsi disa kohë më parë në emisionin “Why Not” të Roza Latit, ku u shpreh me ironi për Enca-n, dy vajzat kanë befasuar ndjekësit duke u bërë “follow” në rrjete sociale. Në atë intervistë, kur Roza e pyeti me humor nëse ishte e virgjër si Enca, Trejsi u përgjigj në mënyrë ofenduese: “Sa është një Encë janë 3 Trejsa, të shkretë. Si mund të mos jetë Enca e virgjër? Kush e ngre Encën e shkretë?” Megjithatë, veprimi i fundit në Instagram tregon se…
Për shkak të tensioneve të fundit mes Izraelit dhe Iranit, çmimet e naftës në tregun botëror po shënojnë rritje, duke shkaktuar shqetësime për furnizimin global. Megjithatë, sipas Fadil Berjanit, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, qytetarët nuk duhet të shqetësohen për rritje drastike të çmimeve në vend. “Nuk mund të parashikojmë se cilat do të jenë çmimet në ditët në vijim, pasi ka lëvizje të mëdha në bursat ndërkombëtare dhe ndikim të madh nga lufta mes Iranit dhe Izraelit. Megjithatë, nuk ka nevojë për panik, sepse qytetarët tanë po furnizohen me çmimet më të ulëta në rajon. “Çmimet aktuale…
Një mjek nga Kalifornia, i akuzuar për dhënien e ketaminës yllit të serialit “Friends”, Matthew Perry, ka pranuar të deklarohet fajtor për shpërndarjen e kësaj droge, disa javë para se aktori të ndërronte jetë nga një mbidozë. Dr. Salvador Plasencia pranoi katër akuza për shpërndarje të ketaminës, ndërsa pranimi i fajësisë mund të çojë në një dënim maksimal prej 40 vjetësh burg. Ai pritet të bëjë vetëdeklarimin në javët në vijim, sipas prokurorëve federalë. Matthew Perry, i njohur për rolin e tij të Chandler Bing në serialin popullor “Friends”, u gjet i vdekur në tetor 2023 në vaskën e tij…